VIDEO/ Rama prezanton buxhetin e vitit 2018: Ja se si do të jetë skema e taksave për biznesin

9 Tetor 2017, 16:44Politika TEMA

Kryeministri i vendit Edi Rama zgjodhi sot Qarkun e Lezhës për të konsultuar publikisht buxhetin 2018-të. Ndërsa premtoi se do të çojë deri në fund reformën kundër informalitetit, Rama u ndal edhe tek projektet reale për këtë qark.

 

 

Ai sqaroi për herë të parë edhe arsyet pse biznesi i vogël do bëhet pjesë e TVSH-së, duke shtuar se për ta taksat mbeten zero.

“Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Përpiqemi të bëjmë politika të drejta. Biznesi i vogël e ka taksën zero, do ta ketë zero deri në një kufi të caktuar.

Mosdhënia dhe mos marrja e faturës së TVSH është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël por që nuk janë të tillë. Limitin 15% e kanë kompanitë e mëdha, aq do ta kenë”,– sqaroi Rama.

3 komente në “VIDEO/ Rama prezanton buxhetin e vitit 2018: Ja se si do të jetë skema e taksave për biznesin”

  1. Benardi says:

    Me duket I qarte dhe serioz me popullin ky rama ne kete mandate …edhe taksa eshte e shpjeguar mire qe I sherben formalizimit

  2. Tomi says:

    Eshte duke filluar aksioni I nje pune qe ka per te nxjerre rezultate te mira

  3. Ina says:

    Deri tani shume biznese blinin dhe shisnin mallra pa fatura. TVSH do e shmangi kete dhe cdo transaksion do te jete I deklaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje