Dhjetra ish drejtues të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në një takim që zgjati mbi dy orë për të diskutuar dhe miratuar Platformën e “LËVIZJA PËR RINGRITJEN E PD”, një lëvizje brenda Partisë Demokratike për ta shpëtuar atë nga dalja prej skenës politike.
“Të ndërgjegjshëm për peshën e vecantë të opozitës në zhvillimin e vendit dhe të shqetësuar për gjendjen, që po kalon Partia Demokratike, si forca kryesore e saj, ne një grup i madh përfaqësuesish politikë të saj, vendosëm të paraqesim këtë platformë, e cila synon t’i japë zgjidhje krizës dhe e kthen atë me shpejtësi në rolin që i takon. Lista e mbështetësve të këtij dokumenti mbetet e hapur dhe ne ftojmë çdo anëtar, simpatizant e votues të Partisë Demokratike dhe të opozitës në përgjithësi, që ta mbështesë atë.”, thuhet në fillim të tekstit.
PSE PARTIA DEMOKRATIKE ËSHTË NË UDHËKRYQ?
Partia Demokratike gjëndet sot në një situatë kritike për shkak të drejtimit të gabuar, i cili ka sjellë si pasojë deformimin e madh të programit e përfaqësimit politik, përjashtimin e forumeve dhe anëtarësisë nga vendimmarrja dhe dëmtimin e rëndë e progresiv të fuqisë elektorale të saj.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjegjësi kryesor për gjendjen, për rezultatin e saj katastrofik në zgjedhjet e 25 qershor dhe për goditjen e qëllimshme të elementëve më bazikë të bashkëjetesës dhe të ekuilibrave të domosdoshëm të forcës sonë politike.
Ai është, gjithashtu, autori kryesor i farsës së zgjedhjeve të 22 korrikut, të cilat e rënduan edhe më shumë krizën e besimit tek anëtarësia e Partisë Demokratike dhe e kompromentuan akoma më shumë reputacionin e saj përballë publikut.
Tashmë janë fakte të pranuara edhe prej atij vetë, që Lulzim Basha veproi në thyerje të plotë të statutit dhe të traditës sonë, kur nënshkroi e i fshehu antarësisë e publikut marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Edi Rama, kur paraqiti pa e konsultuar me askënd listën e deputetëve të Partisë Demokratike, dhe kur pas humbjes së paprecedent mori vendimin për të shkuar në zgjedhjen e kryetarit, pa lënë kohë dhe mundësi për analizë dhe reflektim.
Efektet e këtyre vendimeve sollën që në apelin e opozitës të mungojnë 230 mijë zgjedhës, të cilët refuzuan të votojnë siglën e PD në zgjedhjet e fundit, 14 deputetë më pak në parlament dhe një kryetar partie, që doli nga një proces i shëmtuar, ku u mbushën haptazi kutitë dhe ku vota nuk pati asnjë vlerë.
Për pasojë të drejtimit të gabuar në këto 4 vjet, që kulmoi sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së 18 majit, Partia Demokratike gjendet sot në një krizë të shumëfishtë numrash, përfaqësimi dhe besimi, por mbi të gjitha pa një projekt serioz rimëkëmbjeje, që të tregojë dritë në fund të tunelit.
ÇFARË SYNON LËVIZJA PËR RINGRITJEN E PD?
Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike lindi si nevojë e demokratëve për të korrigjuar deformimet e mëdha, si e vetmja menyrë që mund t’i mbante ata të bashkuar dhe rikthimin e forcës sonë politike sa më shpejt në një alternativë të denjë dhe të aftë për të mundur kundërshtarin, që në përplasjen e parë me të.
Synimi i saj është që, përmes zgjedhjeve të përgjithshme, me rregulla të qarta dhe gjithëpranuara, të bashkojë dhe të ringrejë Partinë Demokratike për ta rikthyer atë në forcën kryesore qeverisëse e vendit. Duhet të jetë anëtarësia ajo që të vendosë, nëse kjo alternativë ka mbështetje ose jo dhe e vetmja mënyrë që ky projekt të testohet është vota e demokratëve, në një proces të drejtë, të lirë dhe të pandikuar.
Ne mendojmë se vetëm një parti e bashkuar, e demokratizuar, ku njihet përgjegjësia, ku pranohet ajo dhe reflektohet për korrigjimin e çdo deformimi të qëllimshëm ose jo, mund t’ia dalë që të kapërcejë çdo përplasje apo mospërputhje të brendshme dhe të bëhet e aftë për të fituar zgjedhjet dhe për të qeverisur vendin.
Ne jemi të bindur se një largim i mënjëhershëm nga drejtimi i personalizuar dhe arbitrar dhe kalimi në vendimmarrje kolegjiale, ku respektohet çdo anëtar dhe cdo forum, do ta ringrejë shumë shpejt Partinë Demokratike. Rrugën tjetër e provuam dhe na çoi në greminë elektorale.
Duke qenë të vetëdijshmëm për ndjeshmërinë e lartë të anëtarësisë së PD, pas ngjarjeve të fundit, kjo lëvizje nuk ka për qëllim të përjashtojë askënd nga kontributi për bashkimin e ringritjen e forcës sonë politike. Deviza “askënd për të humbur, gjithëkënd për të fituar” është në funksion të këtij objektivi. Duke pasur si qëllim kryesor bashkimin dhe ringritjen ne mendojmë se vetëm një proces korrekt zgjedhor brenda nesh mund t’i japë legjitimitetin e nevojshëm të gjitha institucioneve të Partisë Demokratike dhe ta kthejë atë në një forcë moderne dhe konkurruese.
Nisur nga rrethanat e mësipërme, ne propozojmë:
1-Caktimin e një afati jo më vonë se 9 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parti, ku të përfshihen të gjitha institucionet e saj.
2-Procesi i analizës në parti të drejtohet nga një grup (komision) pune me përfaqësim të balancuar dhe të ketë në qendër të tij sqarimin dhe trasparencën për çështjet e mëdha të Partisë Demokratike, që nisin me marrëveshjen e 18 majit, heqjen nga fushata te simboleve te partisë, hartimin e listave për deputetë, strategjinë e fushatës, shkeljet flagrante të statutit si dhe vendimet personale të kryetarit apo të të tjerëve, që ndikuan në humbjen e rëndë të 25 qershorit.
Mandati i këtij grupi (komisioni) shkon deri përfundimin e zgjedhjeve. Kompetencë kryesore e këtij forumi të jetë miratimi i një pakete rregullash, që japin garanci të plota për një proces korrekt zgjedhor brenda PD.
Krijimin e një komisioni për ndryshimet statutore të balancuar përpilon dhe harton ndryshimet e nevojshme, ku të garantohen parimet e sipërpërmendura.
3-Ngritjen e një komisioni zgjedhor me përfaqësim të barabartë, që të kryesohet nga një përfaqësues i Lëvizjes për Ringritjen e PD, si garanci minimale për zgjedhje të drejta dhe të barabarta. Ruajtjen e këtij përfaqësimi dhe këtij formati në të gjitha komisionet e votimit në nivel dege dhe qarku.
KONCEPTI YNË PËR NJË PARTI MODERNE DHE DEMOKRATIKE
-Partia Demokratike është forcë politike e qendrës së djathtë, e cila i qëndron principeve bazë të familjes europiane, ku bën pjesë, në përshtatje të arsyeshme me kushtet specifike të Shqipërisë.
-Partia Demokratike përfaqëson dhe mbron interesin publik të qytetarëve shqiptarë në të gjithë aktivitetin e vet. Ajo lufton dhe mbron kauzat dhe interesat e çdo shqiptari, që pranon vlerat dhe parimet e saj. Partia Demokratike angazhohet për një vëmendje më të madhe ndaj ish-të përndjekurve politikë, pronarëve legjitimë dhe shtresave të tjera mbështetëse tradicionale të saj në këto 27 vite.
-Partia Demokratike angazhohet në një betejë të vendosur dhe parimore për të korrigjuar defektet e rënda të sistemit politik, që kanë ardhur duke u rënduar në vitet e fundit. Ajo njeh dhe pranon përgjegjësitë e saj në këto deformime dhe është e gatshme që ndryshimin e madh ta fillojë nga vetja.
-PD synon të shndërrohet në një model shembulli, besimi dhe suksesi, jo vetëm për të djathtën, por për të gjithë politikën shqiptare. Ne jemi të bindur se bunkerizimi i partive dhe përqëndrimi i vendimmarrjes në një ose pak duar i ka sjellë dëme të mëdha ambjetit politik dhe shoqëror në Shqipëri.
