Nga Eduard Zaloshnja
Reth 43% e banorëve të Shqipërisë në moshë votimi kanë opinion pozitiv për punën e Edi Ramës pas zgjedhjeve të qershorit, ndërsa 35% kanë opinion negativ (22% kanë opinion neutral ose nuk e shprehin atë). Këto janë rezultatet e një sondazhi elektronik që zhvillova gjatë fundjavës për revistën Follow Business Albania me rreth 4000 të anketuar në shkallë kombëtare. Kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë demogrfikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit për këtë sondazh ishte plus/minus 2.3 pikë përqindje.
Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se rreth 900 mijë votues kanë opinion pozitiv për Ramën, ndërsa rreth 735 mijë kanë opinion negativ (rreth 465 mijë kanë opinion neutral ose nuk e shprehin atë).
Ndërsa për punën e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të qershorit, vetëm 23% e banorëve të Shqipërisë në moshë votimi kanë opinion pozitiv, ndërsa 48% kanë opinion negativ (29% kanë opinion neutral ose nuk e shprehin atë).
Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se vetëm 480 mijë votues kanë opinion pozitiv për Bashën, ndërsa mbi 1 milion kanë opinion negativ (rreth 620 mijë kanë opinion neutral ose nuk e shprehin atë).
Të anketuarit u pyetën edhe sesi do të votonin sot, në qoftë se zgjedhjet parlamentare do të përsëriteshin. Bazuar në përgjigjet e tyre dhe në rezultatet e qershorit, mund të ekstapolohet se partitë kryesore do të kishin ndryshime jo shumë të ndjeshme në rezultate: PS 770 mijë vota, PD 430 mijë vota dhe LSI 190 mijë vota (partitë e vogla së bashku do të merrnin rreth 40 mijë vota).
Po Monika Kokemadhin sa vete e duan z. Zaloshnja?
I “marzhit” nuk eshte as shqipe dhe as anglisht. Mire gazetaret qe nuk dine mire shqipen por edhe ti zoto Zaloshnja?
2.3 pike perqind nuk ka kuptim
Edhe pike edhe perqind nuk shlojne
Ose poke pse perqind
hajde analista leshi …sherbetor jeni dhe spiuna te gjithe
Sa fonde shpenzove, dhe ku i gjete?
Kush kompani e zhvilloi sondazhin dhe perzgjedhjen e numrave te tek!
Kesaj i thone, sa me shume tjua qish nenen Shqipove, aq me shume te duan!
Pyeti njehere nese do ta paguajne taksen e Baneses, qe po vendos Rama, dhe ne varesi te saj e shohim se ke duan!
Ky portal dihet qe eshte i majte, pasi ka Armon qe ia ka dhene Rama falas!
Por edhe te gjitha mediat e portalet jane Blere,
Kete e tregon edhe fakti qe nuk po mundohen me me ato ligjet qe po kerkonin te vendosnin per mediat online!
Mero bytha e Besnik mafiozi,
Ju takon qe ia merrni ne goje Rames!
Kjo eshte tipike shqiptare. Nje staticien ne ajer,pa asnje baze te besueshme, si dhe gjithcka tjeter ne Shqiperi. Ky akrobat shifrash me ngjan me shume me nje klloun cirku…po dhe ju gazetaret qe therisni ne studiot tuaja keta palaco dhe anal-istet e permbremshem qe levizin studio me studio jeni qeshare, te lexueshem deri ne naivitet…Respekte per Ramen e Veliajn.
Sa katundare duken te dy me duart ne xhepat e pantallonave.
Mos e beni pyetjet e sondazhit ne ate menyre qe je i detyruar te zgjedhesh se sben o njerin o tjetrin!
..me matrikull do dalloheshin me mire…
vetëm rrena.
Pra 900+480+ 100 lsi= 1.4 milion votues
Ndersa shqiperia ka 3.2 milion votues ne total i bie qe 1milion e 800 mije skane te drejte vote se jane ne mergim dhe akoma reklamohet llotaria amerikane si shans kur eshte e vetmja pergjigje qe shteti ka per qytetaret dhe emigrimi i popullates edhe pas 27 vjetesh akoma perdoret si valvol shfryerje per sigurine e pushtetareve
Do doja qe vetem per nji muaj te gjithe shqiptaret te ishin ne shqiperi te shihnim si do shkerrmoqej ajo hale qe quhet kuvend
Shqipetaret nuk dua as ramen as l’ulin e berishen dhe hajdutet e tjer o budallej kto sondazhi i perdorte dhe enveri
Ore mos jane ” Te blere ” me parate e kanabisit , Me Banda , me Krimin , Ata qe kane votuar ne sondazh . keshtu thone ata te tredhurit psikologjike .
Nuk eshte as per tu merzitur dhe as per tu cuditur, sepse xhaxhin Enver e donin 99.99 % e shqiptareve..