Minoritetet kërkojnë një ministri të tyren, bursa për studentët

4 Tetor 2017, 08:48Politika TEMA

Komisionet kanë nisur punën këtë javë me shqyrtimin e ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Ditën e djeshme gjatë mbledhjes së dy komisioneve, atij të Ligjeve si komisioni përgjegjës dhe Komisioni i Jashtëm për dhënie mendime u dëgjuan përfaqësuesit e pakicave Kombëtare, të shoqërisë civile si dhe ekspertë e akademikë.

Të gjithë shprehën vlerësimin e tyre për nismën e këtij ligji, megjithatë kërkuan përmirësimin e disa pikave, si për shembull, lehtësimi i kompetencave të ngarkuara kryeministrit, apo kërkesa për përfaqësim e pakicave në këshillat bashkiak për t’u aktivizuar në hartimin e politikave vendore.

Gjithashtu përfaqësuesit e minoriteteve kërkuan të kenë një ministri të tyre. “Krijimin e një Fondi për Marrëdhëniet Ndërkulturore. Fondi miratohet si zë i veçantë në buxhetin e shtetit për mbulimin e të gjitha shpenzimeve financiare vjetore që burojnë nga zbatimi i këtij ligji.

Shtim të numrit të bursave për studentët nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe bashkitë. Krijimi i një ministrie për minoritetet me qëllim përmirësimin e politikave sociale”, thanë përfaqësuesit e grupeve të interesit. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi se ligji është angazhim i hershëm i shtetit shqiptar dhe se ky ligj është ndër dokumentët më të plotë që trajton pakicat kombëtare.

“Ligji që po diskutohet sot është një angazhim i hershëm i shtetit shqiptar, një angazhim që buron kryesisht nga përkatësia që ka në instanca ndërkombëtare, nga anëtarësia jonë në Këshillin e Evropës, nga aderimi i Shqipërisë në Konventën Kuadër për minoritetet e Këshillit të Evropës, që ndoshta është edhe dokumenti më i plotë, më gjithëpërfshirës që merret apo trajton të drejtat e pakicave kombëtare”, tha Bushati.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve,  Ulsi Manja njoftoi se të gjitha propozimet e depozituara me shkrim nga përfaqësuesit e grupeve te interesit do të merren në konsideratë.

4 komente në “Minoritetet kërkojnë një ministri të tyren, bursa për studentët”

  1. like says:

    pakicat kombetare ta njohin shtetin e respektojne si gjithe te tjeret. ndryshe po qe per tja hypur njeri tjetrit behemi te gjithe pakica kombtare.

    1. Klimax says:

      Ne radhe te pare, respekti eshte reciprok more like!
      Ne radhe te dyte, te drejtat e minoritetit nuk demtojne te drejtat e shumices apo sic thua ti, ” per tja hypur njeri-tjetrit”!
      Ne radhe te trete, te qenit minoritet, nuk do te thote te ket te drejta me pak se shumica, por te barabarta me te! Keshtu qe mos u tremb edhe po qe se edhe ti apo “te gjithe ngeleni pakice kombetare”!
      Ne radhe te katert, nje shtet apo pushtet nuk mund te quhet demokratik kur me propagande e metoda nacional-shoviniste e diktatoriale mohon te drejtat e minoriteteve dhe mbi te gjitha perdhunon e vjedh pronat e tyre!
      Ne radhe te peste nje pyetje. Perse ju, “patriotet”, trembeni kaq shume qe minoritetet kerkojne te drejtat e tyre kur dhe BE-ja e SHBA-ja ja ka vene si detyre kryesore qeverive shqiptare qe dhe ajo (Shqiperia) ti afrohet sado pak demokracise perendimore?

  2. arben says:

    Kembanat e alarmit po bien per shqiptaret.Te gjitha shtetet fqinje shoviniste po bashkohen kunder Shqiperise.Nga brenda vendit kolona e peste eshte me aktive se kurre duke krijuar pakica te pa qena kombetare te cilat nuk jane gje tjeter vecse sebepi per te filluar edhe njehere coptimin e vendit tone si ne luftrat ballkanike.Jo me kot Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia u mblodhen e bene mareveshje per nje bashkepunim per sigurine e Ballkanit.Duhet te jesh idiot e te mos kuptosh se ne nje kohe kur neve na kane vene ti nxjerrim syte njeri tjetrit te tjeret bashkohen e hartojne plane ogurzeza per ne.Kush nga shtetet fqinje u njeh te drejtat pakicave kombetare qe I kane shume me teper se ne ne numer.Asnje.I pranojne vetem si pakica kulturore pasi e dine friken per problemet qe krijohen.E megjithse jane ne BE askush nuk u kerkon llogari.E kunderta ndodh me ne qe pasi I kane blere politikanet e korruptuar e tradhetare na vene perpara faktit te kryer qe nuk qenkerkemi shtet homogjen por amalgame pakicash kombetare.Turp e faqja e zeze per keta tradhetare qe perdhosen gjakun e patrioteve per bashkimin e kombit shqiptar ne nje shtet te vetem ne lufte me shtetet shoviniste qe na grabiten me shume se gjysmen e trojeve tona e qe sot duan ti japin doren e fundit masakres qe filloj ne 1913.Edhe nje here shqiptaret duhet te ngrihen e te mbrojne vendin e tyre nga lakmia e fqinjeve dhe nga politikanet tradhetare.

  3. borizani says:

    “Qente le te lehin, shqiptaret te ecin perpara” – thote populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje