DOKUMENTI/ Qeveria holandeze komenton lajmin për rikthimin e vizave me Shqipërinë, ja e vërteta

3 Tetor 2017, 14:10Politika TEMA

Pas lajmit të botuar ne Gazeten Telegraaf që Holanda po konsideron rikthimin e vizave për shqiptaret, bazuar mbi një raport konfidencial të Policisë dhe Prokurorisë Holandeze, qeveria holandeze ka konfirmuar dhe njëherë vertetësine e këtij lajmi.

Gazetari Vincent Triest shkruan se sipas ministrit Holandez për Siguri dhe Drejtsi, Stef Blok, në vitin 2016 janë arrestuar 700 shqiptarë në Holande, krahasuar me 330 në 2015.

Ne kete dokument qe shihni edhe ju me lart, minsitri holandez konfirmon qe incidentat me Shqiptaret nuk jane te larte ne numer ne shifra absolute, por qe shtetas shqiptare jane pergjegjes per nje perqindje te larte te krimeve te renda ne Holande.

Po ashtu sipas pergjigjeve të ministrit ekziston dhe nje problematike me shqiptaret qe tentojnë te kalojnë ilegalisht nga Holanda ne Angli.

Minstri konfirmon dhe njehere qe rikthimi i vizave eshte nje opsion i mundur, por qe vendimi per nje mase te tille do merret ne fund te vitit kure ministria ka ne dispozicion gjithe te dhenat.

Pra thene ndryshe, ministri konfirmon kerkesen e Prokurorise dhe Policise Holandeze dhe ne fund te ketij viti do vendoset nese dhe Qeveria Holandeze do ti bashkohet kesaj thirrje apo jo, shkruan Vincent Triest.

Dokumenti i plotë (KETU)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje