Nobeli në fizikë shkon për zbulimin që tronditi botën, njihuni me pionerët e valëve gravitacionale

3 Tetor 2017, 12:37Kulturë TEMA

Rainer Weiss, Barry C Barish dhe Kip S Thorne fitojnë çmimin Nobel në fizikë pët vitin 2017.

Të tre janë anëtarë të bashkëpunimit LIGO-Virgo, detektor që zbuluan valët gravitacionale.

Trioja e shkencëtarëve është nderuar për punën e tyre në ndërtimin e Ligo dhe zbulimin e valëve gravitacionale.

“Çmimi i këtij viti shkon për zbulimin që tronditi botën”, tha përfaqësuesi i komitetit të Nobelit gjatë një konference shtypi në Stokholm të martën.

Komiteti Nobel ka dhënë 111 çmime në fizikë që nga viti 1901. Vitin e kaluar, tre studiues fituan për punën e tyre në fushën e topologjisë.

Laureatët e vitit 2016 zbuluan transformime ekzotike që kthejnë materien në superpërcjellës ose lëngje pa fërkime, të aftë për të vorbulluar në një vorbull pa ngadalësim.

2 komente në “Nobeli në fizikë shkon për zbulimin që tronditi botën, njihuni me pionerët e valëve gravitacionale”

  1. everest says:

    A nuk gjen dot redaksia e gazetes ndonje kompetent qe te na SQAROJE SE PER CFAR ZBULIMI BEHET FJALE?
    Ne kete lajm asgje nuk kuptohet nga lexuesit!

  2. romeo says:

    Bota qenka tronditur,por ne shqiptaret nuk dime se per cfare behet fjale,pra nuk jemi tronditur fare!
    Doemos kur kemi gazetare qe nuk dine te thone dy fjale me teper nga njoftimi zyrtar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje