Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, njëkohësisht kryetare e Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka kërkuar një seancë urgjente dëgjimore me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Kjo, me arsyetimin se në zonën e Butrintit është duke u kryer një ndërtim i paligjshëm.
“Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mbështetur në nenin 36 , pika 1 dhe nenin 102, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, ka thirrur në një seancë dëgjimore Ministren znj. Mirela Kumbaro, në 11 tetor 2017, ora 17.00 për të raportuar për çështjet e mëposhtëme në lidhje me një ndërtim që po vijon në mjedisit e Parkut Arkeologjik të Butrintit:
1- Si është zbatuar ligji nr. 9048, datë 7.04.2003 ‘Për trashëgiminë kulturore’, të ndryshuar dhe aktet e tjera nënligjore për mbrojtjen e siteve arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme kulturore, historike dhe turistike të këtij qyteti antik?
2- A është marrë leje nga institucionet ligjzbatuese për të kryer një ndërtim të tillë?
3- Cili ka qenë komunikimi institucional me organet përgjegjëse të UNESKO-s për realizimin e këtij ndërtimi?””, shkruan Vokshi.
Por, ndërkohë Vokshi dhe askush nga PD, nuk guxojnë të përmendin emrin e Harri Lenës, për masakrën e Këlcyrës.
E kanë kompleks që nga koha kur Berisha e lejoi të ndërtojë fabrikën për ujin “Treveshina”.
Mos eshte kjo Pamela e PDs? Po si mund te flasin per vjosen dhe minerat apo bregdetin keta te degjeneruar.
– Znj. Mirela Kumbaro eshte e papergjegjshme per Akeologjine Shqiptare.
– Znj. Mirela Kumbaro eshte e papergjegjshme per Akeologjine Shqiptare. (S’eshte hera e )