Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka deklaruar se koncesionet e dhëna po rrezikojnë rritjen e borxhit për Shqipërinë..
Ai thotë se LSI ka propozuar një nismë ligjore për koncesionet për të frenuar dhënien e tyre.
Mes të tjerash Vasili shtoi se ekonomia është duke shkuar drejt regresit duke u shprehur skeptik për të ardhmen.
Sipas tij, “gjithashtu Fondi flet qartë, që edhe praktika, “projekti madhor” prej 1 miliard eurosh, i cili do të bazohet pikërisht te koncensionet është as më shumë dhe as më pak, se sa një lajm i zi për shqiptarët dhe një lajm i bardhë për oligarkët dhe pushtetarët.
Ndaj për këto arsye, Fondi jo rastësisht nënvizon që ndërkohë që do të kishim të njëjtin impakt kaq negativ mbi ekonominë shqiptare të koncensioneve, pohon gjithashtu që ky menaxhim shumë i dobët i ekonomisë ka krijuar përsëri borxhe të reja.
Dhe qeveria që dikur krenohej se do të kishe borxhe zero, sot ka jo më pak se 120 milion euro ndaj bizneseve. Dhe kjo situatë është një situatë e cila rëndohet, pasi dhe vizioni i ekonomisë është krejtësisht I kufizuar, pa vizion dhe pa projekte të reja.
Pohohet gjithashtu që për shkak të këtyre arsyeve të mëdha që lidhen në mënyrë të veçantë me këto negativitete, rritja ekonomike do të ngadalësohet në vitin 2018”.
harruat kohen kur keni qene ju se ne cfare regresi ka qene? me 7% tuaj vec e rrenuat shqiperine e tani na dilni duke “na mbrojtur”? ik o vasillaq merru me onin se per reklama edhe beje icik.
Do ti beja dy tre pyetje ketij doktori me profesion hajdut !!!!!
1-A deshiron ky,qe keto investime te behen ne Shqiperi apo jo?
2-Nese po,pse nuk e thote rrugen se si te gjenden keto para?
3-Pse nuk u bene keto gjera kur edhe ky ishte pjese e qeverrise?
Apo tani ne opozite e ka shume kollaj te shaje e bertasi!!!!
Hajdut dhe kaluar hajdutit ka qene eshte dhe do te mbetet,ky qelbesire!
ik o kokpalar mos na shit dengla sikur ju interesojn hallet e shqiptarve. tju kishin interesuar nuk do i kishit vjedhur ato 7% pa hesap qe keni marr ne kohe te sales dhe mos dil me se vec sa na e peshtiros akoma me shume