Italiania Federika Mogherini, Komisoneria e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e Sigurinë është një nga kandidatet e mundshme për fitimin sivjet të çmimit Nobel për Paqen.
Komiteti i Nobelit ka seleksionuar për këtë çmim 318 kandidatë mes të cilëve 103 janë insitucione, e Shefja e diplomacisë europiane kuotohet si një nga kandidatet më të favorizuara për këtë çmim të lartë së bashku me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry e Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif.
Këta 3 personalitete të larta politike kanë luajtur një rol kyç në nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes bërthamore të 2015 mes Iranit e komunitetit ndërkombëtar.
Ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqen pritet të zhvillohet më datë 6 tetor në Oslo.
Nëse kryediplomatja europiane Federika Mogherini fiton Çmimin Nobel do të jetë italiania e dytë në histori që vlerësohet me këtë çmim.
Italiani i parë që e ka fituar atë ka qënë gazetari Ernesto Teodoro Moneta, më 1907 me vlerësimin e ngritjes në fund të mjaft organizatave në shërbim të paqes.
Sipas Henrik Urdal, Drejtorit të Institutit të Studimeve për Paqen në Oslo, “një çmim i dhënë në këtë drejtim do të ishte një sinjal për SHBA, e për Donald Trump që së fundmi ka shprehur mendimin për të prishur marrëveshjen e arritur me Iranin gjatë kohës së qeverisjes së Presidentit Obama.”
per hir te popujve, ksaj Bote ,per Paqen ,
pasha t’madhin Zot ,ja kisha pallu taljones jo vetm farfallen por ene mullaqen,
nji jave rresht i mbyll diku ne noj Hatel mbyll n’Bruxel,
me fitue pik e kontribue per shqypnin e taljionja me fitue cmimin Nobel