-Partia Demokratike është shtëpia politike e anëtarësisë, e cila është i vetmi pronar real i saj. Aksionet e secilit anëtar, që nga niveli më i ulët, e deri tek kryetari i partisë, i përcakton vetëm vota. Askush nuk ka të drejtë që për cfarë do lloj arsyeje të tjetërsojë investimin e një anëtari të Partisë Demokratike, dhe kjo vlen për të gjitha nivelet, që nga seksioni, e deri tek kryesia apo grupi i saj parlamentar.
-Flamuri, simbolet, shenjat dalluese dhe historia e Partisë Demokratike janë burim krenarie dhe trashëgimie i anëtarësisë së saj. Ato mund të ndryshohen vetëm nga Kuvendi i partisë ose me referendum.
-Partia Demokratike është një instrument i demokratëve për të ndryshuar dhe qeverisur Shqipërinë, dhe jo si një qëllim në vetvete i një njeriu apo një grupi personash për të gëzuar privilegje, qoftë edhe duke mbetur përjetësisht në opozitë.
-Kolegjialiteti dhe jo drejtimi i personalizuar është parimi, që udhëheq të gjithë aktvitetin e Partisë Demokratike në të gjithë piramidën organizative të saj.
-Partia Demokratike udhëhiqet nga respektimi strikt i librit të rregullave, i vetmi garant i bashkëjetesës demokratike të anëtarësisë. Shenjtërimi i statutit të saj do të thotë përgjegjësi automatike e kujtdo që e shkel atë, që nga kryetari, e deri tek anëtari më i thjeshtë i PD.
-Përfaqësimi politik në Partinë Demokratike bazohet në vullnetin e anëtarësisë dhe çertifikohet nga forumet e saj me votë. Kontributet, rezultatet elektorale dhe performanca janë kriteret bazë që përcaktojnë karrierën politike në PD.
-Meritokracia është arsyeja kryesore, që përcakton hierarkinë në PD. Përfaqësuesit e lartë politikë të saj i nënshkrohen një procesi verifikimi të pastërtisë së figurës, i cili përfshin kohën e diktaturës dhe të gjithë vitet e postpluralizmit në Shqipëri.
-Organizatat partnere janë gjenerator i rëndësishëm për sukseset elektorale të PD. Përfaqësimi politik i tyre garantohet nga statuti dhe tradita.
-Mbajtja e përgjegjësisë nuk është akt individual, por normë statutore në PD. Përgjegjësia shkon në përputhje me nivelin e përfaqësimit. Kryetari i partisë, si vendimmarrësi kryesor, është edhe përgjegjësimarrësi më i madh.
– Humbja e zgjedhjeve politike shoqërohet me dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit të Partisë Demokratike. Gara për kryetarin e ri dhe e forumeve të tjera garantohet nga një paketë rregullash, që miratohen nga Kuvendi i Partisë.
-Raportet me aleatët dhe me kundërshtarin, koalicionet në opozitë apo në mazhorancë, përcaktohen nga rregulla të qarta staturore, që autorizojnë forumet më të larta të PD për të marrë vendimet.
-PD ka detyrimin të vihet në krye të përpjekjeve për riformatimn e së djathtës në Shqipëri, si forca kryesore e këtij spektri, duke u bazuar në interesa më të gjëra se të sajat.
-Partisë Demokratike i takon misioni i bashkimit të cdo faktori antiqeveritar në vend, për të maksimalizuar aksionin e e opozitës duke e trajtuar atë si një lëvizje kombëtare.
Mbështesin platformën:
Besnik Mustafaj, Gent Malko, Endira Bushati, Valbona Mezini, Ridvan Bode, Igli Cara, Ardian Kollozi, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Sherefedin Shehu, Agron Musaraj, Rrajmond Hoxha, Eleina Qirici, Bislim Ahmetaj, Ibsen Elezi, Grigels Muçollari, Leonardi Olli, Andi Përmeti, Ermira Qosja, Gent Minarolli, Armand Teliti, Gjergji Papa, Zihni Tollozhina, Astrit Patozi, Zana Guxholli, Ilir Kaduku, Julian Deda, Kozma Dashi, Fabian Topollaj, Ndue Paluca, Atird Hoxha, Kristi Bello, Gezim Pani, Elmi Allmuça, Parid Teferiçi, Demir Gjana, Fatjon Bathorja, Genta Boksi, Gjovalin Bzheta, Estela Kondura, Iriat Hyka, Arbjola Halimi, Ibrahim Bajrami, Bedri Hoxha, Guri Tatari, Lekë Gjoni, Vasillaq Ngresi, Ramazan Roboçi, Ramadan Hoxha, Ardian Shkelqimi, Artur Shehu, Ervin Gjini, Bedri Luku, Juela Meçani, Alesia Reçi, Pashk Gjoni, Albert Jorgji, Zekri Piciri, Mirgen Lata, Ermir Gjeta, Aranit Leka, Paulin Papleka, Hysni Kërçiku…
O Patoz,
Ju nuk humbet 230 mije vota, ky eshte numri i votave qe keni vjedhur qe nga 95-a me Saliun ne krye, me manipulim, zhantazh, vjedhje, thesa me miell, kercenime nga me te ndryshmet, etj. Lulushi vertete eshte i pa-afte, por luften nuk e keni me ate, luften duhet ta keni me Berishen, sepse ai eshte strumbullari i cdo te keqe qe lidhet me PD-ne qe nga themelimi i saj.
PD-ja nuk ka qene asnjehere demokratike, por ka qene qe nga themelimi e kapur peng nga nje demon si Berisha qe ka shkaterruar cdo gje dhe njeri qe i ka dale perpara. Cuditerisht, juve s’ju rruhej fare per demokracine kur Berisha drejtonte PD-ne, tani na hiqeni te indinjuar si demokrate. Demokrate leshi!
Tani jeni te zbuluar sepse s’ju la njeri hapesire te vidhni sic keni bere per 20 vjet dhe tani ju dolen numrat reale. Keshtu qe nisma dhe lufta juaj eshte me mullijte e eres dhe s’ka per te sjelle asnje rezultat persa kohe qe nuk perballeni me problemin real te PD-se.
Me keto gjasa PD-ja do kete reputacionin e gabit ne zgjedhjet e tjera. Rrofte demokracia.
Demin qe i ka sjell Lulezim Basha pd-ke,do te ndihen edhe disa vite me vone pasi te beni kete qe kini filluar “ringritjen e pd-ke”.Edhe po te largoni Bashen,perseri pd-ke do i duhet shume pune e mund,per te çuar ne vend dinjitetin,besimin te elektorati,bindjen,dhe mentalitetin e duhur siç ishte me pare.Jo vetem Basha,por edhe Berisha,me punen e keqe te tyre,i kane dhen nje imazh dhe ngjyre te keqe partise,qe zor se shlyhet.Ajo ka mare nje te çare aq te madhe nga Basha dhe Berisha,sa duhet nje mjeshter per t’a salduar me elektroda speciale bronnxi.Ju vafte mbare zoti Patozi,por te veshtire do t’a kini.Veshtire,se, ne pd-ke,ca shtyjne e ca heqin,si ata qet ne zgjedhen e qerres.
Kjo levizjee eshte nje vrime ne uje.
Po’ te kene bythe te ngrene nje parti tjeter.
Filmi i ketyre ne pd ka mbaruar
Kete shume mire e di ajo Qe ska firmuar.
(Jozefina Topalli)
Gjiithe jeten aktore keta. Ne role episodike. Jane paguar ne ate kohe nga 70 leke. Sot, presin me goje hapur ndonje lek nga qielli. Shkurt, kara.
Moderne me Besnik Mustafaj…….? Ju marte purtha shalet ju marte. po akoma me keta burra pa shtylle kurrizore ju?Toma
Perpara se te bejne apo te ringrene PeDehun keta te Ringriturit, te shkojne te organet e Vetingut e te marrin nje certifikate ku te tregohet nese kane qene komuniste, nese kane qene bashkepuntore te sigurimit dhe nese i kane sherbyer me devocion regjimit te kaluar.
Pastaj secili Ringrites te shkoje te marre firma nga te pakten 10 nacional-demokrate konservatore me origjine qe nga viti 1912 nese e meritojne te perfaqesojne demokracine ne Shqiperi.
Keto jane kritere. I dine mire keto kritere ata qe nuk i jane bashkuar Ringritjes.
Te gjithe ju qe po perpiqeni gjoja te ringrini PD jeni te deshtuar.Procesi i cberjes se asaj partie qe ju ma quani me emrin Partia Demokratike,eshte i pa ndalshem.Sepse ky proces ka filluar shume e shume kohe perpara se te dilni ju.Ka filluar qe atehere Patoz,kur ti i beje karshillek popullit si kryetar i grupit duke i thene se ne do fitojme edhe ne Gerdec.Dhe vije bast.E mban mend?Kur duhet ti kerkoje falje per gjemen qe i shkaktoi familjaBerisha dhe ju i benit avokatin.
Ka vazhduar pastaj kur vrate 4 te pafajshem dhe ti faqezi,bashke me faqezinjte e tjere qe ke perrreth,lihnit neper tv e Berishes duke na thene se edhe rojet e Ambasades Amerikane kane vrare nje person qe tentoi te kaloje murin.Te kujtohet?
Tani qe mbetet jashte tave,po kujtoheni per demokracine ju.Yyyyyy plehra!
S kini b…e ti bini Berishes dhe i tureni Bashes.Marreveshja e 18 Majit thoni ishte e gabuar.Clidhje ka humbja me ate marveshje mor hipokrite.Ju ti thoni faleminderit Rames qe pranoi se do ishit shkrire fare.Do kishit mare vetem votat e 200 cadristeve dhe do dilte LSI force e dyte.Per te gjithe ju qe keni qene dhe jeni pjese e asaj force ka vetem nje vend:koshi i plehrave.Si grupimi me kriminal dhe me antikombetar ne historine e Shqiperise!
Ahahahhaahahahahhaha ama me jul deden di beni hajer tamam u percat pa filluar ku esht jozefina topalli etj ku i humbet pa filluar
O ! Patoz, te kam thene,shkruar e zeza mbi te bardhen, a e ke pyetur ndonje
here veten : nga vjen ?! Mos u bej nje “koke turku” duke na u paraqitur si kaposh
deti nga Kavaja se coc do besh me keto hargalisjet tuaja ?! Asgje prej gjeje ! Kavajsit
vlejne per dy gjera : llogje kavaje dhe kos Kavaje ,te tjerat dine t’i bejne me mire se
Ti,dua te them politiken, e kane zanat ata qe kane fijet e nendheshme te mafias.
Une kam deshire te jap nje shembull pa emer por qe Ti duhet ta imagjinosh cili
eshte ? Nje patriotin tend regjimi monist e kishte emeruar Minister. Aureola e
tij u ngrit shume me ardhjen e Bejkerit . Nuk zgjati shume vecese ceshtje dites
sistemi monist u permbys pa lavdi. U shtrua problemi se kush do ta drejtonte X
Ministri ? U propizua per Minister po i njejti njeri qe priti Bejkerin, inafte,i zanatit,
i klturuar,etj.etj. Jo ! I tha lukunia e etur per pushtet dhe e di kush e zuri vendin
e tij si minister ? Nje gjinokolog,komplet injorant ne fushen e politikes dhe diplo-
macise , nje nje njeri me moral per toke ! Namin kishte lene me grate shtatezanese
te Fush-Arresit dhe si i tille kryetari i deges se Pukes i kishte bere gati prangat por
Sekretari i Pare i Komitetit te Partise Puke ,nje njeri shume i njohur ne Shqioerine
e atehereshme per ” bon sensin” e tij e ndaloi vendosmerisht arrestimin e ketij va-
bondi e horri dhe e transferoi ne Lac qe t’i humbete gjurmet . Pikerisht ky njeri,qe
vetem njeri nuk ka qene ndonjehere vecse nje rrugac ,Sali Vicidoli e beri Minister .
Ne shtator te vitit 1992 ,ne mos gaboj erdhi ne OKB dhe duke shetitur naten ne
rruget e N/ Y – kut ndalojne nje apo dy vajza njujokeze dhe i kerkojne sex ? Mire
inthane ato, hypni ne makine dhe sapo hypi Ministri yne i ” nderuar” ,vajzat nxo-
rren nga canta prangat dhe ia vune “byzylyqet” ne duar ! U desh nderhyrje diplo-
matike per ta liruar Ministrin tone ” Ekselence” ! Gazetat e N/ Y folen per kete
skandal, ministri u kthye ne Shqiperi dhe Sali Vicidoli desh apo nuk desh e shkar-
koi don zhuanin e diteve tona . Me kaq mbaron kjo histori qe ne spanjisht mund
t perkufizosh vetem me nje shprehje idiomatike,refran: ” Zapatero a tus zapatos ” .
Bej ate pune qe dibta besh me mire ,si puna e kepucarit ,kepuce di te beje dhe
asgje tjeter.
Duhet Revolucion ne PD jo ‘levezje gishti’ per ringritje
Te provonit ta benit kete ne 1996 apo me vone me Salen, po jua kishte numeruar dhembet ne dore.. Tani u kujtuat ju per demokratizim sepse i rane dhembet ujkut..
Nje mut te madh do beni..
DO TE FITONI BESIMIN E POPULLIT KUR :
1. Te shkeputeni nga Sali Berisha. Te denoni veprimtarine e tij ne : mohimin e Luftes Nacionale , reabilitimin e bashkpunetoreve te armikut nazi-fashizmit.
2. Te denoni kultin e individit te tij ne PD.
3. Te denonini veprimtarine e tij armiqesore ndaj vendit tone si : shitja e detit greqise, furnizimin e Serbise me nafte gjate lutes se Kosoves kundra pushtimit Serb.
4. Ta denoni si pergjegjesi kryesor i organizimit te piramidave, rrezimin e shtetit me 1997 qw solli shkaterrimin e Shqiperise.
5. Te kerkoni venien e tij ne banken e te akuzuareve per ngjarjet e 21 janarit, Gerdecin…. Deklarimin e pasurise e te ardhurat ku i siguroi.
Merruni sa te doni me LUlin e Lulushet e tjere,po nuk u pastruat nga ideologjia Saliljane jeni te vdekur e mos hajdeni verdalle kot si pordha neper breke. Nuk beson njeri te Ridvan Bode, kryehajduti. MOs harroni se duhet te denoni edhe Ilir Meten si pergjegjesi kryesor i vjedhjes se floririt dhe pse Saliu e quajti ILir Florori dhepastaj u bashkua ne nje kup me Ilirin. Pa denuar Saliun me Fatmir e shoke jeni te deshtuar. Me degjoni edhe mua plakun…..
Une e pershendes dhe uroj me shpirt qe kjo levizje te konkretizohet sa me shpejt per te miren e vendit, edhe pse s’besoj fare ne te. S’besoj sepse ajo eshte levizje e krereve te permbysur qe s’kane synim shpetimin e PD nga degradimi i plote, por sigurimin e vendit qe humben. Kete e argumentoj me faktin se ndersa me te drejte s’ngurojne ta telendisin Lul Bashen, s’guxojne te thone as gjysem fjale per autorin e gjithe te kqijave te PD Sali Qen Berishen i cili e ktheu kete force politike ne parti te familjes dhe ne sherbim te UDB-se
Ne listen e mbeshtetesve shoh tre nga qyteti i Durresit ( mos u ngaterroni jo Durrsake) Igli Cara, Armand Teli dhe Bedri Luku. Dy te paret jane shkaterruesit e PD Durres . Shitesit e zgjedhjeve lokale ne 2006 e me tej. Duhet ti verifikohet pasuria. I treti Luku eshte suporti fimaciar , ish drejtues i hipotekes nga Manza , tani noter me shkolle ushtarake dhe baxho djathi.
A nuk ka marre leje hala Xhozi nga Sali Berysha me firmos a?
Perseri nuk vihet gishti mbi plage. Nje verre ne uje do te beni po nuk qeruat Berishen nga PD.
mungon ujku i cerrikut. e vetmja shprese per pd.
Cili nga keta 60 e Ca e beri pergjigjimin valle?
Kush e gjen besoj se i takon cmimi dedektivi i vitit.
Si anëtar i PD jam i gatshëm të firmos edhe unë, por me një konditë: Gjithë këta firmëtar të botojnë, ashtu diç bëri edhe Myslym Murrizi, përgjigjen nga komisioni i kontrollit të pastërtisë së figurave për të bërë të qartë para opinionit publik nëse kanë qënë apo jo pjestar në armatën e sigurimit zë shtetit në kohën e komunizmit. Pas kësaj, pasi të kërkoja edhe unë botomin e përgjigjes për dosjen time, do të firmosja për këtë nismë të këtiJ grupi në PD.
Ju more te mjere qe jeni ne fotografi dhe tere ajo shpura pas jush nuk paski kuptuar asgje. Merreni me dhelprat, duke lene te qete ujqerit e çakejt. Keshtu do ktheni fytyren PD- se?