Rama-deputetëve: Asnjë drejtor me mik, harroni emërimet. Shmangni përplasjet me opozitën, respektojmë ’18 Majin’!

9 Tetor 2017, 11:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen e radhës me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes, e cila zgjati plot dy orë, kryeministri iu ka dhënë disa porosi deputetëve socialistë.

Kreu i qeverisë mesohet se ka “urdhëruar” deputetët e PS të mos emërojnë asnjë drejtor, duke shtuar se ata do të zgjidhen me konkurs.

Gjithashtu, Rama iu ka kërkuar deputetëve të mos hyjnë mik për asnjë dhe vetëm të propozojnë emra për drejtorë, pasi ata do marrin këtë detyrë pas konkursit, pra nëse e meritojnë.

“Harrojini emerimet e drejtoreve. Do te jene me konkurs.

Na propozoni emra, por po fitoi ndonje tjeter me i mire, mos me hyni mik.

Rekrutojini me parti, pasi te behen drejtorë pas konkursit”, iu ka thënë Rama deputetëve.

Rama u ka kërkuar në mbledhjen e sotme deputetëve socialistë, që të shmangin çdo lloj tensioni në seancën e të enjtes në Kuvend, kur opozita të kërkojë debat për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Grupi i PS-së ka vendosur që të mos ketë debat për këtë pikë të rendit të ditës, ndërkohë që kryeministri Rama u ka kujtuar që pakica në Kuvend të trajtohet me respekt dhe në frymën e marrëveshjes që ai bëri me kreun e PD-së, Lulzim Bashën më 18 maj.

Siç bën të ditur News 24, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi, janë shprehur kundër këtij debati për komisionin e reformës.

3 komente në “Rama-deputetëve: Asnjë drejtor me mik, harroni emërimet. Shmangni përplasjet me opozitën, respektojmë ’18 Majin’!”

  1. toni says:

    po drejtorin e hoteleris se spitalit rajonal ne shkoder pa shkolle dhe sinçerishte as te shkruaj nuk din qe e ka vu tom doshi qe tani edhe per drejtorin e ri po flitet qe eshte ai halluni po edhe ky i vendosur me urdher te tomes …Kthimi i Fan Nolit.
    Kjo menxyre qe ju ka gjetur
    Per ju dheu sme ka tretur
    Kur ju shoh me vjen t’pellcas
    Te zbres qiellin te ulerase
    Po si s’kuptuat mor te mjere
    T’ligun t’dalloni veç njehere
    E Dushanit eshte Partia
    Sot PS emrin ka ligesia
    Mos i besoni kesaj kurre
    Se do t’mbeteni si dikur
    Te Arratisur, te syrgjynosur,
    Rraskapitur dhe katosur,
    Do vajtoni gjithmone pa shpresë,
    Anës Bunë-s, anës stere-së.
    Si u gënjeve, oh çte gjeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    solle komunistet në pushtet,
    Qe te katandisën për ibret,
    U gënjeve njëhera nga Peza,
    Edhe vuajte një mij të zeza,
    Po çe do nuk zure mend,
    I solle prap në kuvend,
    Dhe tani prap barktharë,
    Anës detit i palarë,
    Anës dritës i paparë,
    Pranë sofrës i pangrënë, ,
    Pranë dijes i panxënë
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.
    Se ç’e shempnë sekretarët,
    sigurimsat më barbaret,
    Bijte e tyre por si hienat
    Më të ndyrët më legenat,
    Se përditë kërkojnë haraç
    Këta fëlliqsira, këta rrugaç,
    Ç’e shkretuan anembanë,
    Me fadromë e me trapanë
    Se çu vranë se çu prenë,
    Burg e hekura përdit ngrenë
    Edhe hitlerit që ish maniak
    Ja kaluan këta spurdhjak
    Sepse trima kurr skanë qënë.
    Prapa shpine na kane ngrene
    Cprisni me more te mjere
    Ju mohojne vendin ku keni lere
    Ju perzene ju prishin shtepine
    Ju vene bomba ju vene mine
    Si e lejoni felliqesine
    Te na sjelle prap urine
    45 vjet se ngopet barkun
    kur ata shterngonin lakun
    Kur ju fusnin ne kanale
    Vrima canit neper male
    Per ju ushqim kujtonin barin
    per nje fjale te vinin litarin
    Keni frike apo si kuptoni
    Jeten tuaj po shkaterroni
    Se edhe një gisht po të ngreni
    Këta hale dhe ti mbërtheni
    Ti hedhni n’gjirize kta kopila
    Ku janë ngjizur nga pedofila.
    Do te shpetoni me vertet
    Do lumturohi tere ket jete.
    Prandaj ngrihu ne ket ore
    Para ligjit ver çdo horr
    Mos i nxirr me nga kafazi
    Le te ngordhin nga marazi
    Jan tradhetare s’jane shqiptare
    Prandaj zhduke kete fare.

  2. Emigranti says:

    Se besoja kurre se mund te ishe kaq rrote kari o mashtrues ordiner

  3. analisti says:

    Po zv/Ministrat si i more? gjysmen e tyre ti beri peshqesh Samiri, Gimija dhe Naim Cili. Dy stadardet i ke vet merak ti. tani i thua deputeteve mos emeroni drejtore pa merita. Po propozimet qe te beri oligarkia me merite ishin? Vaj me det per Kryeminister qe kemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje