Si u arrestuan intelektualët dhe “pro-amerikanët” nga komunistët e sapo ardhur në pushtet (disa vdiqën në hetuesi)

9 Tetor 2017, 19:31Dossier TEMA

Datat e arrestimeve të intelektualëve në vitet 1946-1947

Nga Kastriot Dervishi

Pas mbarimit të proceseve kundër intelektualëve të “sabotazhit të Maliqit” vëmendja e regjimit u përqendrua në dënimin e klasës intelektuale të vendit. U arrestuan të gjithë ata që shiheshin apo dyshoheshin si proamerikanë (çështje e veçantë kjo) si dhe u vijua procesi i goditjes së intelektualëve (teknikë, tregtarë, profesorë, mësues, juristë, mjekë, gjyqtarë, etj).

Proceset ndaj dy grupeve të deputetëve nuk janë të shkëputura, por janë por pjesë e goditjes së intelektualëve të atyre viteve, si veprim i mirëfilltë i injorancës kundër njerëzve që mendonin e krijonin.

Në Kuvendin Popullor nuk ka pasur shprehje të mendimeve ndryshe. Pavarësisht se ishin spikatur një grup deputetësh ndryshe, ata asnjëherë nuk artikuluan në Kuvend teza politike apo mendime ndryshe. Këto mendime ngelën brenda bashkëbisedimeve me njëri-tjetrin si dhe dëshirës për të pasur ndryshime në vend.

Proceset e dënimeve dërrmuan trurin e fundit që i pat ngelur Shqipërisë si dhe i hapi rrugë konsolidimit të injorancës më të tmerrshme që kishte parë ndonjë Shqipëria.

Më poshtë do gjeni një kronologji të arrestimeve të periudhës gusht 1946 deri në shtator 1947. Në kllapa janë proceset që u takojnë dënimet. (Lista që posedoj sigurisht vijon edhe pas datës fundore të këtij postimi)

16 gusht 1946

Ramë Marku (I),

26 shtator 1946

Riza Dani (II), deputet

10 nëntor 1946

Augusto Beti, italian, elektro-teknik në Kuçovë (V)

22 nëntor 1946

Agathakli Xhitoni (I), shkrues publik

19 dhjetor 1946

Giusepe Monaldi, italian, gjeometër në Kuçovë (V)

21 dhjetor 1946 (h)

Abdyl Kokoshi (I), jurist

27 dhjetor 1946

Surja Selfo (II), tregtar

Bexhet Shehu (II), nëpunës

Isuf Hysenbegasi (II), mjek

Kamber Jaskollari (Backa) (II), ish xhandar

Hilmi Hysi(II), jurist, ish gjyqtar

Demir Kallarati(II), ish oficer

7 janar 1947

Foto Bala (I), profesor

Salim Kokalari (I), mësues

Hivzi Kokalari (II)

Adem Beli (II), agronom

31 janar 1947

Liri Prifti, dënohet me 10 vjet burgim

15 mars 1947

Fehmi Leskani (III), tregtar

18 mars 1947

Ibrahim Hasnaj (II), sekretar në Komunitetin Bektashi

12 prill 1947

Hasan Reçi (II), arsimtar

Uan Filipi (II), nëpunës

17 prill 1947

Ramazan Tabaku (I), telegrafist

15 maj 1947

Haki Karapici (III), avokat

Irfan Pustina (III), doktor

Gjergj Ashta (III), jurist

Rustem Sharra(I), tregtar

Shefqet Beja, deputet (I)

Kolë Kuqali, deputet (vdiq gjatë hetuesisë më 30.5.1947)

SelaudinToto, deputet (I)

Enver Sazani, deputet (I)

Faik Shehu, deputet (II)

Ibrahim Karbunara, deputet (I)

Kostandin Boshnjaku, deputet (II)

Irfan Majuni, deputet (I)

Islam Radovicka, deputet (II)

Avdul Bani (II), roja i Islam Radovickës, vdes në hetuesi në v.1947

Nexhmi Ballka (II), arsimtar

16 maj 1947

Ymer Keçi (III), tregtar

Ali Bakiu (III), tregtar

Ali Shtëpani (III), pronar

Enver Topulli (III), tregtar

Kadri Kërçiku (III), mjek

Kel Koçobashi (III), nëpunës

Halit Gjolena (II), oficer

Qemal Frashëri (IV), nëpunës në MF

Ali Begeja, “vdiq në burg duke u hedhur nga dritarja”18.8.1947

Ferit Hysenbegasi, vdes në hetuesi më 17.9.1947

17 maj 1947

Vasil Xhai (III), avokat

Baltazar Benusi (III), avokat

Zylfyrije Banushi (IV), nëpunëse në MF

Mestan Ujaniku (II), nënkolonel

18 maj 1947

Adem Xhepa (III), pijeshitës

Elza Çika (IV)

19 maj 1947

Adem Xhepa (III), pijeshitës

Ibrahim Keçi (III), tregtar

23 maj 1947

Baba Myrteza Paja, vdes më 24.5.1947 në hetuesi

25 maj 1947

Baba Bedri Hatibi (veçan), arrestohet

Baba Myrteza Paja (I), vdes në hetuesi

28 maj 1947

Pajo Dervishi

15 qershor 1947

Koço Xega, teknik nafte në Kuçovë, (V)

Pietro Andena,italian, teknik nafte në Kuçovë (V)

Stanislav Zuber, inxhinier, vdes në hetuesi

Riza Alizoti (I), inxhinier

Paolo Saggioti (I), nëpunës industrial

20 qershor 1947

Xhevat Xhafa (I), mësues

Tefik Deliallisi (I), mësues

Hysen Shehu (I), mësues

Sulo Konjari (I), farmacist

Beqir Çela (I), mësues

Sulo Klosi (I), inxhinier

Shefki Minarolli (I), hotelier

Pertef Karagjozi (I), nëpunës

Mehmet Prishtina (I), tregtar

20 korrik 1947

Gjovalin Vlashi (I), avokat

6 shtator 1947

Lutfi Strazimiri (IV), inxhinier

Andria Xega (IV), inxhinier

Mustafa Greblleshi (IV), gazetar

Osman Bishqemi (IV), nëpunës

Limon Vrapi (IV), mësues

Anthim Konomi (IV), inxhinier

Tahir Gjinali (IV), tregtar me arsim të lartë

7 shtator 1947

Ali Fortuzi (IV), nëpunës në MF

11 shtator 1947

Arif Gjyli (II), deputet

16 shtator 1947

Antonio Barsolini, italian (IV), veteriner

6 komente në “Si u arrestuan intelektualët dhe “pro-amerikanët” nga komunistët e sapo ardhur në pushtet (disa vdiqën në hetuesi)”

  1. petraq says:

    cfar ka ndodhur 100 vjet me pare karshi forcave kundrstar kujt iintereson.gazeta eshe per lajme imediate jo per histori.mos u lendoni eshtrat dhe ketyre te vrareve dhe mos futni urrejtjen ne popull se nuk i sherben njeriu.sa shqiptar jane therur si bagertite se nuk kishin shtetin e tyre kur fqinjet luftonin per zaptimin e tokave shqiptare.mos nxisni urrejtjen se ja fusni vehtes tuaj femijve tuaj pas ardhesve tuaj.mos e beni si ai mbreti qe i kerkoi zotit qe cdo gje qe te prekte te behej flori.zoti ja dha por kur filloi te hante ushqim ai sa futej ne goje behej flori.e keshtu mbreti tamaqzar vdiq nga deshira per te qene mbi te gjithe.

  2. Burimi says:

    Ne kete liste prej 70 vetash shqiptare e te huaj, shoh te pakten 10 gjirokastrite (Enver Sazani, Salim Kokalari, Pertef Kokalari, Sulo Konjari, Enver Topulli, Riza Alizoti, Foto Bala, Vasil Xhai, Surja Selfo, Shefqet Beja). pa llogaritur ata qe u vrane menjeher pas lufte si Selaudin Cabej, Muhedin Jaho, Boco Kalo me te birin, etj. Pse kaq shume gjirokastritw

    1. Lugati says:

      shume gjirokastrit???ato ja njifshin edhe pislliqet me te vogla atij pleres..

  3. romeo says:

    Zhgarravina te tilla jane tregues se shqiptaret kane ne genet e tyre urrejtjhen e pa fund!
    Kerte e nxisin jo vetem politikanet,por me shume edhe mediat qe botojne vetem per ca klikime me teper keto palo studime.
    Ky K.Dervishi eshte nje manipulator delenxhi,qe shfrytezon gazetat per te shfryre dufin e tij per poercarjen e popullit!
    Cfare interesi kane shqiptaret nga shkrime surrogato si keto te ketij delenxhiut?
    Merruni me hallet e sotme te shqiptareve e jo me te kaluaren!
    Ne se eshte bere padrejtesi apo krime,le t’i drejtohen gjykatave e jo te na cani trapin me pallavra per 27 vjet me radhe!

  4. labeati says:

    Tani ky hajduti i arkivave me 8 klase shkolle dhe me emrin Dervish kerkon te na binde neve me disa lista se ata njerez ishin te gjithe te pafajshem dhe u denuan sepse ishin ” intelektuale ” dhe jo se ( shumica e tyre ) ishin ne sherbim te te huajve ( gje qe e kane pohuar edhe ne gjyq )? Mjerim i madh dervishesh!

    1. KOZi says:

      Problemi eshte i thjeshte – fakti qe ishin deputete te Frontit antifashist ( Fronti Demokratik ) tregon qe keto vinin nga lufta – Lufta antifashiste ka patur ne Front qe u krijua ne Peze me 16 Shtator 1942 ,Komuniste ( Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi ,Nexhmije Xhugli etj,-)– ,Zogiste, Ndoc Coba , Abaz Kupi ,dhe intelektuale dhe luftetare jashte ketyre formacioneve ,si Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Baba Faja, si dhe gjithe keto emrat qe permenden ne artikull.Zogistet u larguan nga Fronti (ose i larguan !?) ne dhjetor 1943, keto luftonin kunder fashizmit nga pozitat antifashiste te Anglo- Amerikaneve. Po keshtu ky grup i deputeteve asnje nuk ishin komuniste, ato vinin nga lufta si antifashistet anglo- amerikane . Komunistet si shumice qeverisese u prishen me anglo – amerikanet dhe ato u larguan ne 1946. Atehere filloj lufta e brendshme ne Front ,exakt -Agjentet Jugosllavo – Rus komuniste denuan jo komunistet si Agjente Anglo -Amerikane. kjo eshte ngjarja e thjeshtuar – Pas ketyre komunistet vashduan te denojne ne seri njeri tjetrin- Kete kapitull historik ndricoj parlamenti i sotem dhe Kryeministri Rama …..tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje