Policia ndalon Eduard Ndocajn, "kaubojsi" i mori 75 mijë euro italianit...!

10 Tetor 2017, 21:43Politika TEMA

Policia ka proceduar në gjedje të lirë ish-deputetin e PS, Eduard Ndocaj i njohur me nofkën “kaubojsi” me akuzën e mashtrimit.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë të ditur se Ndocaj është kallëzuar nga një shtetas italian, partneri i tij në biznes i cili ka deklaruar në polici se Ndocaj e ka mashtruar dhe i ka marrë 75 mijë euro duke i premtuar investimin në një projekt gazjellësit.

Ndocaj ka tentuar të largohet në drejtim të Italisë kur është ndaluar nga policia e Durrësit në port.

Por me vendim të Prokurorit, Ndocaj është lënë në gjendje të lirë. Gjithashtu Ndocaj akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7” me targa “FD498LJ”.

Ndaj Eduart Ndocajt rëndon akuza për verën penale: Skemat mashtruese dhe piramidale.

3 komente në “Policia ndalon Eduard Ndocajn, “kaubojsi” i mori 75 mijë euro italianit…!”

  1. DALLTON says:

    N.Q.S kjo qe thuhet me siper ,eshte e vertete Edvin Kristaq Rama ,duhet te beje doreheqjen ,sepse ka spekulluar dhe spekullon me njieres te pa afte.

  2. Zgerdalla says:

    Lulzim Basha te mbaje nje mut heshtje per ket mashtruesin

  3. Liri says:

    O bullafiq. Ku te gjeti Rama ne pazarin e lopve. Jepi paret italianit se le nam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje