Në rrugën e Elbasanit është dhënë alarm për një valixhe të braktisur ku kalimtarët kanë dyshuar për bombë.
Menjëherë pas njoftimit, policia është nisur në vendngjarje.
Ndërsa forcat e posaçme të Xhenios që merren me çaktivizimin e eksplozivëve, mbërritën në zonë duke marrë valixhen e dyshimtë.
Ende nuk dihet nëse ndonjë student e ka harruar valixhet aty pranë, duke qenë se rruga të çon drejt Qytetit Studenti.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë për valixhen e lënë në rrugë.
(vijon)