De Biasi tregon emocionet e fitores së parë në "La Liga"

1 Tetor 2017, 21:06Sport TEMA

Dje tregoi klasin e tij në Spanjë. Atje ku rikthehej pas 10 vjetësh. Fati e deshi që si trajneri i ri i Deportivo Alaveshit të përballej me ish-skuadrën e tij, Levanten.

Dhe sërish fati ishte me ish-trajnerin e Shqipërisë. Një fitore 0-2. Golat e parë. Tri pikët e para për Alaveshin.

Xhani De Biazi ishte një mik i mirë i “Vip Sport” dhe nuk mund të mungonte ndarja e emocionit me portalin tonë.

“Jam i kënaqur për djemtë që kishin nevojë për një fitore! Një emocion i madh të kthehesh pikërisht kundër ish-skuadrës sime”, tha Xhani De Biazi ekskluzivisht për Vipsport.al, gjatë një komunikimi nga Spanja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje