Vettingu, Vlahutin: BE do të mbështesë Prokurorinë Speciale për goditjen e korrupsionit

2 Tetor 2017, 11:05Politika TEMA

Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e BE për reformën në drejtësi.

Duke folur në 20 vjetorin e magjistraturës, Vlahutin tha do të bëjnë çmos që institucionet e reja të drejtësisë dhe SPAK të luftojnë paligjshmërinë dhe korrupsionin.

Kjo nuk ka qenë një pune e lehtë, Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor. Në muajt në vazhdim do të bëhet vettingu, i rëndësishëm për shqiptarët jashtë dhe brenda vendit.

Institucionet e reja dhe SPAK do të duhet të gjurmojnë shumë kundraligjshmëri dhe më duhet të duhet të them se ne në BE do të bëjmë çmos në përkrahjen e tyre për të bërë një herë e përgjithmonë atë që njerëzit shqiptarë presin, goditjen e paligjshmërive dhe krorrupsionit”, deklaroi Vlahutin.

Ndërkohë kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, apeloi magjistratët të kandidojnë për tu bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Nëse jeni të pastër rrini të qetë. Mos hezitoni të kandidoni. E ardhmja e drejtësisë jeni ju. Pjesa me e shëndoshë do të zgjidhen në institucionet e drejtësisë. Mos hezitoni të kandidoni”, tha Zaganjori.

1 komente në “Vettingu, Vlahutin: BE do të mbështesë Prokurorinë Speciale për goditjen e korrupsionit”

  1. HIK MOJ PULE E LAGUR
    E FUTU NE KOTEC SE DO FTOHESH !

    SA KA-KA-RITJE ALA BE KA DEGJUAR KY POPULL KTO 27-vjet
    DHE ESHTE HELMUAR ME VEZET E PRISHURA TE AFRUARA NGA PULA E BE-s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje