Përplasja SHBA-Kore e Veriut, Tillerson qetëson situatën: Ka shpresë, kemi kontakt direkt me Penianin

30 Shtator 2017, 17:48Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt direkt me Korenë e Veriut. Kështu është shprehur Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, i cili gjithashtu shtoi se Uashingtoni po heton mundësinë e bisedimeve me Penianin.

Ne kemi linja komunikimi me Penianin,” u shpreh Tillerson gjatë një udhëtimi në Kinë. “Nuk jemi në një situatë të errët.”

Sekretari amerikan i Shtetit është takuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe të tjerë zyrtarë, me shpresën se do t’i inkurajojë ata të zbatojnë sanksionet ndaj Penianit.

Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një retorikë të acaruar muajt e fundit, por nuk ishte e ditur se mes vendeve kishte linja komunikimi.

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të asgjësonte Korenë e Veriut, ndërkohë që lideri koreano-verior Kim Jong-un u betua se do të zbuste çmendurinë e Trump me zjarr.

Lufta e fjalëve mes dy liderëve vjen pas testeve të përsëritura bërthamore dhe pretendimeve të Penianit se ka lëshuar me sukses një bombë hidrogjeni në miniaturë. Testet janë dënuar ndërkombëtarisht dhe nxitën Kombet e Bashkuara të vendosin sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje