Siguracion me detyrim për shtëpitë?! Reagon ish ministri i LSI Manjani: Kjo quhet rrjepje

2 Tetor 2017, 21:22Politika TEMA

Autoriteti i Mbrojtjes Financiare është duke hartuar një draft që do të praqitet së shpejti në Kuvend dhe që kërkon të sigurohen me detyrim banesat.

Pas këtij lajmi ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai argumenton se kjo barrë ndaj familjeve shqiptare është e padrejtë dhe e quaj rrjepje që qeveria po i bën qytetarëve.

Reagimi i Manjanit:

Me kaq sa raporton media, duke ruajtur çdo rezerve për teksin e projektit që nuk arrijmë ta lexojmë, pasi mbahet sekret, duket se kemi një problem shumë të madh.

Kemi një error ligjor; llogjik por edhe të rrezikshëm.

A. Ligjërisht.

Rregulli i përgjithshëm na tregon se Kontrata e sigurimit është një akt vullneti i dyanshëm. Pra duhet që palët (i siguruari dhe Siguruesi) të kenë vullnet të lirë për të lidhur një kontratë sigurimi.

“Akt vullneti” do të thotë që palët nuk diktohen nga askush që të lidhin një kontratë. Ata motivohen nga interesi reciprok por jo nga vullenti i dikujt tjeter! Ky është rregulli!

Përjashtimisht, në raste tepër të rralla, për shkak të kryerjes së ndonjë veprimtarie me burim rreziku të shtuar, si psh ngarja e makinës, mund të imponohet lidhja e një kontrate sigurimi.

Por ky është vetë një përjashtim sepse rregulli tregon se sigurimi është akt vullneti!

Pra imponimi që kërkon të vendosë ligji për të siguruar banesën bie ndesh me kuptimin ligjor të kontratës së sigurimit si AKT VULLNETI i LIRË.

Përjashtimin po kërkojnë ta bëjnë rregull!!!

B. Llogjikisht.

Është deri diku e kuptueshme që të administrosh një digë apo të hysh në trafikun rrugor, mund të shkaktojë dëme.

Pra këto njihen si veprimtari me rrisk dhe si të tilla vendoset edhe deryri për të siguruar veprimtarinë nga defektet apo gabimet njerëzore.

Por të banosh në shtëpinë tënde nuk e kuptoj se çfarë dëmi mund të shkaktosh?! Të banuarit nuk është detyrimisht rrisk!

Se po ta vijojmë më tej këtë llogjikë rrisku që të vjen nga keq qeverisja psh është shumë më i kushtueshëm se, të banuarit të shtëpi po e po, por edhe sa një aksident automobilistik. Qeveria, uji e zjarri janë rreziqet që njihen që herët. Por kjo nuk sigurohet, sepse qeveria zgjidhet me vullnet!

Atëhere pse u dashka të sigurojmë me dhunë shtëpitë që janë thjesht të ngulira në tokë?! Ato as lëvizin e as nuk i bien në qafë askujt!!!

C. E pa drejtë.

Ideja është që me të ardhurat nga sigurimet e detyrueshme, qeveria të mbulojë shpenzimet e emergjencave civile!

Pra e thënë më thjesht, me të ardhurat e sigurimeve të shtëpisë së banorëve të Tiranës do mbulohen përmbytjet (ose ngjarje të tjera) e Lushnjes apo Shkodrës. Po pse?!

Shteti ka detyrë të përballojë emergjencat civile deri të shpëtim jetësh dhe në vënien nën kontroll të situatës. Kaq! Më shumë individët i zgjidhin vetë.

Shteti nuk ka borxh askujt ti rindërtojë shtëpinë, por ti sigurojë strehim emergjence! Praktika e deri sotme që shteti jepte para për shtëpi në çdo fatkeqësi është e gabuar!

Kushdo të shesë rrezikun e jetesës apo të bisnesit mund të sigurihet lirisht tek kompanitë e sigurimit. Buxheti publik nuk mund të rëndohet pa drejtësisht me këto ngarkesa, sepse në thelb është e PA DREJTË!

E njëjta llogjikë pa drejtësie vlen edhe për sigurimet e detyrueshme. Pra duke krijuar nje buxhet të madh i cili krijohet nga frika ndaj ngjarjeve që ndodhin rrallë ( tërmete apo përmbytje). Pra unë siguroj shtëpinë time për një tërmet që bie diku larg që ska lidhje, ose dëmton shtëpi buzë një lumi apo argjinature! Kjo është e pa drejtë! Shtëpitë me leje vijojnë ti jenë borxhlie atyre pa leje dhe që legalizohen! Kulmi i padrejtësisë!

E përsëris, kush do të ndjehet i sigurtë bën mirë të sigurohet privatisht! Çdo skemë tjetër kolektive ngrihet mbi një padrejtësi kolektive!

D. E rrezikshme.

Bisnesi i sigurimeve mbijeton duke shitur frikën ndaj ngjarjeve të rënda. Shpresa është që këto ngjarje të jenë gjithnjë e më të rralla. Por kur shpeshtohen ose kur prekin zona të mëdha bisnesi i sigurimeve shkon në kolaps, pavarësisht sasisë të parave të akumuluara!

Pra çdo skemë sigurimi ka pikën e vet të vdekjes para ngjarjeve të mëdha natyore apo njerëzore. Deri tek dëmet e vogla e të izoluara skemat funksionojnë, por masivisht janë dështim!

Kompani të mëdha botërore na e kanë dëshmuar këtë gjë…Po kompanitë Shqiptare që parazitojnë në tregun e vogël Shqiptar?!

Pa dyshim asnjë garanci nuk japin.

Mjafton të shohim se si skema e sigurimeve të detyrueshme e dëmeve pa autorsi, për të cilat AMF është përgjegjëse, ka dështuar! Kompanitë e sigurimit nuk paguajnë asnjë qindarkë në buxhetin e AMF, për dëmet në trafikun rrugor!

Asnjë!

AMF vetë është në kolaps dhe e zhytur keq në konflikte interesi. Shoqëritë e sigurimeve sigurohen që të kenë njëAMF gjithnjë nën kontrollin e tyre.

Në këto kushte duan të shtojnë dhe sigurimi e dhunshëm të banesave!

Sigurim nga i cili nuk përfiton askush asgjë! Por vetëm paguan!

Kjo quhet rrjepje!

15 komente në “Siguracion me detyrim për shtëpitë?! Reagon ish ministri i LSI Manjani: Kjo quhet rrjepje”

  1. Per kte gje ,
    ka shume te drejte pinxho kapella .
    Nuk mundet asnji te detyroje popullin te siguroje apartamentin /shtepine
    Siguracionet jane nji deshire e lire e secilit .

    1. Argita_B says:

      Ka, por dhe nuk ka te drejte! Jam dakort qe çdokush te jape mendimin e tij lirisht, po sakndalizohem kur lexoj opinionin e nje ish ministri te drejtesise dhe konstatj nje mungese totale kopetencash app kulture te pergjitheshme!
      Manjani tgote se banesat jane te ngulura ne toka e nuk perbejne rrezik si makinat qe qarkullojne dhe mund te shkaktojne aksidente!
      Le te marrim kur femija harron rubinetin e ujit hapur dhe permbyt shtepine e tij, te komshive ne katet me poshte apo paralel, kush i paguan demet kur familja e femijez qe beri gabimin nuk eshte ne gjendje ekonomike qe ti perballoje rimbursimin e demit te shkaktuar!
      Po ne rastn kur kemi rrjedhje gazi ne nje apartament dhe prej kesaj merr zjarr apartamenti, flaket perhapen ne pallat, digjen disa apartamente…arrojme ti fikim me zjarrfikese..Kush i paguan te gjithe komshijte me vlera,dhjetra mijera euro?! Po sikur te kemi te plagosur qe kerkojne mjekime qe zgjatin me muaj dhe kushtojne po ashtu dhjetra mijera euro!! Po sikur nga djegjet pallati del jashte perdorimit per banim, kush paguan demin e shkaktuar! Po u riparua, gjate kohes qe do kryhen punimet familjet duhet te strehoen provizorisht, kush i paguan shpenzimet per strehim provizor?!
      Si keto raste ka plot te tjera, ndoshta me dhjetra, po ajo qe shkon eshte se ky penxhivilli Manjani, ose nuk i di, dhe kjerben turp per te pasi ka qene minister i drejtesise, ose i di, dhe ben sikur nuk i di dhe kerkon te bej opozite duke manipuluar opinionin!
      Jam dakort me te vetem ne nje pike, siguracionet fitojne parate duke mbjelle frike ne opinion, kjo ezhte teper e sakte.

