Tre shkencëtarët që zbuluan mënyrën se si trupat tanë tregojnë kohën kanë fituar çmimin Nobel 2017 në Fiziologji ose Mjekësi.
Ora trupore ose ritmi i qarkullimit na mban në sinkron me lëvizjen e Tokës dhe nxit ndryshime të mëdha në sjellje dhe në mënyrën si funksionon trupi ynë.
Shkencëtarët amerikanë Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young do të ndajnë mes tyre çmimin prestigjioz që do të shoqërohet si çdo vit nga një shpërblim prej thuajse 1 milionë dollarësh.
Komiteti i Nobelit argumentoi se gjetjet e tre shkencëtarëve kanë nënkuptime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ora e trupit është arsyeja përse ne duam të flemë gjatë natës dhe gjithashtu ndikon në humorin tonë, vigjilencën e madje edhe rrezikun për një goditje në zemër në një ritëm ditor.
“Këto zbulime na ndërgjegjësojnë për rëndësinë e vërtetë të higjienës së gjumit dhe për t’u siguruar se ne shkojmë në shtrat në një orë që është e përshtatshme,” u shpreh Juleen Zierath nga Asambleja e Nobelit.
Sipas citimit të komitetit të Nobelit, Jeffrey C Hall, Michael Rosbash dhe Michael W Young u njohën për zbulimet e tyre duke shpjeguar se “si bimët, kafshët dhe njerëzit përshtatin ritmin e tyre biologjik në mënyrë që të sinkronizohet me revolucionet e Tokës”.
Në këtë mënyrë edhe çmimi prej 825,000 paund do të ndahet midis treshes së shkencëtarëve amerikanë.