Nga Pëllumb Kulla
Tanimë nuk është ai Politeknikumi 7 Nëntor që patëm lënë…
Sot ai quhet Instituti Harry Fultz. Është më i sistemuar, më i Pasur, më i siguruar me njerëz dhe me një portë të bukur hekuri që u hapet automatikisht automjeteve. Është më i pasur në mjedise dhe laboratorë, por jo më i dashur se atëherë, atëherë, kur u larguam që andej, të maturuar me diplomat e teknikut, në atë fundqershori të 1957.
Shkolla që sapo patëm kryer ishte një institucion i shëndetshëm, nga qendrat më të shquara të arsimit të mesëm, me pedagogë të përkushtuar, më të shumtët e të cilëve vinin nga studime jashtë vendit, që numëronin libra dhe manuale me autorësitë e tyre dhe me përkthime të vyera. Ishte ai vit, kur tre muaj pas diplomimit tonë, do të niste udhën historike edhe i pari Universitet i vendit! Dhe kontigjenti më i madh i mësimdhënësve të Universitetit vajti aty nga shkolla jonë! E ne e pamë me krenari këtë zhvendosje pasi vlerësuam edhe njëherë vërtetësisht kapacitetet e mësuesve tanë të mrekullueshëm.
Lamë pas oborrin e shkollës së dashur, me korpusin qendror, qënga ballkoni i të cilit çdo vit na pat uruar fillimvitin shkollor drejtori emërmadh Gjergj Canco, i rrethuar nga ai grup pedagogësh të vyer që sapo përmenda dhe dolëm që andej me urimin e pestë të z. Canco, për suksese në jetën e re në Kantierin e Madh të cilit i shëmbëllente Shqipëria premtuese e viteve pesëdhjetë me uzina, hidroçentrale, miniera, stacione të mekanikës bujqësore dhe kombinate gjithëllojësh.
Hynim në ca porta punësimi që nuk ngopeshin me njerëz të punës, me ca paga që na dukeshin normale ngaqë ende nuk gjenim mundësira krahasimi. Ishim të urtë dhe të përkorë nën nevojat e një vendi ku regjimi nuk ishte bërë ende i padurueshëm.
Ne, të porsadalët nga bangat e shkollës, ishim aq të rinj sa, gati-gati nuk kishim të formuar asnjë analizë mbi sistemin, nuk ia dallonim shoshoqit botkuptimin e ndryshëm prej tonit. Ndaj miqësia jonë ishte e dlirë. Dhe nga të gjitha nivelet e shkollimit miqësia më e shëndoshë është ajo e kohës kur dalim nga shkollat e mesme. Nuk dua të jem i prerë në këtë bindje, por përvjetorët e ndarjes nga auditoret e shkollave të larta, ne nuk i festojmë aqë, për të mos thënë nuk i festojmë fare. Asnjëherë mbase, qoftë edhe çdo pesë vjet, siç bëjnë shumë nga maturantët e rruzullit. Siç e kemi bërë ne maturantët e 1957 të Degës Mekanike të Politeknikumit, që më datën 23 shtator 2017 po e festonim së bashku, rregullisht, për të dymbëdhjetën herë, qyshkur, para 60 vjetësh, atë qershor të largët, ishim ndarë 86 të rinj dhe tani mblidheshim e shtrëngonim në krahë njëri tjetrin, ne, 33 të moshuar, pensionistë.
Ishte takimi ynë me rininë. Sejcili, në sytë e përndritur nga lotë malli të shoshoqit, shihte moshën e tij shtatëmbëdhjetë vjeçare. Tok me ata që na mungonin kishim qenë një brez i shëndetshëm dhe i suksesshëm, që u bënë teknikë të talentuar, shpikës, inxhinjerë, kryeinxhinjerë, shkencëtarë, pedagogë, dekanë, drejtorë, funksionarësh të administratës shtetërore dhe hierarkive politike… Dhe kishim mbetur miq, në një kameratizëm shatëmbëdhjetëvjeçarësh, pa mërira profesionale. Dhe as politike! Kishim dhimbjen e ëmbël të nostalgjisë, por edhe gëzimin e gjashtëdhjetë vjetëve qëkur patëm atë kufi të maturimit. Sejcili nga ne mund ta festonte 60 vjetorin në shtëpinë e tij, me familjen dhe të afërmit, por kurrë nuk do të lumturohej aq shumë sa kur ta bënte këtë, tok me Agronin, Mirin, Viktorin, Kiçon, Sulën, Rasimin, Gëzimin, Grishën, Hektorin, Fejzon, Rudin, Bajramin, Panon, Limanin, Venon, Alqin, Saraçin, Pupin… Prandaj për atë ditë i kishim kthyer krahët shtëpive tona dhe kishim rendur atje, që nga Gjirokastra, bile që nga Greqia, bile nga Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara… Kishim rendur ta shikonim lumturinë e takimit në sytë e njëri tjetrit, në sytë e personazheve të asaj ngjarje të ëmbël dhe të largët.
Kishim rendur që të gjithë për atje, në atë takim!
Takimi ynë ishte i bukur, madhështor, i shenjtëruar!
Ishte takimi me rininë tonë!
* * *
Me mendimin se takimi ynë meriton të jetë një shëmbull i rrallë, ne ishim të bindur që ky shëmbull kish në themel një kujdestar të përkushtuar më shumë nga ne të tjerët. Ne ngritëm dollira të shumta për organizatorin e pandarë dhe të palodhur, Agron Deliallisin. Ishte ai arkitekti i të dymbëdhjetë takimeve në çdo pesë vjet. Ishte ai që na dërgonte ftesat, na tregonte vendin, orën, përgatiste programin dhe listat.
Agron Deliallisi! Ishte ai edhe këtë herë, siç i uruam edhe të jetë, në ata takimet që vijnë. Dhe atëherë kur ne, do të jemi edhe më pak akoma.
Të gjitha këto grumbullime, sidomos këto të fundit e kanë patur minutën e heshtjes. Atë minutën e pashmangshme që ka trishtim dhe meditim.
Pastaj hareja ka qenë e pandarë. Sollëm aty çaste gazmore të përbërë nga kujtime, imitime shokësh, pedagogësh. Ishin imitime të bukura malli, të folmen e ngadaltë me “r” dhe “l” të përkëdhelura, të pedagogut të shquar hebre, Marko Menahem, i cili u nda nga jeta para ca vitesh në Izraelin e tij të ëndërruar. Kujtuam zotin Kodra, atë që shpjegonte ngadalë dhei ndante fjalët me një pauzë të gjatë në mes: Stoka….triçja! Pataj Lima… dhe ne të gjithë nën zë i përsërisnim vazhdimin e pritur: “triçja, triçja, triçja!” derisa ai të sillte gjysmën tjetër: …triçja! Të gjitha lëndët tek ne ishin dyorëshe me nga një pushim dhjetëminutësh në mes, për ne dhe për pedagogët, që zakonisht shlodheshin duke pirë ndonjë cigare. Një ditë zoti Kodra e zgjati aqë shumë, sa tamam në mes, në pauzën e tij ra zilja e orës së parë dhe ai sapo pat nisur: Lima… Në fillimin e orës së dytë ai hyri në klasë dhe nisi shpjegimin me gjysmën tjetër, atë të pathënën e orës që shkoi: …Triçja!
Kjo në të vërtetë, nuk pat ndodhur dhe atë ditë ne nuk kujtonim atë, por se si e patëm sajuar atëherë ngjarjen me teprimin qesharak.
Pastaj imituam profesor Petrika Koçon e shpjegimeve të frymëzuara në notat e larta, që na shpjegonte ligjet e Njutonit, si ai që cdo veprim ka dhe një kundërveprim dhe pastaj se si forca e ushtruar në drejtim të çernierës nuk prodhon lëvizje… E për ta konkretizuar këtë shkoi tek dera e klasës dhe na e mostroi: në fillim me një forcë të lehtë majtas porta u mbyll, pasta jai filloi të ushtronte forcë duke e shtyrë skajin e derës në drejtim të menteshava ajo nuk lëvizte megjithëse ai e shtoi forcën fort e fort mbi të. Në një çast, atë e lanë durt dhe balli i tij u përplas me pjesën e mprektë të skajit të derës. Gjaku i shpërtheu nga balli dhe ne u sulm ta ndihmonim ta shpinim në sallën e pedagogëve teksa ai rrugës na tregonte që e kish ushtruar forcën me saktësi drejt mentesheve. E lamë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë a për të transportuar në ambulancë. E teksa po bënim plane që në orën e dytë që na mbeti bosh, pa profesorin, të loznim futboll, befas ai na u paraqit rregullisht me kokën e fashuar me tri-katër pështjellje dhe e rinisi mësimin me thënien:
“E patë? Kemi mësuar se çdo veprim ka një kundërveprim! Unë godita derën, ajo më goditi mua! Është ligji i Njutonit!”
Na kishte buzëqeshur fati në ato vite. A kishin vallë moshatarët tanë, anekënd Shqipërisë, pedagogë të tillë?!
Pastaj unë kujtova grupin amator të teatrit të shkollës, udhëhequr nga i mirënjohuri pedagog i universitetit shtetëror, Kostandin Leka, interpreti televiziv i zbulimeve spaziale, autor librash fantastiko-shkencorë, fizikant i shquar që, në ato vite të rinisë së tij në Politeknikum, ndërtoi me ne aq shfaqje tërheqëse. Dhe ishte pikërisht ky pedagog, që më pas, edhe tre vite pas mbarimit të së mesmes, më mori për dore dhe më shtyu në konkursin e Shkollës së Lartë për Aktorë, që pat ardhur ta themelonte pedagogia e shquar ruse, Nina Çefranova. Profesor Leka bisedoi me Kujtim Spahivoglin, i foli atij për aftësitë e mia dhe nuk m’u nda deri sa unë u pranova në radhët e studentëve të asaj shkolle.
E kujtuam edhe profesor Kostandinin tok me gjithë ata pedagogë që e gjenim të natyrshme që në një takim kaq të shtyrë të nxënësve të tyre tashmë thinjoshë, të ishin që të gjithë të ndarë nga kjo jetë. Patën ikur duke na lënë të gdhendura fort, dije dhe mbresa, kujtime të ëmbla që meritojnë mirënjohjen tonë të pakufishme.
Ne, me pedagogë të tillë, patëm qenë vërtet të përkëdhelurit e fatit!
Bukur!
Nderime dhe respekte per ate brez qe aq shume bene per Shqiperine!
Ju uroj jete te gjate dhe pleqeri te mbare te gjitheve!
Artan .
Dhe villni vrere per Enver Hoxhen! Duhet t’u mbuloje turpi.
jeni thjeshte ca gallof qesharak . te kesh mbaruar ate shkolle dhe te lejosh mostra, injorante, ne fushen e teknikes, duetin berisha hajdari, te asgjesojne “boten” industriale te shqiperise dhe ta kthejne, ne kazane supe per mortoret dhe furnella sufllaqesh, per rinine e pa pune, do te thote te jeni shnerruar, ne qenje pa koke … nje t’me pasonte, do therrisja, sa te “çahej” qielli …grumbulloheni dhe tuf pale . ashtu siç ishit, aktivitetin e pare, qe t’i lejonit vetes, kur u mblodhet; minimalisht te shkonit ne organin me te larte shteteror dhe t’a nxirnit jasht per bythe titullarin e institucionit, per t’a bindur se çfare masakre, i eshte bere shkences dhe teknikes, se ketij vendi . dhe kete t’a benit me autoritetin qe i dha kombi shqiptar, armates se personelit “inxhinjero teknik”, qe shqiperia, as ka pas me pare dhe as do kete ne te armen, po vazhduam keshtu…..
Shkrim shume emocionues!
Pjesa me e madhe e ketyre ishin spiune te sigurimit duke filluar nga autori i shkrimit.
Nuk ka nevoje per koment…..
Dil me emrin e vertete, mor mi, mor frikacak! Autori i shkrimit hedh peshtymen mbi anonimitetin e nje shpifesi frikacak!
Po te jesh ti “Genti”,i pa kenaqur Dje dhe i kenaqur Sot me veten tende dhe me vendin tend , t’i kam bere hallall te gjitha,edhe balten qe hedh mbi keta burra me thinja qe ndertuan dhe e lartesuan Shqiperine.Po te jete se urren Shqiperine e ketyre burrave dhe te pelqen Shqiperia e sotme e droges dhe e kumarit,e kurverise dhe e dembellikut, hallall ta befte zoti.Ti me siguri me ato qe thua perfqeson shumicen e shqiptareve,apo jo?Ne se ke gje me autorin e shkrimit thuaj,ke ka denuar,ke ka futur ne burg,ndryshe je njeri i vockel dhe shpirtzi,ashtu ke lindur xheloz, dhe nga ky ves do vdesesh.
pllumi vete s’ma mer menja gento..po ato tjeret ja ke gjasu me duket
te botohet dhe komenti i pare, por me kete te dytin, po dal nga roli : çfare njerezilleku . jo pellumb; se s’dinim te krahasoheshim me boten por ne ate kohe, gjithe bota ishte me ne . te mos harrojme se gjysma e globit me bs -ne dhe kinen e madhe, ishte me te vertete nje shprese per boten . por boten sot, me sa duket, qe ketej e mbrapa e sundon egoja pa vlere dhe jo humanzsmi i skajshem, i kohes sone, te athershme .
Kujtim i bukur,per kujtime te bukura dhe te pashlyshme,femije ne moshe,te padjallzuar,shoqeri e paster,politeknikumi,shkolla e Dakeve,une qe po ju shkruaj jam i vitit 67~71,Shqiperia ne shkallen me te larte te industrializimit,i paraprinte me specialiste cdo vepre qe do te ndertohej,niveli profesional i te cileve,per kohen kishte shume pak diference me inxhinjrine,e vetmja shkolle ne republike Uzine~Shkolle~Ferme,nje jete e veshtire,por e bukur,me kujtime te pashlyshme,respekt per ju qe jeni brezi i pare,respekt per te gjithe brezat
Z.Pellumb ! Ju pershendes e Ju falenderoj per kete shkrim teper human dhe te ndjere ! Jam nje ish- “Polikums” (elektrik) ,qe e lexova me nji fryme e i prekur nga mesazhi i mesiperm ! gjithmon i lexoj me deshire shkrimet qe Ju botoni here pas here ! ! Ju uroj gjithe te mirat,Mimmo !
Keta “shpiken” Traktorin e uzines Traktori qe kur po I benin proven nuk ndizej.Shpikjet e tyre I bene shqiptaret qe me 1991 te hidheshin ne det.Mesuesit inteligjente Enver krimineli bashke me ate dobicen parti te tij I vrau ,I burgosi dhe I beri qe te arratiseshin nga ky vend dhe me pas ngelet ju te “Talentuarit” e shpikjeve te teknikes primitive.
Genti, sa vjec je ti? Sado qe te jesh, edhe 80 vjec, vitet e tua nuk mjaftojne per te mbuluar njerezit e masakruar, burgosur, vrare, internuar nga familja e Pellumb Kulles. Po ty kjo nuk te intereson. Nuk te intereson, qe eshte nje ish i denuar per kater vjet ne guroren e Shashices, nuk te intereson, qe emri i tij ish ne listat e zeza te pushkatimin ne rastin me te pare te ndonje trazire politike, nuk te mjafton ta dish se per vite me radhe i ndalohej t’i vihej emri kur shkruante e vinte qindra pjese ne Estraden dhe Teatrin e Fierit, qe fale talentit te tij u be Akademia e Humorit Shqiptar. Ty te mjafton vetem llogorja jote e piste e sharjes, e helmit, e mohimit te nje vlere te rralle si pena brilante e Pellumb Kulles, padyshim e me te mirit shkrimtar qe ka letersia e humorit tone. Ti do vdesesh pa lexuar qofte edhe nje rresht nga vepra e tij. Dhe une te siguroj se sa do sheroheshe prej ketij vreri, po ta lexoje Pellumbin, do pastroheshe, do te te behej jeta me e bukur, me e qete, me e mire. Po ti do vdesesh pa e provuar kete kure shpetuese…letersine e madhe. Meshire per ty! Amen!
Ne fakt tani po u mban ison pjellave te atyre qe e internuan
Perplasjet ne futboll midis …polikumsave ….dhe ….begsave…ishin nje histori me vehte…
Une jam Polikums I 1987 1991
Maj men kur ziheshim me barkderat sampsite te 326s
Vite dhe shoqeri e paharuar
Eh ç’me kujtove nje ndeshje qe eshte luajtur ne stadiumin Qemal Stafa aty nga viti 1980 ose ne 1981 .Ndeshja u zhvillua para nje derbi tiranase (Partizani me Dinamon a me 17 Nentorin). Ne ekip kane qene Mirel Josa ,Mançe,Lekbello ka pasur dhe futbolliste te tjere po skleroza ben te veten dhe i kam harruar. Dhe mos harroni Naqen e fiskultures.Qe i binte stadiumit perqark qe te inkurajonim Polikumin.
Respekte te gjitha brezave ,pavaresisht se ne Tirane na shikonin pak si plangprishes deri diku dhe me perbuzje.
Nje shkrim prekes dhe emocionues. Jam nje politeknikumse e viteve te voneshme 1982-1986. Respekt.
Sa mall kam te isha dhe une .Z kulla nji kujtim shume i bukur dhe te pergezoj per shkrimin.Nga fotot nuk munda te njoh ndonji mik mbas 65 vjetesh se koha na ka zbardhe floket.I perkas viteve 1951 -1955 dhe ne foton e dipllomes mungojne shume. Nga shume large pershendes shoket e klases elektrike qe nuk jane larguar nga kejo bote.
Me kujtime e atyre viteve jetojme- Faleminderit Z Pellumb Kulla.
I nderuar Pellumb Kulla ,faleminderit sa na keni sjelle ato kujtime te vyera.
Une qe po te shkruaj,ne viti 1953,isha nje nga me dashamiresit e politeknikumit “7 Nendori”dhe me shtepi aty karshi tij
nxenes te sholles 7 vj.”10 korriku”
Politeknikumin e kisha deshire,(ato vite im vella,drejtor i “Oficines me emer ato vite ne “Ruga Ura”.
Kur beme ato kerkesat,(Maj 1953)per shkollen qe do te vazhdonim, Politeknikumin “7 nendori”shenova te parin.
E lexoi drejtoreshe e shkolles e nderuar dhe e ndiera,Antoneta Koc(Deputete ate kohe)dhe, ma kundershtoj
-Ti do te shkosh ne gjimnaz dhe pike.(isha me nota maksimale,sa Kom Cetes pioniereve).-Ne gjimnaz ty, te hapen shume horizont,pastaj- a do te realizosh amanatin e babait atje ne Zavalanin e “Dangellise Naimjane”teksa jepte shirt, -ma beni djalin e vogel Doktor- se nga mungesa e tij, po vdes(1945).
Ashtu u be.(pa varesisht c’me ndodhi mua..nisur Fakultetin e mjekesise 1963).Kisha shume shoke aty,po njeri me mbeti shok i jetes,bere deri
Inxhinier elektrik Halil Hali i ndiere. Ne Vlore do linte histori,si Drjetor i Nd. Elektrike…(Kush nuk e di, historine e tij…ne ate viziten e Hysni Kapos,
ne vendlindie dhe, nderpreria e energjise elektrike teksa Ai, bashebisedonte me bashkefshatret. Halilin e pushoj Kryetari Vlores e, pas nje viti,
kur e mori vesh i ndieri Hysni Kapo,e ktheu ne detyre. Kryetarit komitetit servil i dha mase..)
