Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi t’i mbyllte gojën.
Sipas tij Gramoz Ruçi dhunoi rregulloren e Kuvendit gjatë seancës së kaluar parlamentare.
Basha tha se opozita do të intensifikojë aktivitetin parlamentar.
“Jam këtu për sa i përket qëndrimit të PD-së në seancë plenare dhe aktivitet parlamentar. Kjo në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe dy javëve të kaluar ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës.
Kjo nuk ka për t’u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë. Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve”, paralajmëroi prerë kreu i PD-së.
“Në këto kushte, ta harrojë që me opozitën dhe me Partinë Demokratike do të ketë diçka tjetër përveç përballjes totale. Ai e ka zgjedhur kompromisin, kompromisin e ka me krimin e organizuar, e ka me sejdinët jo vetëm në Elbasan, por anembanë Shqipërisë, me sejdinët e krimit. Dhe në këtë rreshtim është e qartë Edi Rama ka vënë Partinë Socialiste dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin. Ne jemi në funksion të aleancave të vlerave me qytetarët shqiptarë e kjo do të shpaloset në çdo aspekt të përballjes parlamentare.
Theksi këtë javë mbetet tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme Duket si një përsëritje, por në fakt pa rivendosur institucionin e zgjedhjeve, shqiptarët kurrë nuk do të kenë një qeveri që të mendojë për ta, por do mendojnë për ata që I sollën në pushtet. Edi Ramën e sollën në pushtet bandat, e solli në pushtet krimi, e sollën në pushtet droga dhe paratë e drogës.
Dhe ky është haraçi që paguan çdo shqiptar nga mëngjesi deri në darkë sot, qoftë sa i përket përkeqësimit të qeverisjes, rritjes së taksave, mungesës totale të shërbimeve nga shëndetësia tek arsimi, qoftë përsa i përket gjendjes së përgjithshme ekonomike të vendit, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse efektet e një qeverie që bashkëqeveris me krimin dhe që është robe, i një kryeministri, që është rob i marrëdhënies korruptive me oligarkët. Në Shqipëri ka një paradox, një grusht njerëzish pasurohen dhe vazhdojnë të pasurohen edhe në këtë moment që flasim, ndërkohë që shumica e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend.
Dhe themeli i kësaj të keqeje është një qeveri që nuk i njeh zgjedhjet. Pa rregulluar këtë themel, asgjë tjetër nuk do të shkojë mirë në vendin tonë të dashur që është Shqipëria”, tha Basha.
“Nuk ka konsensus të PD me këtë qeveri, me këtë mazhorancë dhe me Edi Ramën. Opozita është totalisht kundër kësaj qeverie për jetë a vdekje. E keqja është gjithkund, opozita është kundër gjithmonë. Çdo të mërkurë pyetje për qeverinë, seancat plenare 60 minuta sipas rregullores. Opozita do kërkojë 60 minuta me ministrin dhe kryeministrin për debat çdo të mërkurë”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.
Tnde Lule tunde se te eshte hapur suma. E kupton se nuk te degjon njeri o hajdut dhe krimienl.