Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin e koalicionit me qytetarët.
Shefi i qeverisë ka siguruar se përmes kësaj platforme do të forcohet demokracia në vend si dhe do të goditet korrupsioni.
Platforma e Bashkëqeverisjes me qytetarët, sipas kryeministrit Rama pritet të jetë një dritare ku njerëzit do të raportojnë çdo ankesë të tyre.
“Nuk është një portal po një mekanizëm inovativ për të përfshirë drejtëpërdrejtë qytetarët në qeverisjen e vendit, proceset vendimmarrëse, luftën kundër korrupsionit,” shprehet Rama.