Nga Andi Bushati
Diçka ka ngecur në propagandën e Rilindjes. Për katër vite na u tha se kishim policinë që donim; Se kishim hequr nga rrugët mustaqellinjtë barkderrë për t’i zëvendësuar me djem dhe vajza të reja të devotshëm; Se korrupsioni ishte zhdukur dhe kriminelët nuk largoheshin më në drejtim të paditur.
Miti i policisë që duam u pompua me spote televizive dhe me konferenca marramendëse ku asistonin edhe diplomatët e huaj.
Mjerë kush ishte kritik ndaj tij. Të flisje për “çunat e Sajmes”, që i linin kriminelët të iknin etiketoheshe menjëherë si pjesë e makinerisë së baltës. Të përmendje batërdinë e kultivimit të hashashit, ishe menjëherë pjesë e kazanit të shpifjeve.
Por tani, me fillimin e mandatit të dytë të Ramës, duket sikur gjithçka ka ndryshuar. Vetë kryeministri në fjalën e tij të parë në parlament falenderoi opozitën për rolin që kishte luajtur në denoncimin e kanabisit dhe pranoi si pa të keq se na paskësh gënjyer për katër vite me radhë.
Megjithëatë, çudia nuk përfundon këtu.
Lapsi.al ka publikuar sot një analizë shteruese ku shpjegohet se si ministri i ri i Brendshëm po çmonton gjithçka që trashëgoi nga paraardhësi i tij. Proceduarat e tenderave të Tahirit po anullohen nga Xhafa, drejtorët e policisë që punuan me të janë hequr të gjithë nga puna, njerëzit e tij të afërt janë lënë në hije si të pabesueshëm.
Natyrisht, askush nuk mund të gëlltisë sapunin për djathë dhe të besojë se mëkatet e policisë duhet të bien mbi ministrin e larguar. Që prej 2013 edhe policia, ashtu si i gjithë shteti, drejtohet me dorë të hekurt nga Rama. Sajmir Tahiri mund të fajësohet për lidhjet me kriminelët, po aq sa Ilir Beqja për tenderat që u dha koncesionarëve të shëndetësisë, apo Erion Veliaj për grataçielat që u ka firmosur oligarkëve të Tiranës. Të gjithë e dinë se pas tyre fshihet një dorë e vetme dhe, faji i atyre që kanë nënshkruar, është se nuk kanë ditur t’i rezistojnë.
Por tani Rama, i diskredituar në publikun vendas dhe i kapur mat nga partnerët ndërkombëtarë, po bën gjithçka për të treguar se të gjitha fajet i ka pasur Sajmir Tahiri. Ai në fakt po përsërit të njëjtën lojë të vjetër, që luajti kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Edhe atëherë, pasi u doli boja rryshfeteve të mëdha që jepeshin për lejet e ndërtimit në kryeqytet, ai i hoqi qafe një e nga një edhe Gonxhen, edhe Lamen, edhe Kodhelin. Qëllimi ishte i qartë: fajin për këtë e kanë të tjerët dhe unë nuk kam ditur gjë.
Tani në kryemistri, ai po përpiqet të inskenojë kapitullin e dytë të të njëjtit serial, duke krijuar përshtypjen se i gjithë mëkati ka qenë i Saje Qorrit (nuk do të jetë çudi që një ditë ta thërrasi edhe ai si Berisha) dhe i çunave të tij.
Dhe deri këtu, në raportin e shefit me vartësin, Rama është në të drejtën e tij. Nëse njeriu me të cilin ka ndarë pushtetin, influencat, lidhjet me krimin dhe paratë që burojnë prej tij, e pranon këtë linçim, kjo është një çështje e krenarisë apo e nënshtrimit personal. Ai mund të rebelohet ose të ulë kokën.
