Një ditë pas bënë publike platformën për ringritjen e PD, ish-deputetët Ridvan Bode dhe Astrit Patozi, pjesë e grupit të të kritikëve të Bashës ,zhvilluan një takim informues me gazetarët.
Gjatë fjalës së tij, Patozi tha se platforma e paraqitur dje rrëzon idenë e fraksioneve në Partinë Demokratike.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Bode, duke shtuar se qëllimi i kësaj lëvizje brenda PD është bashkimi përmes një analize të thellë dhe jo të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në gjithë nivelet.
Bode u kujdes të nënvizonte se rizgjedhja e kryetarit të PD-së është kusht i panegociueshëm.
“Një grup drejtuesish të PD-së, anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit, ish-drejtues i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm.Bashkimi i PD-së përmes një procesi zgjedhor është qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike. Të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi, i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit.
Nuk kemi organizim juridik por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë, por tashmë kërkesa është publike. Do takojmë demokratët anembanë Shqipërise. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë. Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktual, qëllimi është më i gjerë, bashkimi përmes një analize të thellë dhe jo të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit.
Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm analize dhe zgjedhjeve.Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur.
Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë,” u shpreh Bode.
Platforma mbështetet nga disa ish-drejtues dhe deputetë të PD si Majlinda Bregu, Besnik Mustafaj, Julian Deda, por ajo që bie në sy është fakti që mes emrave nuk ndodhet Jozefina Topalli, Eduard Selami, Genc Ruli dhe Arben Imami.
Lëvizja për demokratizimin e PD, synon t’i japë zgjidhje krizës brenda partisë pas largimit të disa figurave të rëndësishme nga lista e kandidatëve për deputetë dhe humbja e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.
JU KAM SHKRUAR DISA HERE.
BASHA NUK JU KONSIDERON FARE FARE FARE!
VETEM BERISHA MUND TA DETYROJE bashen qe te pranoje te rihyje ne zgjedhje ashtu sic e kerkoni Ju.
Atehere,çfare kane Topalli,Imami,Ryli,Selami qe nuk jane pjese e kesaj nisme? Mos vall presin ndonje situate tjeter? Mos vall kane frike se Basha ua kendon kuranin mbi koke? Apo nuk kane besim te njeri tjeteri? Duket qe flasi larte e poshte,lajne e lyejn sa me bukur,shajne vençe,por me sa duket qendrojne me krahe ne qafe dhe me gishtin mbrapa by…s se njeri tjeterit.Turp.Parti alabakesh.Pa unitet.Jini kethyer ne çoban dhish.
Doli fshatari Bode se i dhimset partia. Ndyresirat duhet te japin llogari per milionat qe I kane bere dem shtetit dhe pervetesimet me Sali baben ne krye. Vetem 24 ore e doja sadistin Enveri se do ti varte ne mes te sheshit duke i lene ti hanin mizat. Historikisht vendi yne i vogel nuk ka pare hajduteri te ketij lloji ne 25 vjet. Tek ne hajdutet jane krenar dhe kujtoj nje kryetar bashkie qe kur pinte e behej tape bertste dhe tregonte per shumat ne miliona qe kishte mbledhur. Dhe kur beheshin mitingje dhe dilte Sali gomari dhe thoshte kryetari yne i nderum. Keta jane njerezit tane qe as skuqen apo zverdhen. Bode ka biznes ne USA me te afermit e familjes dhe jo ne emrin e tij . Me paret e juaja o popull gjumash.
Se sa idealiste jane Bodja e Patozi me shoke,te gjithe i dime dhe i njohim…
Gjithe qellimi i kesaj “levizje” eshte rikthimi ne kolltuqe…
Per keto fytyra ka folur e shkruar i Madhi Fan Noli qysh ne 1923:
“…Na mungojne vetem idealet e antropofageve.Po per t’u zene vendin e tyre kemi kolltukofaget,krymba te verdhe me koke te zeze,qe rriten ne plaget e infektuara te Shqiperise ne lengim,kepusha qe mund t’i coptosh,por jo t’i shqitesh nga trupi qe kafshojne dhe thethijne.
Herodi tregon se ne betejen navale te Salamines,nje athinas kapi nje anije persiane me doren e djathte e s’e leshonte,gjersa ja prene e atehere e kapi me doren e mengjer,ja prene edhe kete,atehere e kapi me dhembe e s’e leshoi gjersa i prene koken.
Sikur te ngjallej Herodi,perseri do te shikonte qe kolltukofaget tane jane me te forte se ky trim legjendar i vjetersise antike.Qe t’i shqitesh keta tanet nga kolltuku duhet t’i presesh jo vetem duart e koken,por edhe kembet dhe trupin.”
Nuk e ka komoditetin PD ne kete pozicion opozitar me nje qeveri te kriminalizuar, qe te percahet e te beje te tilla “luftera ” mbrenda vetes. Me duket teper hipokrit pretendimi se keta ish drejtues te PD, paskeshin merrak per “bashkimin” e partise. E gjithe kjo histori nisi me zgjedhjen e nje lideri te ri te PD, pas dorheqjes se Berishes. Jo vetem “antaresia”, ne emer te se ciles flasin pjestaret e ketij grupi, por edhe pjesa dermuese e shqiptareve, jo vetem te djathte, por edhe te majte, bazuar ne performancen dhe formimin e pergjithshem, per sejcilin nga keta “rebele”, e kane bindjen qe asnjeri prej tyre nuk i afrohet Bashes per merita. E tere histeria keqdashese ndaj Bashes, duket kjarte se e ka bazen ne xhelozi personale, perse te zgjidhej ai nje politikan i ri si lider, e jo “te vjetrit” e kjo histori ka pak lidhje me humbjen e zgjedhjeve te fundit, por dihet se ka filluar qe ne zgjedhjet e 2013-tes. Dihen tashme arsyet kryesore te humbjes ne keto zgjedhje dhe e pranoi edhe OSBE e ODiR ne raportin e tyre se votat u shit-bllene masivisht me parate e kanabisit. Mund te jene shume pak antare te PD, qe te mendojne se po te ishte lider i PD Patosi, Bode apo ndonje tjeter nga ky grup, PS do te humbiste , atehere mbi cfare llogjike pretendon Patozi, duke vene kushtin e perjashtimit te Bashes ne gare ?
Lexoni kete vjershe mediokre per keta delenxhinj politikane qe e katandisen vendin ne kete derexhe.
Trishtim me Heshtjen
Në këtë tufë vjershash ndoshta s’ ka lule-manushaqe
po shqetësime të sinqerta që vlojnë diku në shpirt,
s’ janë këngë tallava e as imitime budallaqe
që nëpër ekrane me bujë po na mbytin çdo ditë.
Më ther në zemër për këtë Atdheun tim të bukur
brengën që më brengos me juve desh ta ndaja,
në vend që të fluturonim në qiellnajë si flutur
baresim kuturu rrugëve e rrallë nëpër maja.
Për njerëzit më duket bëra një libër të sinqertë
se ju më jeni porsi lule e pastër në pranverë.
Për vjershat kam besim se prapë do jeni të vërtetë,
ndaj u lutem, vërejtjet mos m’ i kurseni asnjëherë.
Më dhemb vendi, nga thelbi i zemrës ju përshëndes
ky është takim i ri, me poezi po u shtroj sofrën,
sepse ëndërr kam që Shqipëria jonë në univers
të më ndrijë si Skënderbeu kur mbrojti Europën.
Është e fundit kjo tufë me vjersha, që desh e grisa,
nuk më bën zemra, të këndoj vuajtjet që heq atdheu.
S’ mund të kem mirësi për atë dyshen Nano-Berisha,
zot, për ta pse s’ më dhe atë forcën që kish Anteu?!..
Ata kanë njëzetë e pesë vjet që na morën zvarrë
sa popullit në tru ia jepte kjo famëkeqe dyshe,
se vendin e bekuar dhe brilant bënë për të qarë,
në histori për mafiozët s’ ka si të flitet ndryshe.
Ata herët kërkuan të futemi në Europë
birbot që në hapat e para na hodhën hi syve.
Në të vërtetë vendin e zhytën më keq në gropë
ne fakirët tani u falemi më kot perëndive.
E kjo pari që mashtrimi të mos u dilte sheshit,
prodhuan veç fjalë hipokrite për të bukurin vend;
aq sa popullit prej tyre i dhembte daullja e veshit
nga psikoza tani s’ ka mjek të na shërojë nga mendt.
Dhe ne heshtëm pa mbarim para parisë së dështuar
lejuam krimin e llahtarshëm të këtyre bandave,
duke humbur vite e dekada, jemi të vonuar,
kaq gjatë u bëmë përkulje këtyre të marrëve.
Kapur nga klane mafioze, grupe, banda e çeta
janë akoma në sinkron me kompaktësi të frikshme,
sa shohin dhelprat se u rrezikohen zhvatjet e veta
kërcënojnë me jetë, shpikin teori të përbindshme.
Tjetër gjë kërkuan studentët në vitin nëntëdhjetë
mafja u mori lirinë që e ndanë në ngastra;
popullin e vuajtur zhytën në llum siç deshën vetë
përbetoheshin se do drejtonin me duar të pastra.
Me të drejtë revoltohem për heshjen tonë të gjatë
që i lamë të na shkelin banditët si gjethet në vjeshtë.
Në tërë globin s’ është parë më e poshtër fushatë
ne rrimë, shikojmë, shullëhemi në diell, të mefshtë.
E dini që nuk janë kaq trima këta minj gjirizash
kur populli ngrihet si uragan për drejtësi të paparë?
Vini re si përbetohen dhe si zvarranikë drizash,
servilosen, sikur ç’ u takon ata paskan marrë.
Për atdheun e bukur do më flasë pareshtur zemra,
se në kokë vazhdimisht duhet ta ketë zemrën burri,
e jo të përplasë buzët mekanikisht si në ëndrra
është rasti si trimat qëmoti t’ i bëjmë ballë çdo llumi.
Unë s’ dridhem në kaos të globit, bëma kanibalësh,
që vendin tonë të diellt’ me një popull krejt qelibar,
kopukët e futën në errësirë të zhytur hallesh
betohem atdhe, për ty do mbetem më i miri ushtar!…