Në Dibër shpenzohet më shumë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë për pije alkoolike dhe duhan. Sipas të dhënave të INSTAT për 2015, të publikuara në raportin e fundit të “Vjetari Statistikor 2012-2016”, në shpenzimet e përllogaritura për secilin qytet, Dibra rezulton qarku që shpenzon më shumë për produkte konsumi si duhani dhe pijet alkoolike, me pikësim 10.6.
Qytetet që e ndjekin më pas për shpenzim, janëKorçame 4.9 dhe Kukësi me 4.7, më pas Berati me 4.4. Konsumatorët më të pakët të duhanit dhe alkoolit rezultojnë shkodranët dhe më pas, durrsakët.
Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Eurobarometrit për vitin 2016, konsumi i alkoolit për frymë në Shqipëri është rreth 5 litra në vit, duke qenë i dyti më i ulët në Europë.
Të dhënat e tjera po të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se konsumi i paregjistruar i alkoolit në Shqipëri është 2.1 litra, duke e çuar në total në 7 litra, që ende mbetet shumë më i ulët se i vendeve të tjera të Europës. Nga vendet e rajonit, konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit janë serbët, me gati 10 litra.
Sipas OBSH, në Shqipëri 30% të konsumit të alkoolit e zë birra, 20% vera dhe 50% pijet e tjera alkoolike. Ndërsa nuk konsumojnë alkool, shqiptarët janë ndër pirësit më të mëdhenj të duhanit në Europë.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet në vendin e katërt në Europë për sa u përket shitjeve të cigareve për frymë për moshën mbi 15 vjeç, me rreth 2 mijë fije cigare në vit të shitura për frymë, sipas të dhënave të Project Sun, të kryer nga firma audituese KPMG.
Të dhënat e konsumit, tregon INSTAT, llogariten bazuar në Anketën e Buxhetit të Familjes, i cili është një vrojtim statistikor që kryhet pranë NjEF me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri dhe jep një panoramë të qartë të situatës socio-ekonomike të tyre.
Po ndaj ne Diber jetegjatesia ishte me e shkurter se ne gjithe vendet e Shqiperise.
po si mer tirona osht sa gjithe shqipnija e pika dibra mo shume..jeni ju qe keni bo ket sandazh qe pi vllai
o Dyl ,per frym osht bo llogaritja mer jahu.
? pranaj del dibra e para.
Nuk e kuptoni pse del ky rezultat ne rrethet malore? Sepse ne rrethet fushore pothuaj cdo familje e prodhon vete veren dhe rakine dhe jo vetem e perdor per konsum vetjak, por edhe e shet ne lokale apo familjare te tjere. Dhe kjo sasi eshte e parregjistrueshme.
bravo iliret..i ke ra fiks
Ja keni fut kot ne shkoder pihet rakia me got a ujit…. kukesi ma shum se ne shkoder as nastradini nuk e han kyt rren
Komplet genjeshter me bisht… po me bisht te gjate ama
Shifrat nuk jane reale, Pasi nuk llogarisin dote rakin qe prodhohet ne shtepi edhe qe ze 60% -70% te alkolit te kunsumar per shqiptar, gjithashtu cigarette kondraband edhe te dredhur qe po ashtu ze nje pjese te madhe te konsumit te duhanit.
Vetem ne Shqiperi eshte e pa mundur to llogarisesh keto shifra.
Me fjale tjera, ne cdo rreth prodhohet ne shtepi (+asaj qe blihet), e ne Diber jo; si duket Dibranet kane aq shume para, dhe duan vetem te blejne e te shpenzojne!
Beni…rakia qe behet ne shkoder eshte 15-16 grade ,prandaj pihet me gota uji.Te provojne rakine e Skraparit apo te Permetit atehere me thuaj
ALPINI.
Beni para 29 viteve ne kukes ekzistonte nje shprehje.Kukesi ne alkol dhe Tropoja ne parfumeri.problem i madh ne qeveri.
ne ne diber e kemi seks ,alkol edhe cigare , te tjerat vij vet .