SHBA-ja nuk pranon referendumin kurd

1 Tetor 2017, 10:08Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara nuk i njohin rezultatet e referendumit për pavarësi, të mbajtura në rajonin autonom të Irakut, Kurdistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se rezultatet e referendumit kanë “ mungesë legjitimiteti” dhe ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për “ Irakun e bashkuar, federal, demokratik dhe të begatë”.

Tillerson po ashtu u ka bërë thirrje “ të gjitha partive, përfshi fqinjëve të Irakut, për të hedhur poshtë veprimet e njëanshme dhe përdorimin e dhunës”.

Kurdët e Irakut votuan më shumicë në favor të pavarësisë në referendum.

Bagdadi i është përgjigjur këtij veprimi duke ndaluar lidhjet direkte ajërore të rajonit me botën.

2 komente në “SHBA-ja nuk pranon referendumin kurd”

  1. Fotaqi says:

    Vari kkk.. keta palaco gjithmone kane mbeshtet politiken e turqis

  2. darvini nga peqini says:

    nuk po merret vesht se cfar esht demokratike dhe cfar nuk esht.
    po ta injoronte referendumin e votes se vullnetit te lir popullor ndonje shtet si koreja veriore e kim sumes,do kishte kuptim se diktatur hesapi osht,por,qe ta mosrespektoj vullnetin e votes se lir dhe demokratike nje shtet demokratik si amerika… kjo gje esht teper bieerse,per t mos then kuterbuese.
    a doni demokraci o amerikane? na merreni. jua solla. kjo esht demokracija. vota e lir. referendum popullor. pse nuk e respektoni ate?
    kto jan mendimet e kurdve.
    por,ka ardh koha qe bota e ka kalu epoken e demokracis dhe ka hy ne etapen shkerdhat te kurvokracis. e ka gjet dritro agolli kur tha se quhet shkerdhatokraci.
    lerini njerzit te jen te lir! gjithandej dhe kurdoher. dhe mos I mashtroni.dhe mos u tallni me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje