Tri të mira që na i solli Vjosa

8 Tetor 2017, 20:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Masakra në Vjosë u ndal dhe tani keqbërësit kanë hyrë në një proces hetimi për t’u përballur me ligjin. Në këtë betejë disa ditore kundër një biznesmeni të papërgjegjshëm, që mendon se mund t’i mbijetojë dështimit, duke shkatërruar pasuritë natyrore të Shqipërisë, ka disa lajme të mira.

Frika më e madhe që kisha në këtë histori, është ajo që ka ndodhur në vitin 2007-2008, kur isha i vetëm në betejën kundër ngritjes së stabilimentit të shëmtuar të nxjerrjes së ujit “Trebeshina” në zemër të Grykës së Këlcyrës. Sali Berisha jo vetëm që nuk reagoi, por pikërisht për të treguar se nuk e ndikon dot askush në vendimet e tij, i legalizoi uzurpimin e tokës, ujit dhe ndërtesën që shëmton gjithë Grykën e Këlcyrës dhe që një ditë duhet larguar andej patjetër.

Pikërisht për shkak të kësaj historie, kisha frikë se arroganca e qeverisë mund të përsëritej dhe unë do të isha dy herë fajtor për krimin në atë vend.

Herën e parë që u ngrit dhe tani që po shkatërronte dhe ujëvarat. Lajmi është se kjo qeveri provoi se është ende e ndjeshme dhe reagon ndaj opinionit publik, shoqërisë civile dhe shtypit të angazhuar në këtë betejë. Tani jemi të gjithë më të qetë.

Lajmi i dytë i mirë është që pati një ndjeshmëri të madhe në rrjet kundër masakrës. Një aktiviste e shoqërisë civile Brizida Gjikondi i dha zë çështjes në rrjet dhe shumë shpejt ajo u bë çështje e shumë njerëzve, që ndoshta dhe nuk e kishin shumë të qartë se ku dhe çfarë perle po rrezikohej.

Ky është një lajm i rëndësishëm, për të kuptuar se në shoqërinë tonë janë rritur ndjeshmëritë ndaj mjedisit dhe ndaj pasurive tona natyrore dhe sidomos është rritur agresiviteti ndaj njerëzve të papërgjegjshëm që për interesa fare banale financiare, janë gati t’i vënë kazmën atyre

Dhe lajmi i tretë, është rëndësia që mori në këtë çështje shoqëria civile, rrjetet sociale dhe disa media onlinë. Të gjitha së bashku zgjuan qeverinë nga gjumi dhe gjunjëzuan median qëndrore, radiotelevizionet kombëtare dhe ato lokale që heshtën në mënyrë shembullore për shkak të kapjes nga biznesmeni në fjalë.

Nuk dua t’u bëj gjyq atyre, por jam i gëzuar që nuk janë të rëndësishëm në beteja të tilla. Kjo histori tregoi se një betejë fitohet dhe duke pasur me vete opinionin publik, pa qenë nevoja t’u biesh në gjunjë televizioneve të mëdha kombëtare dhe atyre lokale, të cilat fikin ekranet po që se një biznesmen u shkel syrin për një fond më të madh reklamash.

Dhe për këtë duhet falenderuar sërish Vjosa.

19 komente në “Tri të mira që na i solli Vjosa”

  1. Xha Jaho says:

    Qeveria do reagonte keshtu sic veproi. Por jeni ju te gjithe shtatanike e nuk duron, nuk prisni, perfshire edhe shtataniken e ciniken Gjikondi qe paragjykon cdo veprim te Qeverise Rama. Doni te merrni meritat e nje veprimi mese normal te Qeverise.

    1. Daja says:

      Po pse qeveria ka nevoje te dergoje 2 ministra per keto pune? Ky eshte shteti i leshit?

      1. Zagro says:

        Ore, a e ka pare njeri Sazan Gurin nga behet, apo eshte zhdukur? Meron e degjova qe “bertiti” ne gazete. “Bertiti” edhe ajo Brizida Gjikondi dhe mire beri. Ka inat, apo s’ka inat ajo me Edi Ramen, nuk me plas shume.
        Por Sazanin nuk e degjova mor burre!! A eshte ambjentalist ai, apo Jo? Na beri merak.

    2. Vlora1912 says:

      Mero,

      Shkrimi i pare per ndertimin e Harrilles dhe mosreagimin e qeverrise ishte GAZETARI e mirfillte.

      Ky shkrimi i sotem, me fal per shprehjen, por eshte *****, njesoj si postimi i ketij militantit Jahuu.
      Reagimi i shtetit ishte per te qar hallin….i vonuar…qesharak…nga halli i medias.
      Po te kishte ber nje kotec pulash pa leje xha Jahuja..do ti kishte ber nja 10 dit brenda deri tani.

      Ky standard i dyfisht eshte shtrir ne cdo aspek te jetes o Mero trimi.

      Mero, zgjohu nga gjumi, se Shqiperine e mori lumi.

      Ne kohen e Erresires se Saleh Barbarit, ne Shqiptaret kishim Mero Bazen..
      Tani nuk ka me Mero Baze….
      Rasti i Harrilles eshte vetem nje pik uji ne lumin e prapsive qe po ndodhin.

      1. kleptofagos says:

        Bravo Vlora!
        Mero e di me mire se ne, se me nje dallendyshe nuk vjen pranvera…
        Aq me keq nese kete dallendyshe e kane te klonuar… per te genjyer ata qe presin pranveren…

    3. €piriiiiii says:

      Xka Jaho pa Trima….. ishte ‘Shtatanikja’ Trimëresh Gjikondi qe zgjoi Qeverinë. Se të ishte për Qeverine si Qëndrore dhe Anësore(bashkia) na kish marr Ujosa.

  2. Shqiptar says:

    Saliu qe flet nepermjet qytetarit dixhital per gjithcka nuk foli aspak per Vjosen. A di te me thote ndokush perse valle?? Kush ja mbylli gojen Sali Berishes dhe Lulzim Bashes??

  3. ALPINI
    Njebravo te madhe per ty Mero.Kontributi yt per vendin ten ishte i mrekudhueshem dhe ne kohen e duhur.Sikur te ishin edhe djemet e tjere te krahinave te vendit tone si puna e jote do te ishte nje mrekulli ne mbarevajtjen e vendit.Por shume prej tyre sa ikin nga vendi i tyre.Ashtu sic i themi ne .hedhin gur mbrapa .qe do te thote .te mos kethehen me ne ate vend.Edhe nje here Mero te lumte.i fitove dy betejat.

  4. Tarrasi says:

    Heren tjeter do tu blejne edhe juve , mediave on-line …

  5. nord.al says:

    Na mbushe mendjen Xha Jaho.

  6. seferi says:

    Vjosa eshte e forte, Ajo eshte miljona vjecare, Vjosa eshte me e vjeter se njeriu, nuk triumfon dot njeriu mbi vjosen, pasi Ajo e ka pritur njeriun dhe ka krijuar kushtet per te jetuar njeriu, me ujin, klimen, token gjate shtratit te saj deri ne det. Edhe depozitimet gjeologjike qe mbajne bitumin ne Selenice, jane formuar edhe nga kontributi i Vjoses per sjelljen e materialit klastik per formimin e ketyre sedimenteve e futjen e naftes brenda tyre e shnderrimin gradualisht ne bitum, rerat bituminoze, papazi etj. Dmth Vjosa eshte me e vjeter se keto depozitime. Vjosa eshte Lum i shenjte per nga historia dhe vlerat ekonomike, shendetesore e mjedisore. Prandaj mos e prekni vjosen, larg duaret nga Vjosa, kush preke Vjosen mbjell vdekjen graduale te asaj zone dhe me ndikim ne gjithe shqiperine e rajonin. Pershendetje te fuqishme atyre qe reaguan ne mbrojtje te Vjoses nga shkaterruesit barbar te bukurise natyrore e vlerave te pa imaginueshme te Vjoses Te ndertuara e skalitur gjate miliona vjeteve dhe i pari e ne radhe te pare si gjithmone Mero Bazes.

    1. mirel says:

      E bere kete poezi per Vjosen a per Meron?
      Merua aq e pati, sa nxori nje kunj me Harri Lenen..na perdori ne si numer per te prishur biznesin e Harrit dhe per ti kujtuar Ramutit se e ka ne dore ta rrezoje si Berishen.
      Vjosrn nuk e ka ne plan Mero se nuk ka folur ndonjehere per HECet..
      Mero eshte manipulator, sherbetor i Berishes. Dhe Ramiut derisa ata i hedhin kocken. Nese e ndjen qe i vene berrylin, Mero na ve ne para.

  7. Mentari says:

    Tani me keto 3 gjerat e mira te Vjoses Edi Rama i zgjidhi edhe problemet e tjera qe kane shqiptaret.Bravo Vjosa ,Po Lumi Shkumbin qe eshte ne zemer te vendit dhe eshte kafshuar e kafshohet ,copetuar e copetohet ,qelbesuar e qelbesohet si mos me keq pse nuk e hapin gojen Shoqeria Civile dhe Mediat? po plehrat qe vijne nga Italia dhe u votuan nga Shoqria Civli (Pacivile) cfar emeri ti veme?

  8. N.VJOSA says:

    Mire, shume mire ben Qeveria qe merr ne shenjester ndertimet e paligjshme!
    E lexova reagimin e Ministrit Xhafaj per rastin e ndertimit te paligjshem mbi Vjose!…
    Keshtu duhet te veproje Qeveria sa here shkelen ligjet dhe interesat e vendit!
    Por mos u gezo para kohe , Mero!…
    Nuk eshte fjala thjesht per hetimin dhe denimin e nje biznesmeni L E G E N…!
    Duhet terhequr vemendja fort se Vjoses tone po i hapet Varri…!
    Dhe Varri jane Hidrocentralet qe po planifikohen mbi Vjosen!…,
    kete M r e k u l l i, te paprekur deri me sot, te cilin ambietalistet europiane e quajne me te drejte Blaue Herz Europas ( Zemra Blu e Europes); SEPSE ESHTE I VETMI LUM QE KA MBETUR DERI ME SOT I PAPREKUR; I VIRGJER; ASHTU SI KA RRJEDHUR NE JETE TE JETEVE…!
    Vlera e Vjoses nuk qendron tek disa interesa meskine te Biznesit, biznes nga i cili me shume perfitojne te huajt se sa ne te Zotet e Vatanit, Shqipetaret…!
    Pse e them kete?
    Ja argumentat e mija:
    U ndertua para pak kohesh mbi Drin Hidrocentrali me i ri, ai i Ashtes, me pak investime dhe investitori do ta shfrytezoje 35 vjet!…
    35 vjet rrjedh shume uje!…35 vjet Hidrocentrali behet per remont!…
    Per 25-30 vjet, Hidrocentralet mbi Vjose mbushen nga zhavori, aluvionet, sepse Vjosa eshte studjuar, mbushet shpejt!…
    35 vjet Ashta do punoje per investitorin dhe jo per shqiptaret!…
    Po keshtu dhe Hidrocentralet mbi Vjose!
    Pocemi dhe Kalivaci jane te padobishem!…
    Kalivaci perfundoi nje investim tipik Mafjoz dhe ajo pjese e Lumit eshte sakatuar keq, ( Une isha para pak kohe Rafting nga Memaliaj ne Pocem dhe e pashe me syte e mi…)
    Perfitimi nga Hidrocentralet mbi Vjose eshte Qesharak!
    Popullsia e pellgut te Vjoses nuk perfiton, perkundrazi ju merret toka per 5 Pare…!
    Sot, ne Shekullin e 21-te , nuk jane vetem burimet ujore burim energjie!
    Shqiperia ka shume dite me diell dhe energjia diellore, me arritjet e shkences sot ben qe te perfitojne edhe vendet e veriut te Kontinentit, dhe Shqiperia ka kushte te mrekullueshme per keto burime energjie!
    Po te ndertoja ne Shqiperi, gjeja e pare qe do beja per shtepine do ishin panelet diellore, te cilat me teknologjine e sotme jane shume fitimprurse, sidomos ne Shqiperi, e theksoj, se ne shqiptaret e dime mire se sa shume dite me diell jane shume ne krahasim me vendet e tjera me ne Veri, ku po investohet fuqishem per burimet e energjise diellore dhe burime te tjera…
    Shkencetaret dhe ambientalistet kane dhe alarmin per ta ruajtur Vjosen ashtu sic eshte.
    Po lexoja para pak kohe nje thirrje prej njerit prej ambientalisteve me te mire te Gjermanise, personalitet boteror, i cili i keshillonte shqiptaret:
    MOS BENI GABIMIN QE BEME NE ME LUMENJT; GAIME QE TANI DUHET TE INVESTOJME SHUME PER TI RIPARUAR…!
    Kete mendim ndan dhe Keshilli Europian dhe BERZH-i !…
    Para pak ditesh nje grup shkencetaresh gjermane, austiake dhe shqiptare keshillonin gjithashtu:
    LARG DUART NGA MREKULLIA BLU E VJOSES; I VETMI LUME QE RRJEDH I PAPREKUR NGA MAKUTERIA NJERZORE !…
    SHPALLJE URGJENTE E VJOSES
    P A R K
    K O M B E T A R !…
    Do te kishte perfitime shume me te medha per banoret, nepermjet Turizmit, duke e ruajtur te paprekur kete Maragaritar Natyror, i vetmi ne llojin e tij ne mbare Kontinentin!..
    Jane shume argumentat pse Vjosa nuk duhet prekur dhe duhet ruajtur me fanatizem ashtu sic eshte , ne te gjithe Luginen e saj mahnitese!…
    Po keshtu duhet vepruar edhe me zona te tjera , sidomos ne Veri te Shqiperise!…
    Eshte fakt qe shume pushtetare tanet jane bere si Hijena dhe joshen shpejt , per te mbushur xhepat e tyre nga Peshkaqenet e huaj dhe nuk pyesin as per Natyren, as per Popullin qe eshte ZOTI LEGJITIM I KETIJ TRUALLI; PER BREZAT E SOTEM DHE ATA QE DO VIJNE…!
    LARG DUART E QELBURA NGA VJOSA IME !…
    LARG DUART NGA VJOSA JONE !…
    Mos ma sakatoni Vjosen!…
    Mos na e sakatoni Vjosen!…
    Lereni ate te rrjedhe e lire, ne udhen e saj shekullore,
    Nje Mrekulli natyrore qe do na urojne brezat, po e mbrojtem,
    ose do na denojne po e sakatuam!…

  9. Vjosani says:

    Xha jaho, mos i harro ilacet! Merua ka te drejte….Do reagonte thua ti, por demi po vazhdonte. Ec e riparoje natyren, nuk eshte kepuce qe vete e ndreq tek kepucari. He te keqen, behu me i arsyeshem kur tjetri ka te drejte.
    te fala
    nga nje lab

  10. Kombi says:

    KY ISHTE QEVERIA GJATE 4 VITEVE ??????? PERSE NUK E PRISHI SI PALLATIN E LULZIMES ????

  11. Asd says:

    Sipas meje po i jepen shume pluse qeverise. Po i kerkohet “falje” per artikullin paraardhes. Mendoj qe ishte me idrejte gjykimi i pare. Mbrojtja e Vjoses ne kete rast eshte aksidentale se sa nje standart i organeve shteterore. Dmth policia lokale mbron krimin, dhe duhet te ngrihet ne kembe populli qe te “reagojne” ministrat? Ju mund te jeni me te qete ndersa une e di qe kjo eshte nje “hi syve”. Cudi si nuk e kuptoni ju te gazetes. Apo artikujt i perdorni si presion here “baston” e here “karote”.

  12. kleptofagos says:

    Bravo Vlora!
    Mero e di me mire se ne, se me nje dallendyshe nuk vjen pranvera…
    Aq me keq nese kete dallendyshe e kane te klonuar… per te genjyer ata qe presin pranveren…

  13. Ilir says:

    Kjo qeveri reagon vetem kur nji pune behet skandal ne gazeta televizione dhe facebook. As qe pyet per popull, por vetem per fasade. Foli Mero, Briseda e ca te tjere dhe ndaloi ndertimi ne Vjose. Mu ne mes te Tirones vazhdojne e ndertohen kate pa leje megjithse jane denoncu ne polici e prokurori. Te rruga e Elbasonit, te pallati i Sadri Abazit, te punishtja e pastave te Siri Kodra kate komplet pa leje vazhdoje e ndertohen se jane te njerzve te Edi Rames. As bohet fjale me i prish. Prishen dhe shkojn ne burg vetem fakiret qe rregullojn catine qe po i ze mbrenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje