Fatmir Xhafaj: Vettingu në polici brenda 100 ditëve

7 Tetor 2017, 10:59Politika TEMA

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ministrat prezantuan objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha në fjalën e tij prej 3 minutash në Asamble se prioritet do të jetë vettingu në Policinë e Shtetit.

“Do të nisim vettingun në radhët e policisë brenda 100 ditëve të para”, tha ministri.

Xhafaj paralajmëroi më tej se në ditët në vazhdim do të ketë një operacion të Policisë së Shtetit me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Nisja e vetingut në polici do të jetë pika kyçe, për të pasur një polici me standarde evropiane dhe të përkushtuar ndaj shërbimit qytetar. 

Kerkojmë një qeveri të lidhur me qytetarët.

Do të krijojmë një marrëdhënie më të mirë mes qytetarëve dhe policisë.

Do të jemi të fokusuar tek parandalimi i dhunës në familje.

 Lufta kundër krimi të organizuara do të mbete sfida kyçe.

Kryeministri që në gushte e ka përcaktuar si një prioritet të punës së qeverisë”, tha Xhafaj.

Ai theksoi se shumë shpejt një raport zyrtar i monitorimit ndërkombëtar për luftën kundër kanabisit do të jetë publik.

Kemi dy muaj që po punojmë, me partnerët, SHBA, BE dhe disa nga vendet anëtarë të BE të përfshira në këtë proces

Do të punojmë për ngritjen e strukturave për goditjen e paligjshmërisë, bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Kemi punë për të bërë për menaxhimin e kufirit që mbetet prioriteti ynë, për azilkërkimin dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Do të përmirësojmë masat e regjimit të kontrollit në kufi, në pikat e kalimit kufitar portual dhe në aeroportin e Rinasit, do të bëjnë lehtësime për shërbimet ndaj qytetarëve dhe si nevojë për prezantimin më të mirë të vendit për vizitorët dhe turistët e huaj”, tha Xhafaj më tej.

Ai ka replikuar edhe me opozitën, duke iu përgjigjur akuzave të tyre ndaj Ministrisë së Brendshme:

Ka një dallim thelbësor mes nesh dhe atyre, ata që krimin e kthyen në bashkëjetesë me drejtësinë e kalbur.

Drejtësinë e vunë në dispozicion të grupeve kriminale, kanabisin e vunë në mbrojtje të shtetit dhe sot e përdorin si përbaltje ndaj shtetit, policisë dhe neve që udhëhoqëm procesin e reformimit të drejtësisë, për ta ndarë nga krimi, ne që kemi vullnetin dhe jemi të aftë ta zbatojmë këtë reformim dhe për ta cuar drejtësinë në vendin që meriton”.

6 komente në “Fatmir Xhafaj: Vettingu në polici brenda 100 ditëve”

  1. klaudio hoxha says:

    Nuk ka gje me te nevojshme te nevojshme se ky vetingu ne polici, per te gjithe ne dhe mbi te gjitha per vete policin qe te rifitoj dinjitetin per te perballuar detyren e saj.

  2. ermal gjoni says:

    Vetingu duhet te filloj nga ata qe kane drejtuar shtetin deri tani ne te kundert shqipetaret nuk kane shprse se do qerohen morrat dhe krimbat qe kane qelbur vendin. Nqs fillon me policin, kjo quhet propagande dhe jo seriozitet. Kete kuptojne te gjithe shqipetaret.

  3. Adolf hera says:

    Vettingu te filloj sa me shpejt, si ne polici dhe ne gjyqesor. Duhet sa me shum vullnet

  4. Etleva Gjoka says:

    Kjo eshte ajo shqiptaret e kane pritur me kohe dike qe te sjell ndryshime rrenjesore duke i rilthyer dinjitetin institucionit te policis.

  5. Majlinda osmani says:

    Shqiperia mund te kthehet ne nje vend te sigurt vetem nese punohet fort dhe korrupsioni zhduket nga cdo qelize e aparatit shteteror.Kjo reforme eshte fillimi i punes.

  6. toni says:

    Do te ;do te ;do te …….eshte nje e ardhme absolutisht e papercaktuar.Mjaft llafe.Oficere policie me dy-tre shtepi e biznese.Me se I bene?Nje shqelm pas b.., ketyre qe ne fillim qe te kene kuptim fjalet me te permendura nga te gjithe:do te., qe te bejne te vjellesh kur i degjon nga goja e te ghitheve.Mjaft me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje