“Shullazi”/ Dëshmia e Çakos: Ministrja Nikolla më telefonoi për kanosjen. Ja çfarë më tha Kule

10 Tetor 2017, 19:36Kronika TEMA

Nga Klodiana Lala

Në mesin e personazhet VIP që dëshmuan në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Kryepolici i tha gjykatës se për kërcënimin e kandidatit për rektor u informua nga dikastere të tjera dhe jo nga strukturat e policisë.

Ai theksoi se profesor Dhori Kule kishte akuzuar Emiljano Shullazin si një nga kërcënuesit e tij.
“Në prill të 2016, datën s’e mbaj me saktësi, më telefonoi ministrja e Arsimit dhe me informoi për kërcënimin e profesorëve. U takuam në një ambient afër gjykatës Kushtetuese. Në takim ishte edhe Dhori Kule. U diskutua për një kanosje që i ishte bërë Mynyr Konit. Kule na informoi se kanosja ishte bërë nga disa persona, mes të cilëve ishte dhe Shullazi”, tha kryepolici në Gjykatë.

Çako foli më tej për masat e marra lidhur me ngjarjen.
“Pasi u njoha me ngjarjen, kam thirrur drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe Ardian Çipën. Të gjithë kemi shkuar në zyrën e Ministritë të Brendshëm Saimir Tahiri tek Garda e Republikës. Kam lënë porositë për ngjarjen. Lashë detyrë të merrej kontakt me Mynyr Konin për marrjen e kallëzimit”, deklaroi Çako.

Kryepolici shtoi se nuk ka dijeni për emrat e kërcënuesve, pasi me detajet janë marrë oficerët e policisë.

Emiljano Shullazi e pyeti Çakon se nga kush u identifikua ai si një nga autorët e kërcënimit. Ja përgjigjja e drejtorit të policisë:
“Dhori Kule gjatë bisedës tha se njeri nga personat që e kishin kërcënuar ishte Emiljano Shullazi”.

Kërcënimi sipas kreut të uniformave blu ishte përmes kontaktit fizik dhe qëllimi ishte detyrimi i Mynyr Konit për tu tërhequr nga gara për rektor.

Pas rrëfimit të kryepolicit, profesor Dhori Kule, që ishte i pranishëm në ambientet e gjykatës, njoftoi se për arsye shëndetësore nuk mund të qëndronte. Për të justifikuar largimin, kishte paraqitur një raport mjekësor.

Ish-dekani Shezai Rrokaj, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi Dhori Kule e kishte telefonuar duke i kërkuar takim, për shkak se i kishte ndodhur një ngjarje, që e përshkroi të “papëlqyeshme”. Ai u shpreh se profesori i rrëfeu që disa persona i kishin kërkuar të mos mbështeste kandidaturën e Mynyr Konit për rektor, ndryshe do të kishte probleme. Rrokaj tha se miku i tij nuk i kishte thënë asnjë emër të kërcënuesve.

Majlinda Keta, sqaroi para gjykatës se komisioni i menaxhimit të zgjedhjeve për rektor në Univesitet, unanimisht refuzoi kërkesën për dorëheqje të kandidatit Mynyr Koni, pasi ishte paraqitur jo sipas kritereve ligjore.

Klodeta Dibra, rivalja e Konit në garë tha se me profesorin ka pasur marrëdhënie të mira, por për kërcënimin është informuar nga media.(GSH)

1 komente në ““Shullazi”/ Dëshmia e Çakos: Ministrja Nikolla më telefonoi për kanosjen. Ja çfarë më tha Kule”

  1. Artibr says:

    O te zgjebozur o shtet mafioz qe i beni pazaret neper kafe gjykatash lajmeron ministrja drejtorin qe te vij dhori ta takoj pse ska komisariat ku ye bej kallzim dhori dhe drejtorat shkuan te ministri ministri me siguri ka shkiar te kryeministri po dhori eshte baroni krimit ne shqiperi pastaj ne gjyq thot qe jam semur ajde mere vesh po nje gje eshte qe keta jan familia mafijoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje