Në orët e para të mëngjesit, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike publikoi një artikull në të cilin thuhej “Vithet shtëpia e Gjiknurit, dalin thasët, policia e mban të fshehtë.
Shtëpia është vjedhur në orët e mesditës. Ajo gjendet në rrugën ‘Fortuzi’ pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati.
Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos së banesës”.
Në fakt, ndryshe nga sa pretendon “RD”, ministri Gjiknuri nuk banon në këtë shtëpi por prej shumë vitesh jeton në zonën e Komunës së Parisit. Në këtë apartament jeton nëna e ministrit Gjiknuri, tashmë në pension.
Policia e Shtetit nuk rezulton aspak të ketë mbajtur të fshehtë këtë grabitje të denoncuar nga vet familjarët e ministrit Gjiknuri. Siç e shikoni në foton e bashkëlidhur, kjo është deklarata operative e policisë që sqaron qartë se kujt i përket shtëpia dhe shumën e parave të grabitura. Sipas policisë, bëhet fjalë për banesën e shtetases Liri Gjiknuri, dhe aty është vjedhur një shumë prej 300.000 lekësh.
Duket se artikulli i gazetës zyrtare të Partisë Demokratike ka synuar ta keqpërdorë këtë ngjarje për të hedhur hi syve dhe spekuluar me opinionin publik.
bravo publikimi, si traktet komuniste e keni shkruajtur…., tani do na vije keq qe nje pensioniste ( nena e nje ministri) kishte vetem 3 milion ne shtepi , para pensioni. dhe keto ja vodhen.
Nuk vlen. Hidheni ne gjyq gazeten RD. Cfare prisni? Jua mban?
Jepi ne nji leke nenes o Gjikmut,se e dime qe nuk vjedh.