Jan Hecker do të jetë këshilltari kryesor i kancelares gjermane për politikën e jashtme – përfshirë edhe vendet e Ballkanit. Ai është një jurist brilant.
Pas zgjedhjeve parlamentare pason zgjedhja e personelit. Në kabinetin e kancelares gjermane janë bërë disa ndryshime para se Merkel të fillojë të ushtrojë mandatin e saj të katërt.
Deri më tani dora e djathtë e kancelares në politikën e jashtme ka qenë Christoph Heusgen. Ai i ka shërbyer Merkelit 12 vjet. Heusgen është emëruar ambasador i Gjermanisë në OKB në Newy York. Viteve të fundit Heusgen ka qenë adresa e parë e politikanëve të Ballkanit në Berlin, pastaj, kush ka pasur fat, i janë hapur edhe dyert e kancelares Merkel.
Tani Merkel ka emëruar pasardhësin e Heusgen. Ai quhet Jan Hecker dhe do të jetë këshilltari më i rëndësishëm i kancelares gjermane. Hecker konsiderohet jurist brilant (ka doktoruar në Göttingen, ka habilituar në Frankfurt [Oder]). Sipas mediave gjermane Hecker zgjoi interesimin e Jan Hecker. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: 3 faqe. Por, ato mjaftuan që qeveria e Bavarisë të tërhiqet. Hecker është i pari këshilltar i çështjeve ndërkombëtare që nga Horst Teltschiku, këshilltar i kancelarit Helmut Kohl (1982-1991), i cili nuk ka karrierë diplomatike.
Për kancelaren Merkel kjo nuk luan aq rol. Për të, siç shkruan Süddeutsche Zeitung, me rëndësi është që ekipi i burrave në kabinetin e saj të jenë të gatshëm të lënë anash egot e tyre. Me rëndësi janë kualifikimi, efikasiteti, angazhimi i palodhshëm në punë.
Hecker është i lindur në Kiel, në Gjermaninë veriore. Në vitin 1999 u punësua në Ministrinë e Brendshme gjermane dhe një kohë të gjatë është marrë me politikën ndaj emigracionit dhe në përgjithësi të huajve. Me emërimin e tij Merkel tregon se gjatë mandatit të saj të ri prioritet do të ketë sidomos politika ndaj refugjatëve. Në parketin diplomatik Hecker ka mbledhur përvojë gjatë shumë vizitave me kancelaren, ku janë diskutuar çështjet e refugjatëve.
Si këshilltar i politikës së jashtme Hecker do të jetë një bashkëbisedues i rendësishëm edhe për politikanët e Ballkanit.(dp)
Nuk i lejohet nje gazete te dale me te tilla difekte gjuhesore dhe paaftesi perkthimi:
-Newy York……….
-ka doktoruar….
-ka habilituar……… fjalori i gjuhes shqipe nuk permban fjale te tilla
-Teltschiku……..emri personit eshte Teltschik dhe perkthyesi e ka “shqiperuar” ne trajten e shquar….
..e te tjera, sipas intuites se gabuar te “perkthyesit” dhe mungeses se redaktorit gjuhesor.
Nuk eshte thjesht nje “lapsus lingua” por nje metodologji e gabuar qe con ne shperdorimin e gjuhes zyrtare. Prandaj eshte per te ardhur keq qe gjuha shqipe bastardohet ne kete menyre, neper gazeta, televizione, institucione dhe sidomos ne fjalimet e shumices se “opinionisteve” apo politikaneve injorante.
Jo vetem bastardizim i gjuhes por edhe kanibalizim i mesazhit qe ka dashur te tregoje.
P.sh. “sipas mediave… Hecker zgjoi interesimin e Jan Hecker”…. hajde gjeje ti si lexues se cfare ka perkthyer ai kanibali qe e ka bere!!!
Kjo perralle eshte shkruajtur nene efektin e tymit , ne fillim thuhet se – Eshte keshilltar i kancelares; pastaj thuhet – se do te jete keshilltari dhe bashkebiseduesi me i rendesishem i kancelares. Ju lutem na e shpjegoni me shkoqur kete muhabet.