Ndeshje mes Izraelit dhe Spanjës shumë lehtë mund të kishte përfunduar në një tragjedi.
Përfaqësuesja e Spanjës ka festuar mbrëmjen e djeshme kualifikimin në Botërorin “Rusi 2018”, me fitore ndaj Izraelit me rezultatin 0-1.
Pas kësaj ndeshje, katër tifoz të Izraelit janë futur në fushë, kurse njërit prej tyre i ka rënë thika në tokë i cili po afrohej Iscos.
Por, policia e Izraelit ka reaguar menjëherë duke e arrestuar tifozin.
Ende nuk janë bërë të ditur detajet nga ky arrestim, dhe cili ishte qëllimi i tifozëve që u futën në fushë.