  2. REZI says:

    Nuk e kuptoj se si një jurist dezinformon. Në këtë shoqëri që zgjodhëm duhet t’i përgjigjesh edhe kërkesave që ajo ka, aq më tepër që rrezikshmëria e ngjarjeve të hidhura në Shqipëri me djegje shtëpish, prishje apo dëmtim nga ndërtimi pa plan ka lënë shumë njerëz në rrugë të madhe, përvecse marrjes së jetës. Në Suedi ta kërkojnë sigurimin e shtëpisë, banesës me qera. ti zgjedh shoqërinë e sigurimit, por duhet të sigurohesh, jo me detyrim por nëse të ndodh dicka nuk ke gojë të kërkosh kur nuk ke dhënë gjë për mbrojtjen tënde. Prandaj o Yll në rënie, nuk fiton pikë me këto budallallëqe, po më kujton Jozefinën që u tha shqiptarëve: mos paguani energjinë! Thashë, nuk është detyrim por duhet për të parandaluar rrënimin e secilit. Por e theksoj se edhe shoqëritë e sigurimit duhet të jenë korrekte, t’u përgjigjen qytetarëve sipas kushteve të vëna.

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Nuk kini pare asgje akoma!

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    Duhet te thuash edhe dicka tjeter e qe eshte kryesorja. Duhet te thuash se politika harton ligje me qellim perfitimin e perqindjeve nga bizneset qe u siguron fitime hartimi i ketij ligji.

  5. Lili says:

    Po ,ne qofte se si ne vendet e botes kemi mundesi me krijuar vete ne agjencine e siguracionit,si per shembull ne svicer ku ke agjencite e medha qe kushtojne sa s’ban po edhe agjenci me vetem 10 a 100 njereze qe zgedhin vete si i investojne paret e tyre mire per mbrotjen kunder zgarreve duke paguar masat preventive, ne vend se te ndajne profitet per kompanite e asurancave: kjo eshte lirija e vertete

  6. Donalda says:

    Ore kastravec qe e mban vetem per te zgjut. Nuk ka vend nje bote te mos kete siguracion shtepise . Nuk ble dot Po nuk bere siguracionin, sepse shpeton veten dhe tjetrin.

    1. loli says:

      Ska vend ne bote qa te kete me detyrin

  7. Bostonian says:

    Me detyrim ekemi edhe neve ketej me americe edhe ne disa raste edhe siguracion per borxhin nga banka gjithashtu paguajme.
    Me qofte se duhet rregulluar, rregulloje.
    Sduhet te rrije qeveria duke kompesuar koke delesh e dhishe cdo dimer tashti?!
    Fshtari duhet te kete pak respect per vleren e mallit edhe duhet ta siguroje ndopak!

  8. Gert says:

    O zot, vetem ne Shqiperi mund te ndodhe kjo…!

  9. Jack says:

    Ky injoranti qe ka qene edhe minister duhet ta mesoje qe nuk ka vend ne bote pa sigurimin e shtepise. Eshte gjeja me elementare. Me gjeni nje vend pa siguracion te shtepise dhe do tju kerkoj falje.

  10. Drenica says:

    Ktu ne skandinavi je i detyrum me pas sigurim per shtepi per banes .
    Nuk mundesh me marr banes po nuk pate kontraten e sigurimit pastaj mundesh me nenshkru kontraten per banim.

  11. maximus says:

    imagjinoni ka qene minister drejtesie ky kungulli pa fara,sigurimi i shtepise ne eu eshte i detyruar , njesoj si makinat, o trap

  12. Mike_azz says:

    Leri abc se è gjithe bota keshtu i la rregullat. Pse duhet te me digjet shtepia mua per nje idiot qe le gazin ndezur. Kushi e paguan shtepine time ne rast problemi?

  13. Skrapari says:

    Ne rastese Ylli Manjani e pranon se ka rrjedhur nga trute edhe une do ta pranoi se nuk dhet siguruar shtepia,bagetia, ndermarrja e ku di une. Po kur nuk e siguron,perse kerkon nga shteti ,te te paguaje delet qe mbyten , shtepine qe te digjet edhe nga pakujdesia jote. PO ne vendet perndimore qe duam te shkojme ,perse i sigurojne shtepite ? Por ka dhe nje fakt tjeter. keto dite isha te niprit e mi ne nje fshat te Fierit. Lindi dhe problemi i sigurimit te shtepive por sidomos te bagetive. Me thane se asnje kompani sigurimi private nuke merr persiper kete lloji sigurimi-me thane. Mundet te jete e vertet,athere te ngrej shteti nje kompani sigurimi . Ha muco,pi muco nuk ka! Edhe ne kohen e sistemit socialist ,koooperativat siguronin prodhimet e bagetine . Ndaj the se Ylli manjani ka rrjrdhur qe propagandon mos sigurimin e shtepive. Po kur digjet shtepia pse ulurasim : Ku eshte shteti? Shteti nuk me ndihmon…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje