Befasia, Fatos Nano shfaqet krah Edi Ramës në Shkodër

9 Tetor 2017, 18:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Fatos Nano sot ndodheshin së bashku në “Teatrin Migjeni” në qytetin e Shkodrës, disa orë para se të niste ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë.

Teatri Migjeni hapi dyert e ekspozitës me katër Kupat Botërore, të sjella për herë të parë në Shqipëri nga Italia.

Me sa duket ish-lideri i së majtës Nano dhe Rama janë në ditët  më të mira, ndaj sonte kanë vendosur ta shikojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen Shqipëri-Itali.

Shfaqja së bashku në publik e Nanos dhe Ramës mbërrin pas mbështetjes që ish-kreu i PS-së i bëri pasardhësit të tij në fushatë dhe mes zërave se marrëdhënia e tyre është ringritur, ose nëse përdorim termin e preferuar të kryeministrit; e rilindur.

4 komente në “Befasia, Fatos Nano shfaqet krah Edi Ramës në Shkodër”

  1. I pataksur nga BEFASIA says:

    BEFASI !!!!!!! Një njeri afër një tjetri !! Patjetër dikush do haj tjetrin, mbasi ta pjeki në hell … dhe pak krip e piper, gosti. BEFASI sesi shkojnë kaq afër njëri tjetrit.

    1. qoka bo nomi says:

      ti do te thuash qe plehrat kamuniste duan ti bojne varrin komunizmit…prapeseprape do zevendesohen nga niperit dhe sterniperit akoma me gjak kamunist-fshatari tipik al -banez….

  2. Albi says:

    Keshtu qofshin perhere. Te dy kane vlera te padiskutueshme…

  3. alphade says:

    Shenim : mbajeni mend,Tosi po pergatitet per President ……!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje