Zbulim i rëndësishëm arkeologjik, ekspedita gjen një lagje periferike në Maliq

28 Shtator 2017, 17:46Kulturë TEMA

Gërmimet arkeologjike pranë vendbanimit të Maliqit në Korçë, kanë nxjerrë në dritë një lagje periferike që i përket prehistorisë.

Arkeologët kanë provuar vazhdimësinë e jetës në këtë vendbanim duke nisur që nga viti 4 mijë para erës sonë, ndërsa Bashkia është duke projektuar ndërtimin e një muzeu të gjallë që do t’i shërbente turizmit kulturor.

Kërkimet dyjavore të një ekspedite të Institutit të Arkeologjise në fushën e Maliqit kanë nxjerrë në dritë një vendbanim, që i përket periudhës së prehistorisë.

Nga gërmimet, të cilat u fokusuan në anën e djathtë të lumit Devoll, u arrit të zbulohej një prej lagjeve periferike të vendbanimit të Maliqit, në të cilin janë gjetur gjurmë që provojnë vazhdimësinë e jetës prej vitit 4000 para erës sonë.

Në këtë vend ku jemi ne u qëllua në shenjë. U zbulua një nga lagjet periferike të vendbanimit prehistorik të Maliqit. Në sektorin A që ndodhet në krahun e djathtë të Devollit në vitin 666 është zbuluar 900 metër katrorë e banimit palifitik nga profesor Frano Prendi dhe bashkëpunëtorët e tij. Është nga vendbanimet palifitike më të mëdha në Europë,” tha Adem Bonguri.

Arkitektura e vendbanimit, si dhe zbulimi i fragmenteve të enëve prej qeramike, veglave të punës dhe zbukurimet prej balte plotesojnë kuadrin e mënyres se jetesës së banorëve të hershëm të kësaj zone, ndërsa mjaft interes kanë edhe zbulimi i shtresave kulturore, që fillojnë me periudhën e hekurit dhe mbarojnë me bronzin e vonë.

Zbulimi i kompleksit të banesave palafitike ka nxitur bashkinë e Maliqit të projektojë ndërtimin e një muzeu të gjallë, në shërbim të turizmit kulturor/Oranews

5 komente në “Zbulim i rëndësishëm arkeologjik, ekspedita gjen një lagje periferike në Maliq”

  1. Jeniçeri says:

    Kane qene myslymon me siguri!

    1. Maliqi says:

      Jo,e ke gabim.
      Kane qene nga ata qe q…ë robt e tu dhe me vone gabimisht dole ti ne skene.

  2. joel shkodra says:

    Se profesor Frano Prendi paska jetuar ne vitin 666 tani po e marr vesh, por edhe une paskam jetuar ne ate vit, sepse e kam njohur profesorin!

  3. Projekti says:

    Mos, i zbuluan bodrumin Janulles.

  4. kovaçi says:

    Ore une kam pare e degjuar bole po boleee vertete nga trute e kokes por ai qe e ka shkrojtur a botuar kete me siper i kalon te tera parashikimet nuk po hyje ne ate 4000 vjet-shin para eres sone por po kapem ne nje detaj aty ku thote citoj: qe fillojne me periudhen e hekurit dhe mbarojne me ate te bronxin e vone !!!!!!!!!!!! Nuk po bej me komente…….. reflektoni ……… 4000 vjet para eres se re u derdhkerka hekuri (kur hahej akoma mishi i gjalle pa u pjekur ) dhe me mbrapa u derdh bronxi …………… !!!!!!!!!!!!! Ne cilen shkolle ke mbaruar studimet fillore ore tu mbyllte ????!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje