Nga Mustafa Nano
“Edi Rama ta harrojë që me opozitën dhe me Partinë Demokratike do të ketë diçka tjetër përveç përballjes totale; ai e ka zgjedhur kompromisin; kompromisin e ka me krimin e organizuar, e ka me Sejdinët jo vetëm në Elbasan, por anembanë Shqipërisë; me Sejdinët e krimit; dhe me këtë rreshtim është e qartë se Edi Rama e ka vënë Partinë Socialiste dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin; … Edi Ramën e sollën në pushtet bandat, e solli në pushtet krimi, e sollën në pushtet droga e paratë e drogës; …. kjo qeveri bashkëqeveris me krimin dhe është rob i një marrëdhënie korruptive me oligarkët; nuk ka konsensus të PD-së me këtë qeveri, me këtë mazhorancë dhe me Edi Ramën; opozita është totalisht kundër kësaj qeverie për jetë a vdekje”.
Quiz: Nga goja e kujt kanë dalë fjalët e mësipërme? Besoj se të gjithë bini në një mendje se këto fjalë janë të Sali Berishës. Është stili i tij, në fakt: aleanca me krimin, kompromisi me krimin, Sejdinët, përballje totale, për jetë a vdekje, oligarkët, bandat, droga, paratë e drogës. Mirëpo, jo, nuk janë të Sali Berishës. Mund të ishin të tijat, por nuk janë të tijat. Janë të Lulzim Bashës. Janë thënë në parlament më 9 tetor. U befasuat nga kjo gjë? Nuk besoj. Që Basha është një papagall i Berishës, është marrë vesh prej kohësh. Vetëm ata që aftësinë për të vëzhguar e kanë në nivele minimale nuk kanë mundur ta vënë re. Më e para gjë që na ka dëshmuar Lulzim Basha qysh prej momentit që mori në duar drejtimin e Partisë Demokratike ka qenë këmbëngulja për të imituar mentorin e vet. Dhe kjo është për të ardhur keq. Kurrë nuk ka pasur në historinë politike shqiptare një politikan si Basha të cilit rrethanat, koha, fati i kanë lënë në duar një këmborë të madhe, dhe ai as që e ka idenë se si tundet. As ka dëshirën më të vogël për ta tundur. Kundërshtarët e Bashës brenda partisë kërkojnë ta kompleksojnë, duke e sulmuar me tezën se ai nuk i afrohet Berishës as deri te gishtat e këmbëve, dhe si kundërpërgjigje, Basha shton përpjekjet që t’i ngjajë sa më shumë Berishës. Kjo është loja e vetme që bëhet në PD. Të gjithë atje kanë veç një garë me njëri-tjetrin: Si t’i ngjajnë Berishës sa më shumë, si ta lartësojnë sa më shumë atë, si t’i hyjnë sa më shumë në zemër. Diçka e ngjashme ndodh sot në Korenë e Veriut. Me Kim Jong-un-in.
PD-ja është identifikuar gjithë kohën si një parti e Berishës. Dhe puna më e mirë që mund të bënte Basha momentalisht do të ishte që t’i jepte asaj partie një pamje tjetër, që të shënonte me këtë përurimin e një epoke tjetër. E bukura është se ai është me mendjen që e ka bërë këtë punë, pasi ka zgjedhur një skuadër të tijën, dhe një grup parlamentar. Mirëpo, kaq sa ka bërë Basha (nëse e ka bërë Basha), vlen sa për fillim. Në mos, nuk vlen fare. Për sa kohë që Basha e ka mendjen veç të dëshmojë se i është mirënjohës Berishës për gjithçka ky i fundit ka bërë për të, atëherë kanakarët e vet kanë për ta braktisur në rastin më të parë. Udhëheqës të tillë, pa pikë personaliteti, janë gjëja më e lehtë për t’u braktisur. Madje, unë kam përshtypjen se atë e kanë braktisur tanimë. Dhe në këtë mes nuk e kam fjalën për ata që votuan për Gramoz Ruçin. Ata 2-3 vetë ishin. E kam fjalën për të tjerët që shkojnë e falen fare pa të keq në zyrën e Berishës. Ata thellë-thellë janë me Berishën, jo me Bashën. Jo sepse mes këtyre të dyve ka ndonjë konflikt, por sepse gjithçka është në dorë të të parit. Siç është edhe vetë Basha (që jo më kot fitoi 90% të votave të partisë pas një humbjeje kolosale në zgjedhjet parlamentare!!!!). Këtij të fundit edhe mund t’i kthehen kundër një ditë, ndoshta qysh sot nëse nevoja e kërkon, ndërsa Berishës nuk mund t’i kthehen kundër asnjëherë. Por Basha nuk e bën qejfin qeder për këtë gjë. Pasi ai vetë është i pari që është me Berishën. Dhe Basha është i lumtur që është kështu. Ai nuk lë gjë pa bërë që të tjerët, sidomos Berisha, ta marrin vesh se ai është i lumtur të jetë në krye të partisë së Berishës. Është i lumtur që është një vegël në duart e tij. Nuk ka fund mirënjohja e tij për të. Ai të jep përshtypjen se nuk di ç’të bëjë për ta konkretizuar këtë mirënjohje.
Ishte domethënës reagimi i tij pas lajmit se Berisha do thirrej në gjyqin e Shullazit. Berisha është shprehur disa herë mbi Shullazin, e mbi bëmat të tij, dhe është gjëja më logjike që ai të thirret për të dëshmuar në gjyqin e tij. Dhe kështu u vendos. E vendosi gjyqtari i çështjes. Berisha vetë nuk tha asnjë fjalë pas këtij vendimi. As të tjerët. E nuk kish se çfarë të thoshin, pasi nuk ka ndodhur asgjë e çuditshme. Nuk ka asnjë problem në këtë mes. Nuk ka pse të ketë. Thjesht është kërkuar të dëshmojë në gjyq një person që ka treguar se ka informacion mbi të pandehurin. Mirëpo Bashës nuk iu durua. Foli. Ja reagimi i tij (vini re sërish stilin e Bashës; ai është tamam një kukull e kurdisur berishiane): “Saimir Shullazi e Emiliano Tahiri në sintoni të plotë me njëri-tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës; kjo sigurisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet e trafiqet ku janë përfshirë së bashku; t’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten”. Këtë e ka shkruar në facebook. Unë nuk besoj se ka marrë në telefon Berisha dhe i ka thënë se duhet një reagim. Aq më pak besoj që ai mund t’i ketë dërguar ndonjë tekst që Basha ta publikojë si të vetin. Unë besoj se ka qenë Basha që është në lartësinë e “detyrës”. Nuk ka nevojë t’i pëshpërisë dikush në vesh se çfarë duhet bërë për t’i dalë në mbrojtje Berishës. Kjo bën pjesë në atë që quhet job description. Dhe prandaj ai nuk mund të mos e dijë mirë këtë gjë.
Po pse Basha sillet kështu? Së pari, sepse ai nuk është asgjë pa Berishën, dhe së dyti, sepse ky është pakti: Basha do të bëjë çmos që partinë ta mbajë në funksion të interesave, frikërave, paranojave të Berishës e të familjes së tij, dhe Berisha do bëjë çfarë ka në dorë që Basha të jetë në krye të PD-së. Dhe kaq i lipset Bashës. Pasi dihet që Berisha ka në dorë gjithçka. Në një mënyrë a në një tjetër, ka në dorë edhe kundërshtarët e Bashës. Siç e thashë më sipër, të gjithë në PD janë në garë për t’u dukur njëri më berishian se tjetri, dhe me këtë tregojnë se askujt nuk i shkon mendja ta shohë Berishën si problemin kryesor të PD-së. Përkundrazi, e shohin si zgjidhjen e të gjitha problemeve, e shohin si shpëtimtarin e partisë, që “po ua shkatërron Basha”. Ky është një keqkuptim i madh në këtë parti, por ja që gjërat kështu janë: Të gjithë aty ngatërrojnë problemin me zgjidhjen.
Pse nuk i shkon analizes deri ne fund Mustafa?? Pse nuk shtron nje pyetje te thjeshte: Perse kundershtaret e Bashes apo dhe te tjere nuk sulmojne vete Berishen? Perse i bashkohen te gjithe Berishes dhe askush nuk thote nje fjale kunder tije? Mos valle u mungon guximi? Perse tu mungoje guximi??? Perse Berisha, qe nuk ka asnje pushtet eshte kaq i forte?
Pergjigja eshte vetem nje: Sepse Berisha i ka te gjithe te kapur, i ka te gjithe me dosje(dhe jo dosje sigurimi, perrralla; por me dosje korrupsioni te te gjitha llojeve); i ka te gjithe peng diku.
Mustafa, a ke guxim ti ta analizosh kete?!
O Mustafa Nano shyqyr nje here qe shkrujte nje gje qe eshte per te qene .
O te lumte pena po te te them . Me kete shkrim ke nderuar veten . Ke bere nje arnalize qe meriton respekt o Mustafa.
Ore Mustafaper keto qe shkruan i ke rene pikes , te gjithe e dine por Ju e nxorret nga balta me kete arnalize dhe ja dhate publikut na lexojeni ky eshte LUL zagari. Meriton lavderimet dhe respektin me te larte per kete arnalize. Po keshtu o te lumte pena dhe jo me budallalleqe.
Fiks fare Muci!
Përfekte…, Muç je i paarritshëm, pavarësisht se disa injorantë analfabetë, që duan të hiqen si të ditur e patriotë, të shajnë banal (të vetmen gjë që dinë), se po u prish “lezetin e përrallave të bukura”, me të cilat janë mësuar e rritur…!
Shpesh here thuhet se X ( saliu ) e ka nxere nga hundet Y ( Bashen) ,por ne kete raste X -si e ka nxier Y nga bytha,sepse kane te njehten ere…… Ere qe po qelb dynjane,ndaj largounui ,o popull nga keta njerez qe vetem pjerdhin edhe nga goja……
Bravo Muç Nano! Respekt.Ke bere nje shkrim brilant,ku ke thene vetem te verteta,ato qe ne i dim dhe i shikojme.Bemat e Berishes,ja kujtime te hidhura ne mendjet dhe ne zemrat e shqipetareve.Ai e ka nxire kete vend,e ka shkaterruar,i ka rrezuar reputacionin ne bote.Por edhe servili i tij Basha,po ecen ne rrugen e zeze pa drita te Berishes.Luli po behet njeri i urryer me keq se Berisha,se kerkon te beje levizjet e majmunit,duke kopjuar Berishen.Ai eshte nje karafil nga mendja dhe eshte i paafte.
Ore nuk mendoj se nuk e kemi kuptuar qe Berisha nuk e rruan per P.D, se nuk i hyne me ne pune, pasi çfare deshi, e mori. Tani tall k. me veglen e tij Luli.
Ketu problemi eshte se Shqiperia po ngelet pa opozite se dhe Metes apo Monikes nuk po i plas fare per L.S.I.
Dhe me e keqja eshte se p.d dhe l.s.i nese bashkohen, kjo e fundit do ta gerryej akoma me keq p.d ( do i marri dhe ata pak qe i kane mbetur), ndersa Rama do te qeverise si pasha.
Dhe kuptoheni o njerez; Saliu dhe Meta nuk arriten ( shume u perpoqen) ta shkaterronin teresisht Shqiperine sa ishin ne pushtet, tani shkaterrojne partitet e tyre ( dhe kete ata e kane vete ne dore) ne opozite qe eshte menyra e terthorte e realizimit te planit te tyre, ate te SHKATERRIMIT TE SHQIPERISE.
Mustafa Nano po e permireson biografine,”po e heq njollen”
Mustafa Nano po e permireson biografine,”po e heq njollen”
Me te vetete shkrim brilant.
Muci mbetet si analist me shume integritet. Bravo Muci.
Cfare shkrmi hipokrit dhe bajat.Muc Nano eshte i shqetesuar per Partine Demokratike !?!?
Endrra demokratike e Mucit per PD .
Muci enderron kryetar te PD …..ke tjeter vec majtisit intelektual Taulant Balles.
Fjalimet e PD duhet ti formuloj …..kush tjeter vec gojemjaltit Erjon Brace.
Muci ka nje enderr demokratike …..kur bota akuzon Edi Ramen per hashashin ,PD braktis parlamentin per akuza te pabaza ndaj qeverise.
Muci ka nje enderr demokratike……kur qeveria jep koncension 200 milion euro per shendetesine ,PD organizon protesta popullore per shumen qesharake qe Edi Rama u jep koncesionareve.
Muci ka nje enderr demokratike …..kur BE kritikon qeverine per mospermbushjen e standarteve te anetaresimit te Shqipwrise ne BE ,PD organizon protesta para Parlamentit Europian per keqdashje te zyrtareve te BE kundrejt Edi Rames.
Muci ka nje enderr demokratike …..kur shtypi akuzon qeverine per korrupsion ,papunesi ,vrasjet etj etj ,PD u ben thirrje anetareve dhe simpatizanteve te bojkotjne shtypin qe shpif per qeverine.
Pergjithesisht nga shkrimi kete kuptoj per ENDRREN DEMOKRATIKE te Muc Nanos.
Permbledhje e ENDRRES DEMOKRATIKE te Muc Nanos….PPSH qendroi 45 vjet ne pushtet ,PS duhet te qendroi 45 vjet te tjera.Per kete opozita duhet te japi kontributin e saj se perndryshe…..i ngel hatri Mucit.
Pika analistit Muc dhe debilave qe e lexojne.
Bravo Muçi ,keshtu de me shpaten e Skenderbeut ne dore çaj perpara kunder turqeve te pa bese, por mos e perdor vetem majtas e djathtas , por perdore edhe para.
Artikull I vertete dhe teper logjik. Ju lumte Mustafa.
Analiza eshte e sakte dhe e shkruar bukur, pervec fjalise se fundit. Keqkuptimi, u nevojitet atyre qe komandojne PD-ne, per te mashtruar te tjeret. Kush te tha ty se ne PD ngaterrojne problemin me zgjidhjen? Asnje nuk ngaterron asgje, sepse cdo gje, sikurse e ke shtjelluar edhe ti, e projekton dhe e kontrollon Ai. Nepermjet Bashes, por jo vetem. Ai i komandon te gjithe edhe ata qe jane me Bashen edhe ata qe e sulmojne ate. Ky eshte kompromisi i heshtur brenda PD-se. Pak rendesi ka per Berishen, nese disa dalin me te fituar se te tjeret. Ai perpiqet te garantoje veten dhe familjen e tij. Apo jo? Ne fakt, je me i zgjuar se shumica e shqiptareve, por jo dhe aq i ditur sa te duket vetja…
Bythlepiresit jane gjithmone njerez te shpifur e te felliqur.Po a Ben Vaki qe Skrapari te ket nje njeri me pikepamje demokratike? Jo e madhe dhe kurren e kurres nuk ndodh .A e dini pe nuk ndodh? Sepse I gjith Skrapari ka pa qene nje armate Jeniceresh te Enver kriminelit,prandaj atje nuk ka njerez demokrate prandaj edhe ky ketu siper qe e ka emrin Mustafa eshte nje DNA Jeniceri. Shqiperia e otme nuk ka nevoj te merret me Opoziten por ka nevoj urgjente te merret me qeverine mashtruese ,me qeverine e krimit dhe te meqeverine e paafte per te qeveriur me normat demokratike dhe ky Jeniceri I eshte bahkuar qeverie se krimit per tju kundervene Opozite? Po pe Opozita po largon shqiptaret nga Shqiperia per mungese pune e shprese?
Muqi Nano eshte historian bujqesor me aftesi blegtoriale qe ha kakerdhi jeshile.
Mire qe erdhe ne vete o MUCI, pas asaj skene me HOXHEN e lagjes “Ali Demi”…qe na zhgeneve; pyesnim- eshte apo s’eshte ku djali skraparlli….
Ke akoma per te bere koregjime si gazetar i pavarur…
Pasionanti Yt.