Kritikët e Lulzim Bashës shpallën sot një platformë politike e cila ka për qëllim ringritjen e Partisë Demokratike.
Ajo që bie në sy në lidhje me platformën e propozimeve, është fakti se ka nga ata kritikë që nuk e kanë firmosur.
Në listën e emrave që kanë mbështetur platformën për ringritjen e PD-së vihet re mungesa e disa prej figurave që kritikonin Bashën, si Jozefina Topalli dhe Eduart Selami.
Mungojnë gjithashtu edhe Arben Imami dhe Genc Ruli.
Megjithatë, mospërfshirja e tyre në këtë platformë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Njoni fytyre me e poshter se tjetri…e kush nga keta ka lidhje gjaku me demokratin e vertete?