Sergio Agüero, sulmuesi i Manchester City, është shtruar në spital pas një aksidenti me makinë në Amsterdam të Holandës.
29-vjeçari po shkonte në aeroport me taksi pas një koncerti të këngëtarit kolumbian Maluma.
Shoferi i taksisë humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.
Sipas mediave argjentinase, ishte rripi i sigurimit ai që i shpëtoi jetën futbollistit.
Aguero mësohet se ka pësuar një frakturë në brinjë dhe do të mungojë dy muaj, përfshi dy ndeshjet e rëndësishme që Argjentina do të luajë kundër Ekuadorit dhe Perusë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.