Por, përpos raportit Rama- Tahiri, kjo histori ka edhe në anën tjetër. Atë që duhet të ketë qeveria me publikun. Dhe pikërisht këtu propaganda e Rilindjes ka ngecur. Sepse nga njëra anë ajo vazhdon t’a quajë historinë e policisë që deshëm një histori suksesi dhe nga ana tjetër do të përbaltë njeriun që e ka drejtuar për katër vite atë. Pra ajo po përpiqet të shesë fabulën e pamundur të një policie perfekte, të drejtuar nga një kupolë mëkatarësh. Dhe këtë zor se është në gjendje ta besojë ndokush.(Lapsi.al)
Luften NacionalClirimtare e fituam me armiqte e popullit dhe partise ! Te gjithe I shkuam ne plumb …La fiesta del chivo goes on !
Sic ka ne politike ka edhe ne media klane qe ja duan varrin njeri tjetrit1 Por po flasim per Mero Baazen dhe Andin.Bushatin! Si e moli mire Salen dhe zhduku shume qytetare dhe gazetare te pafajshem, Mero u idhnia me Berishen dhe duke harruar te mirat berishiane u be “armiku” i tij! Ja nxori pothuaj te gjithe horrlleqet Sales por jo deri ne fund! Njeriu yt mishin ta ha ,por kocken ta ruan! E tani , meqqenese Rama nuk ja vari mercenarit Mero u be prape me Berishen kunder Rames! Per kete shkuesi eshte Bushati doredhenes! Ketro :kurva gazetaresh” ka Shqiperia!
Po ku e degjove o koqe qe Rama tha per 4 vjet qe s’ka kanabis dhe qe korrusioni u zhduk? T nis artikullin duke i quajur fakte keto brockulla qe thua dhe pret qe njerzit te lexojne vazhdimin e llogjikes tende.
Rama e ka pranuar gjithmone kanabisin, madje tha qe fundi i 2017 eshte afati kur duhet zhdukur ne mase te madhe si fenomen. Koruupsionin mbase e hoqi vetem nga truri yt e i Lubonjes, por behet Shqiperia me ju te dy?
Ka pasur mjaft elemente pozitive puna e policise. Kjo duhet permendur.
Fuck you kurve komuniste ke qene dhe do ngordhesh
Ja fut si kau peles, o Andi. Vetem ti e paske degjuar Ramen te thote se policia ato kater vjet qe kaluan nuk ka punuar mire. Ne para tre ditesh e degjuam kur i tha gazetares austriake se sot kemi policine qe duam dhe qe mund te krahasohet me simotrat e saj ne Europe.
Bile. a degjove ne nje aktivitet qe ai kerkonte Sajen. Ku eshte Saimir Tahiri, tha. Diku ketu duhet te jete. Pa te nuk fillohet aktiviteti. Keshtu mos pllit kot si lope. Apo si mushke.
Po jo mor Andi Bushati,nuk eshte ashtu siç e spjegon,te kam thene se je shume i trashe,nuk i kupton gjerat,ti nuk njef politika,nuk njef standarde
nuk njef etapa,Ti nuk di e nuk njef proçese maturimi,nuk kupton nga metodat nga stilet,nga taktikat e strategjite.Ti kupton vetem si te marrish parate dhe te lehish te sporteli i parase.Po keshtu mor ditezi ti nuk mund ti sherbesh popullit.Andi !!!!!!!!-kush nuk ka parime nuk e ndjek dot filozofine e qeverisjes.Por ti mire ben merr parate dhe shko pi ndonje kafe dhe hap veshet mos degjosh ndonje episod injorantesh dhe shpifesish.
Ku je ti,ku eshte qeveria dhe ku Bashkimi Europian.Media duhet te jete kritike,por kritika eshte nje proçes qe ka nje strukture pohimi dhe kritike te diferencuar vleresuese nuk ehste ndihme kritika paragjykeuese dhe sharja se keshtu dal pro popullit kundra qeverise,nuk eshte kejo filozofia e gazetarise.Ti nuk e kryen dot keshtu misionin e gazetarit.
o gomari i bllokut,prap po’ leh ti kazan
Kot merresh më Ramen o nipçe, nuk e ka fit ai brenda Fatos Lubonjen, por xhaxhi jot
O Andi! Si ore nuk fole njehere nga e mbara,por gjithmon nga bytha,
MENCURI te pare ke o Bushat.