Peng e kam qe nuk shkova ne ate sholle me emer ne Tirane e qe per fat,Drejtor ishte ,si e permendi ju i nderuar babai shokut tim ,
nuk mbarova ate shkolle,pasioni im. Mire qe dola mesues dhe sa u bera Drejtor Kulture e shkolle nga ZallMneri ,Zall-Dajti e ne Katund te Ri,ku hapa
te paren klase te punes me metal me mesues, nje djale pasionatdjale, mbaruar ate politeknikum, Agron Morava quhet,sot, nje nga botuesit me te degjuar te librit, me shtypshkronjen e njohur “MORAVE”, ne Laprake. Kush nuk e njeh Agron Morave. E falenderoj se, pos librave te letersise sa revista, boton Libra shkollore.
Me vjen mire qe ajo shkolle pati ate vijimesi, qe nga drejtori i pare qe e krijoi Amerikani njohur Hari Fuls, me mesuesin dhe drejtorin veteran si e cilesoni Ju, te ndierin Gjergj Canco,djali i tij pasues Zhani Canco bere Inxh.i talentuar deri projektues,sot pesionist aktiv,deri ne Rt/shqiptar .
Faleminderit i nderuar Pellumb Kulla dhe nje here,dhe shendet e miresi,basheokehesit tane..
Mua keq me vjen se kete 1 shtator shkolla e Zall-Dajtit,(7 Vjecaria ne vijimesi e Mesme bujqesore deri me konvikt) hapur per ere te pare me !967-71 perkatesisht une Drejtor Kishte 50 vjetorin e saj, Fatkeqesisht pa viteve 90t mbyllur.Nuk di a u be nonje aktivitet perkujtimor,mbetur si shkolle 8 vjecare me klasa kolektive .(pasoje e kohes qe jetojme). Para se te nisesha per kete(Toronto) shkova ne Zal-Bastar,(Keshilli bashkuar aty sa shkolla e Mesme, deri lashe amanete?! Mire qe ne Zall-Bastar vazhdon me sukses Ajo- shkolla e mesme pasuese,me emrin e drejtorit te pare,ndare nga jeta; i ndieri; ” Nazmi NELA.”..
Me shume konsiderate
pensionisti 82 vjecar ne rruget e emigracionit
Dhimiter M.Xhoga (Guri Naimit D.)
MOS OR PELLUMB SE NA KEPUTE SHPIRTIN !
Paskeni qene te vetmit qe bete Shqiperine e enveroxhizmit, moderne, me industri te zhvilluar e bujqesi te perparuar, e.. me estrade fierake shembull per gjithe Shqiperine (?!)
Po ke harruar ama te kujtosh, qe te paret qe skartoheshin qe ne vitin e pare ne Universitet, per injorance e pa aftesi, ishit pikersht ju, politeknikumsit e Tirones.
Ndryshe me te ardhurit nga gjimnazet e shkollat e mesme, ata qe e bene vertete Shqiperine, ne vite, simbol i kultures, dijes, shkences.
He pra or torollak me oke, me thuaj ca emra qe mban ne kujtese, me prejardhje nga politeknikumi, qe kane bere karriere ne çdo fushe te ekonomise e politikes shqiptare.
Ah, vertete harrova, ishte (politeknikumi) burim i kaqoleve si ti, qe benin per te qeshur vetem brigadieret e stallave te lopeve te Myzeqese, Zadrimes e Babruse se fameshme.
