FOTOT/ S’do ta besoni sa vjeç është e bukura Valbona Selimllari

3 Tetor 2017, 12:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ S’do ta besoni sa vjeç është e bukura Valbona

Vitet kalojnë dhe teksa e shohim në ekranet shqiptare, nuk mund të mos mendojmë se koha ka ndaluar për Valbona Selimllarin, Kush mund ta imagjinonte që e bukura Valbona Selimllari ka humbur një vit në shkollë për një arsye që ndoshta nuk ju shkon fare në mendje.

Në një intervistë sot për “Wake Up” në Top Channel, ikona e bukurisë shqiptare ka folur rreth jetës së saj. Ajo ka treguar se ka qenë shumë gjumashe kur ka qenë studente.

Në fakt edhe sot vazhdon të jetë e tillë, por kur ka impenjime të rëndësishme nuk e ka aq problem zgjimin e mëngjesit.Gjithsesi, Valbona ka treguar për herë të parë se ka e kanë përjashtuar një vit në shkollë, për shkak të gjumit të mëngjesit.

Ajo është shprehur se ky është një gabim i madh, por që kjo gjë ka ndodhur.

“Më kanë përjashtur, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh. Kijeni parasysh, gabim shumë i madh”,-është shprehur bukuroshja shqiptare.

Ajo ka folur edhe për moshën e saj. ‘Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi.’- rrëfeu Selimllari, duke zbuluar kështu se ajo është 45 vjeçe. Selimllari gjithashtu ka edhe 3 fëmijë.

5 komente në “FOTOT/ S’do ta besoni sa vjeç është e bukura Valbona Selimllari”

  1. asd says:

    Boll me kete. Eshte artificiale dhe me vetekenaqesi e vetevleresim te padurueshem.

  2. Nervi Shijatik says:

    Burri i kesaj, eshte djali i vogel i Enver Hoxhes, Sokoli. Me ate i ka dhe 3 femijet, Kjo eshte edhe arsyeja qe Bone nuk e tregon kurre burrin e saj.

  3. benny says:

    A eshte Ikona E Bukurise Shqiptare Valbona Selimllari.
    Fjala Ikone E Bukurise eshte shume e madhedhe ne te perfshihen shume kritere.
    Mos perkrahja e kerkeses se ROBERT ALIAJT per te mbajtur 1 MINUTE HESHTJE ne RESPEKT te tragjedise se LAS VEGAS
    ku humben jeten ne nje koncert 59 njerez dhe u plagosen 530 te tjere nuk e ben nje IKONE BUKURIE.
    Aq me teper nje reagim injorant i te ?!?!”MADHES”?!? ALKETA VEJSIU!(te me falni po nuk gjeja fjale tjeterper ta etiketu kete pseudoartiste )
    ishte nje fyerje e rende e ndjenjave dhe respektit te shqiptareve per USA.
    E vetmja arsye qe “Dancing With Me” qe shume prej shqiptareve e ndjekin jane opinionet e ROBERT ALIAJT se mund te jete nder te paktet
    qe e shikon dhe e shpreh kete REALITET INJORANT qe percojne keto SPEKTAKLET e pergatitura nga keto PSEUDO ARTIST.
    RESPEKT per ROBERT ALIAJN
    Dhe sic thashe ne fillim IKONE E BUKURISE SHQIPTARE eshte FJALE EMADHE.(mos e perdorni vend a pa vend)

    EDHE 100 VJECE VALBONA SELIMLLARI.

  4. "BOHOTINA" says:

    Njeriu qe perserit fjalet kur flet tregon boshesi mendimi. Kjo eshte tipike. Per kete ka ngelur e jo prej gjumit.

  5. tironsi says:

    Po si ka mundesi qe edhe per nje njeri, aq me teper femer, qe dhuron vetem buzeqeshje, paqe e miresi me cdo gje qe ajo ben , perseri gjenden ca tipa qe vetem shajne dhe cuditshem edhe shpifin pa dogane. E turpshme te flasesh ne kete menyre per nje femer e cila pervec bukurise qe rrezaton me pamjen e saj, edhe ne ato qe thote jep vetem mesazhe paqeje dhe miresie.
    Per keta njerez, qe shajne te miren, te bukuren, te pastren, qe shpifin pa hesap ka vetem nje fjale per ta “Fali o Zot se nuk dine cfar thone” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema