Një person ka sulmuar me thikë pasagjerët që ndodheshin në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit të Marsejës “Saint Charles” mesditën e sotme.
Si pasojë e sulimt mbetët të vdekur dy persona.
Më pas ka ndërhyrë policia e cila ka qëlluar për për vdekje agresorin.
Policia ende nuk ka zbuluar motivet që e shtynë agresorin drejt këtij veprimi, madje as nuk është identifikuar ende.
Sulmuesi gjithashtu plagosi edhe persona të tjerë. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, do të udhëtojë menjëherë drejt Marsejës, lajmëroi zyra e tij.
Policia ka evakuuar stacionin duke bllokuar hyrje-daljet