Novruz bolja politeknikumi nuk nxirrte politikane por teknike dhe kush mbaronte te larte dilte inxhinjer.Degjove o koke loqe degjova thuaj.Tek insituti fizikes berthamore 80 perqind e atyre qe punonin kishin mbaruar politeknikumin .Kam pasur ne paralele nje qe mbaroj te larten per elektronike .Beri nje mater ne Belgjike dhe eshte nje nga programuesit me te njohur ketu (Belgjike) .Prandaj koke bole mendohu para se te flasesh ,behet fjale per teknike te mesem .Pyet nje çike o bole per deget e inxhinjerise elektrike dhe elektronike sa perqind e atyre qe vinin nga politeknikumi ngelnin.Per kulture gjenerale ata te gjimnazeve dilnin shume me te formuar ndersa per teknike politeknikumi mbushte gjysmen e uzinave dhe fabrikave me specialiste.Biles po te shikosh edhe sot jashte shtetit sektori qe kerkon me shume punetore jane kjo kategori personash qe kane mbaruar per teknike .Dhe tjetra ,askush nuk po fyen ata qe mbaruan gjimnazet ose shkollat e tjera te mesme si bujqesorja ,teknollogjiku ,tregtarja ,Jordan Misja etj ..etj.Secila nga keto te mesme nxirrte specialiste per ne fushat e ndryshme. Qenke tip i rrjedhur nga trute ti bashke me ate Mentar karin qe i jane tredhur trute.
Do te ndalem vetem ne nje fraze te shkrimit: “ku regjimi nuk ishte bere ende i padurueshem”. Jemi ne vitin 1957. Kishin filluar te frynin erera te lehta te “lirise” mbas Kongresit te 20 te PKBS nga Hrushovi, qe me pas edhe keto erera u zhduken krejtesisht dhe u zevendesuan me “tufanet” e revolucionarizimit. Por, autori nuk duhet te harroje se nga 1994 deri ne 1957 regjimi jo “i padurueshem”, por ishte nje diktature e eger ndaj mijerave te denuar me pushkatime e varje ne gjyqet e kurdisura, mijera te internuar etj. etj. Keto nuk duhet t’i harroje autori. Por, per autorin ai regjim asnjehere nuk u be “i padurueshem”.
Gabim shtypi: nga 1944 deri 1957, regjimi ishte i urryer.
I urryer ishte regjiimi Joel, po ti e durove sic e duroi autori. E durove aq mire sa po komenton me 2017 dhe ke paturpesine te thuash qe vetem autori e duroi. Do ishte mire te ishte i padurueshem edhe per ty e te kishe shkuar ne p. te sateme, te qelbje ndonje grope me kermen tende e t’i lije te patrazuar lexuesit qe te shijonin nje shkrim te sinqerte e plot mall per rinine e tyre megjithese te veshtire.
o Genti, o plehre , nuk mundesh ti te hedhesh balte mbi moshen e tyre!, Cfare do te kene qene ata,sipas teje, mbeten brezi me i shkelqyer i shoqerise tone! Por ti me siguri je nje gjiriz ,qe hedh balte mbi vitet e tyre, mbi punen e shkelqyer,qe kurre sdo te krahasohet me brezat,qe do te vijne, sepse ata jeten e tyre e vune ne sherbim te shqiperise, te atdheut, ne sherbim te edukimit te brezave,qe pasuan dhe ne e dime shume mire cfare kane bere ata, per te zhvilluar industrine mekanike ne kete vend, por qe njerez si ty i vune kazmen! Turp per ty dhe respekt e mirnjohje per keta njerez te shquar! Paci jeten e gjate zoterinj!
bo,bo; ky komb, eshte per reanimacion truri . po askush nuk tha, qe politeknikumasit, duhej te nriheheshin ne revolte ekstreme, per te tredhur autoret e çindustrializimit te shqiperise ???? askujt xhanem, askujt, s’i ka vajt mendja ????? atehere jeni sharlatane, ose pa tru ….a mund te quhesh me inxhinjr, ose teknik ne shqiperi, kur uzinat dhe fabrikat qe ndertuan dhe u mburren, brezat e politeknikumit, u zevendesuan, me kazana supe dhe furnella sufllaqesh???!!!