Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi sot se ka marrë në dorëzim një projekt-ligj “Për Statusin e minatorit” pas takimit me sindikalistët ish-minatore.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Balla shprehet se “Në cilësinë e Kryetarit Grupit Parlamentar Socialist, zhvillova një takim me sindikalistë ish-minatorë, të cilët më dorëzuan një projekt-ligj “Për Statusin e minatorit”.
“Jemi të angazhuar që bashkë me qeverinë dhe sindikalistët të punojmë për një dokument të dakordësuar.#Bashkëqeverisja_me_Njerëzit”, shkruan Balla.