Andi Bushati: Për Ramën, “asgjë e mirë nga fronti i perëndimit”. E çuditshme që Basha i dinte denoncimet e Donald Lu, para se ato të artikuloheshin

3 Tetor 2017, 18:28Politika TEMA

Andi Bushati mendon se qoftë nga deklaratat e ambasadorit Donald Lu mbi krimin e organizuar, qoftë nga vërejtjet e FMN mbi politikat ekonomike të PPP-ve, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk ka më një koordinim të mirë me diplomacinë perëndimore.

Metaforikisht, ai e shprehu këtë me frazën: “Për Ramën, asgjë e mirë nga fronti i perëndimit.”

I pyetur në një intervistë për News 24, Bushati u shpreh se deklaratat publike të amerikanëve vijnë pasi kalohet vija e kuqe e interesave që janë në përputhje me diplomacinë e tyre.

“E njëjta gjë ndodhi në vitin 2012 kur Ambasada amerikane doli në deklarata publike pasi Sali Berisha, kryeministër i asaj kohe, filloi të ligjëronte teza nacionaliste mbi problemet e Shqipërisë në Ballkan”, tha Bushati.

Bushati i kushtoi rëndësi faktit “të çuditshëm” që Lulzim Basha u shpreh i bindur për akuzat e forta që e prisnin qeverinë Rama, disa ditë përpara se ato të artikuloheshin nga ambasadori Lu.

Bushati u shpreh se ka pak gjasa që Basha të ketë hedhur fall dhe  shumë gjasa që Ambasada e SHBA-ve të jetë në bashkëpunim më të afërt me opozitën, si një mënyrë për të kërkuar zgjidhje politike ndaj problemit të krimit të organizuar që sipas ambasadorit Lu, sundon vendin ulur këmbëkryq.

Lu është promotor i fushatës për dekriminalizimin në Shqipëri. Deklaratat e Lu janë të forta, por jemi mësuar tashmë.

Fakti që qeveria ka shfaqur një tentativë për të ndikuar mbi reformën në drejtësi, mund të ketë çuar ambasadorin drejt këtij rritje toni.

Duhet të kujtojmë se edhe në fundjavën e shkuar, ambasadori Lu i bëri thirrje nxënësve, gjimnazistëve të Rrëshenit, që kur nuk ju pëlqen një qeveri, ju keni të drejtë ta rrëzoni, jo vetëm nëpërmjet votës, por ka edhe mënyra të tjera.

Duket sikur Lu ka pakënaqësi për situatën politike në vend.

Fakti që ambasadori i thotë këto, tregon se do që ta vërë përballë përgjegjësisë qeverinë shqiptare. Institucionet e shtetit amerikan kanë qenë në dijeni të këtyre deklaratave që bëhet me kaq forcë sot.

Fakti që po i artikulojnë sot, tregon, se duan në rastin më të mirë t’i bëjnë presion qeverisë shqiptare, dhe në rastin më të keq t’i tregojnë publikut se qeveria nuk po e bën detyrën, dhe na takon ne t’i artikulojmë këto gjëra”, u shpreh Andi Bushati.

7 komente në “Andi Bushati: Për Ramën, “asgjë e mirë nga fronti i perëndimit”. E çuditshme që Basha i dinte denoncimet e Donald Lu, para se ato të artikuloheshin”

  1. butrinti says:

    OR KOK BOSHI BUSHAT . SHORERET DHE BODIGARDET E SHERBYESIT PASTRUS ETJ JANE ANTAR RTE REFORMES NE DREJTESI???

  2. ALPINI.
    fol oandi se e din se nuk ka prokuror. se te isha une sonte do te ishe mbas hekurave per thirje per destabilizim.

  3. LORA says:

    Sipas And-ush rrapatushit, Lu-ja qenka stacionuar ne shqup,,,,madje qenka formatuar menderisht fiks ne kararin e nevojtareve shqup-sa.Urime Bushat-lliu I vooogel per kete “fitore” tuajen,,,,e cila me duket se do te ndjeke ekzaltimin ne nahijen tuaj per fitoren e D.Trump-it,ekzaltim qe nuk mbajti dot.

  4. Kombi says:

    Qeveria Rama sapo ka marre mandatin e dyte ,ministrat nuk e kane ngrohur vendin akoma ,prandaj eshte e padrejte te sulmosh kaq hapur qeverine e porsa formuar . Zagari Basha paguan para per te sulmuar qeverine . Opozita po na luan rolin e te ndershmes ?

  5. Noli says:

    Ky vetem budalleqe shkruan

  6. Luani says:

    A,ti me shoke jeni ftof ne tajare,n.q.se ju ka mbet ndopak,se ju nuk keni as bythe as koke,po nuk e dine amerikanet se kush e kriminalizoi shoqerine shqiptare,nuk e di ai se kush jane familjet mafioze ne shqiperi,po ai nuk e dika dhe se kush e kriminalizoi sistemin e drejtesise,po ai nuk dika dhe lidhjet ruse ne shqiperi,po ai nuk dika asgje ,po do ja mesosh ti me shoke,ju jeni shume mbrapa ne kohe,nuk mbet sahati shume shpejt,ata duan zbatimin e reformes,dua njerez te politikes se larteqe kane vjedhur dhe vrare, ne burg,sa do jene dhe si i kane emrat,ska rendesi per ta,duan placken e vjedhur tja kthejne shtetit,te filloje njehere dhe do te filloje,prandaj u ashpersua dhe gjuha

  7. Potigu says:

    Basha i di ato se ai eshte oficeri digidal i Lu-s…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje