Ndahet në mënyrë të papritur nga jeta, albanologu i madh Robert Elsie. Amaneti i tij: Dua të prehem në Shqipëri!

2 Tetor 2017, 10:03Kulturë TEMA

Albanalogu i njohur Robert Elsie, është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta, në moshën 67-vjeçare.

Elsie ka qenë studiuesi më i madh i gjuhës dhe kulturës shqipe, dhe ka botuar libra të shumtë për ta bërë të njohur në gjithë botën, historinë e gjuhës dhe kulturës sonë.

Ai ishte anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Elsie, ndër shumë veprat për letërsinë dhe historinë e letërsisë shqipe që ka shkruar, do të mbahet mend edhe për përkthimin e kryeveprës së At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”,  “The Highland Lute”.

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë më 29 qershor 1950. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh.

Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978.

Në atë kohë Instituti i Gjuhësisë i Universitetit të Bon-it kishte kontakte të rralla me studiues nga “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë” dhe nëpërmjet këtyre kontakteve, ai dhe disa studentë dhe studiues të tjerë patën mundësi të vizitonin Shqipërinë disa herë në kuadër të ‘takimeve shkencore’ midis Institutit gjerman dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ai ka marrë pjesë gjithashtu në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për disa vite me radhë. Këto udhëtime në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të i gjallën një interes të veçantë për Shqipërinë e mbyllur dhe për kulturën e saj të panjohur në botë. Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Elsie është tani autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Në mes të viteve 80-të, Robert Elsie punoi si përkthyes dhe interpret për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon. Qysh nga vitet 90-të deri ne fillim të shekullit të 21-të ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Evropës, etj. Që nga viti 2002, ai ka punuar kryesisht për Tribunalin e Hagës ku, ndër të tjera, ka qenë interpret simultan në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Amaneti i Robert Elsie: Dua të prehem në Shqipëri!

Shkrimtarja Flutura Açka shkruan se Elsie ka lënë amanet, që të prehet në Shqipëri.

“Zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,

Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë!

Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Miq! Ikja sot e albanologut, studiuesit, përkthyesit, hulumtuesit, njeriut të të gjitha përmasave të letrave, njeriut që e dashuroi Shqipërinë si asnjë i huaj tjetër, Robert Elsie, është një nga humbjet më të mëdha për kulturën shqiptare.

Një akademi që ecte, një nga njerëzit që punoi i vetëm aq sa institute nuk mundën dot, e la në mes e të pakryer kështjellën letrare të tij ku strehonte kultur;en shqiptare.

Ai la pas një vepër të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme.

Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor – një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur – i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi.

Vepra e këtij njeriu modes në natyrën e tij njerëzore, por e papërmasë si pasuri për ne, ka qenë engjëlli i vërtetë mbrojtës dhe i pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien.

Pushofsh në paqe mik i vyer”, shkruan ajo.

 

25 komente në “Ndahet në mënyrë të papritur nga jeta, albanologu i madh Robert Elsie. Amaneti i tij: Dua të prehem në Shqipëri!”

  1. Epirioti II says:

    RIP ROBERT ELSIE !!!
    Mik i madh i Shqiperise. Albanologu dhe perkthyesi me i mire i shqipes ne 50 vitet e fundit.
    Nje model qe duhet te ndiqete nga te gjithe shkenctaret tane te profileve filologjike.

    FALEMNDERIT SHUME ROBERT.

    1. toni says:

      Ky ishte albanolog si puna Oliver Shmittit, e shkruante historine shqiptare duke u bazuar ne “fakte” serbe!

      1. Epirioti II says:

        Jane te pakrahasueshem Robert Elsie dhe Oliver Shmitt. Po krahason nje pallat me nje shtepi nje kateshe.
        Edhe mua nuk me pelqen cdo interpretim i historise qe ka bere Elsie, por kjo eshte subjektive. E rendesishme eshte qe ai ka mbledhur dokumenta dhe fakte dhe ka dhene nje logjike per to me qellimin te jete sa me objektiv jashte ndjenjave te tij pro-shqiptare. Kete pseudo-shkenctaret tane as kete nuk e bejne.

        Dikush tjeter te jete i zoti dhe ti permiresoj me tej studimete Elsiet. Historia keshte eshte shkruar gjithmone “fakte” serbe, kunder “fakteve” shqiptare apo greke, por ne fund shkon gradualisht tek interpretimi objektiv.

        1. toni says:

          Elsie nuk ka ndonje merit te madhe, ai vetem rifreskoi repertorin e albanologes se shquar Edith Durham dhe na shtoi ca teori serbe!

          1. Albi says:

            hahaha, ti qe po e thjeshton kaq kollaj punen e tij me siguri qe ke dhene shume me teper per albanologjine sesa Elsie, apo jo? Edhe veprat e Elsie-t me siguri qe i ke lexuar te gjitha, perderisa i permblodhe ne nje fjali.

            Dhe sa per kthjelltesim, Edith Durham nuk ishte albanologe. Ishte nje udhetare dhe vezhguese qe tregoi per Shqiperine dhe shqiptaret, por jo nje studjuese e mirefillte, qe te mund te quhet albanologe. Le qe ti me siguri e di kete po u ngaterrove, se ti vete je erudit ne fushen e albanologjise, ku e ku me lart se Elsie….

            1. toni says:

              Perderisa ajo ishte e interesuar per historine, gjuhen dhe kulturen shqiptare per mua ishte albanologe.

            2. toni says:

              Elsie ka shkruar dy dicionare(Kosov,Shqiperi) me gjashte tituj!!

    2. Tim says:

      Faleminderit z. Elsie. Librat e tij per Shqiperine dhe shqiptaret jane te mahnitshem. Ka sjellur shume drite mbi historine e Shqiperise duke hedhur poshte historine e bere me berryle ne dem te Shqiperise dhe ne favor te fqinjeve. Nje humbje e madhe per Shqiperine. Duhej respektuar sa ishte gjalle. Nuk e di se sa e kane respektuar. Te pakten te bejne te fundit ta respektojne pas vdekjes. Familja e tij, nese ka familje, te nderohet dhe te respektohet nga shteti shqiptar.

  2. Ylli says:

    Robert Elsie ishte poliglot. Ai kishte aftesi gjuhesore te jashtezakonshme dhe dinte shume gjuhe. Thoshte se kudo te ishte, i duhen vetem disa ore qe te fliste gjuhen e vendit, pavaresisht se nuk e njihte me pare. Ai ka qene perkthyesi i gjermanishtes kur Ministri gjerman Riedel erdhi ne Shqiperi ne vitin 1991. Ka perkthyer nga shqipja ne anglisht edhe HDR-ne 2002 per UNDP.
    I perjetshem kujtimi!

  3. Arian says:

    KAM NJE PROPOZIM SHUME TE RENDESISHME PER KRYEMINISTRIN TONE.

    DO TE JETE NJE NDER I JASHTEZAKONSHEM TE ZBATOHET KY AMANET.
    ME PAS DUHET MENDUAR DHE NDERTUAR NJE MAUZOLE I VECANTE NE FORME MUZEU KU TE VENDOSEN TE GJITHA PUNET DHE VEPRAT E KETIJ ALBANOLOGU TE DASHR PER SHQIPTARET.
    KJO SI NJE RESPEKT PER TE, POR EDHE PER BREZAT E ARDHSHEM POR EDHE PER TURISTET DHE VIZITORET QE TE NJIHEN NE MENYRE PROFESIONALE ME JETEN DHE VEPREN E KETIJ TITANI TE ALBANOLOGJISE TONE.

    NDER DHE LAVDI

    Nga Arian Ç. i cili ka dhene gjithashtu idene e shtrimit te sheshit Skenderbej me pllaka guri dekorative nga trevat shqiptare si simbil te unitetit kombetar.

    1. Lugati says:

      po do ja bojne nji statuje ma mer mendja
      .kur ka statuje edhe terroristi avni rustemi

      pse mo ta kete dhe ky

      1. Lugati ,
        qenke vertete gjak kurve .
        kujdes se ka te tjer Avni Rustema ne kte vend
        e bo vaki cfaqen nji dite e ju shkerdhejn gjakun e kurves si edhe karakurves kombetare
        ahmut zogut’KURVES

  4. Kosovari says:

    Kjo eshte nje humbje e madhe !
    Elsie mbetet nje shkencetar dhe njeri i shkelqyer !

  5. Sado komplexe dhe jo korrekte ne syte e shqiptareve ,
    studimi Francezit mbi Shqiperine ,
    ai meriton rrespekt nga ne shqiptaret ,te pakten kto dite …

  6. Alban Dega says:

    ROBERT ELSIE- NDERI I KOMBIT SHQIPTAR !

    – Leter e Hapur Instancave me te larta te Shtetit Shqiptar

    Ndarja nga jeta e shkrimtarit, studjuesit, perkthyesit, albanologut te shquar Robert Elsie eshte nje humbje e rende, per gjuhen, letersine, kulturen dhe Albanologjine shqiptare.
    Si askush e me shume se kushdo tjeter Robert Elsie e meriton titullin e larte “ NDERI I KOMBIT “
    Ne emer te Klubit Demokrat Shqiptaro- Amerikan dhe te kerkojme nga Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise, nga Keshilli i Ministrave dhe Presidenti i Republikes se Shqiperise si me poshte vijon:
    1 – Ne Seancen e pare te Kuvendin te Shqiperise te mbahet nje minute zi per kete kollos te gjuhes, letersise, kultures shqiptare dhe per Albanologjine,
    2- Fakultetit te Filologjise ne Universitetin e Tiranes ose Institutit te Albanologjise prane Akademise se Shkencave apo nje institucioni analog ne Tirane, Prishtine, Tetove, Ulqin … ti jepet Emri Robert Elsie,
    3- Presidenti i Republikes se Shqiperise ti jape Z. Robert Elsie titullin “ Nderi i Kombit” dhe dekoraten me te larte per nje personalitet te huaj.
    4- Bashkia e Tiranes ti vendose emrin Robert Elsie nje rruge, parku ose qendre kulturore ne Tirane.
    5- Nese ka lene me shkrim testament per tu prehur perjetesisht ne Shqiperi Qeveria shqiptare me shpenzimet e saj te plotesoje deshiren dhe vullnetin e tij me nje ceremoni dinjitoze shteterore ne lartesine e emrit dhe vepres se Robert Elsie ne sherbim te shqiptareve dhe Kombit tone!
    Eshte nje detyrim moral, qytetar dhe atdhetar per nje kollos te gjuhes , kultures, letrave shqipe dhe per Albanologjine!
    I pavdekshem qofte emri dhe vepra madhore e Robert Elsie ! Amin !

    KLUBI DEMOKRAT SHQIPTARO AMERIKAN

    Nju Jork, me 2 tetor 2017.

    1. xhaferr deva says:

      kur u bone demokrat ti o alban dega??¿??me ate babe qe ke ti dole demokrat..ca nuk nodhe ket bote

  7. Lani says:

    U prefte ne paqe dhe u realizofte deshira e tij per tu prehur ne Shqiperi!

  8. Jak Boston says:

    Shpreh keqardhjen time per humbjen e ketij kontribuesi te studimeve albanologjike.
    Ata qe nuk pajtohen me ate cfare professor R. Elsie te mos humbin kohen neper komente, por me te bejne dicka me te mire nese jane as te zoteri.
    Une kam patur fatin te takohem nje here me Profesor Elsie para nje dekade ne Toronto dhe ruaj respekt te vecante per te.
    Shteti Shqiptar jo vetem duhet qe tia plotesoje amanetin, por duhet te nise nje epoke te re per te gjithe kontribuesit e ceshtjeve albanologjike dhe ata te ceshtjeve me rendesi kombetare qe te vleresohen ne maksimum dhe jo te mbulohen nga harresa.
    Shqiperia i ka harruar deri me sot te gjithe ata qe kane dhene per te dhe ne favor te saj dhe kjo eshte nje turp qe vazhdon edhe sot e kesaj dite me vazhdimesine e grupit te quajtur “Rilindje”, qe vetem e tille smund te jete ne kuptimin positive te fjalen.
    Rilindja dhe Republika e Re vetem me hajdut-kriminelo-hajduto-tradhetaret nuk mund te behet kurre.

  9. titi says:

    Eshte interesant te identifikohet dhe njoftohet se ku eshte lene ky amanet i te shquarit studiues Robert Elsie; kujt i eshte percjelle dhe ne cilin dokument?

  10. besnik says:

    Per Sherbimet e medha e fisnike, per respektin qe tregoi per kombin e kulturen shqiptare, Robert Elsie duhet te ngelet i paharruar per popullin e shtetin tone.Puna e vepra e ketij kanadezi per shqiptaret eshte jashtezakoneshme.U prehte ne paqe!

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha lugati na shkrive
    Rrofsh qe na bone me qesh
    Se kemi dy dite rrodhem tu qa per dhite e Rigertes.
    @ Zoti Xhaferr Deva
    Pse te duket cudi
    A skemi ketu me tonelate sigurimsa ne PD.
    Pershendetje!

  12. Liri says:

    Mireae re vish ne atdheun tend te dyte miku yne Robert. R.I.P.

  13. Jak Boston says:

    Shpreh keqardhjen time per humbjen e ketij kontribuesi te studimeve albanologjike.
    Ata qe nuk pajtohen me ate cfare professor R. Elsie te mos humbin kohen neper komente, por me te bejne dicka me te mire nese jane aq te zotet.
    Une kam patur fatin te takohem nje here me Profesor Elsie para nje dekade ne Toronto dhe ruaj respekt te vecante per te.
    Shteti Shqiptar jo vetem duhet qe tia plotesoje amanetin, por duhet te nise nje epoke te re per te gjithe kontribuesit e ceshtjeve albanologjike dhe ata te ceshtjeve me rendesi kombetare qe te vleresohen ne maksimum dhe jo te mbulohen nga harresa.
    Shqiperia i ka harruar deri me sot te gjithe ata qe kane dhene per te dhe ne favor te saj dhe kjo eshte nje turp qe vazhdon edhe sot e kesaj dite me vazhdimesine e grupit te quajtur “Rilindje” apo grupi tjeter i Republikes se re e quajtur ndryshe dhe Republika e cadres, qe vetem e tille smund te jete ne kuptimin positive te fjales.
    Rilindja dhe Republika e Re vetem me politikanet-kriminelo-hajduto-tradhetaret nuk mund te behet kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje