“Ik mos të të fus ndonjë”! Si u ekzekutua shqiptari që furnizonte VIP-at grekë me kokainë, pronar i 3 lokaleve në Athinë

10 Tetor 2017, 19:09Politika TEMA

Hetuesit grekë janë të bindur se 39-vjeçari Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar për trafikun e kokainës në lokalet e natës në Athinë.

Roni, ashtu siç i flisnin miqtë, ishte bashkëpronar i lokalit të natës “Roy Bar” në lagjen “Glyfada” në kryeqytetin grek, pikërisht ku dhe u ekzekutua.

Megjithëse autorët janë ende të paidentifikuar, Shëmbitrasi duket se i ka njohur atentatorët e tij.

Dëshmitarë që ndodheshin në ambientet e jashtme të lokalit, i kanë thënë policisë se mes viktimës dhe dy vrasësve pati një bisedë, raportonTv Klan.

Hetuesit grekë deri tani kanë mbledhur dëshmi dhe prova të vlefshme për hetimin, përfshirë këtu edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Biseda para vrasjes

Rreth orës 04:40 të mëngjesit të së dielës, dy autorët u shfaqën në lokal dhe shkuan direkt tek tavolina ku po qëndronte 39-vjeçari shqiptar me miqtë e tij.

Njëri prej tyre ju drejtua Shëmbitrasit me ton të lartë: “Mua do ma hedhësh”?

39-vjeçari iu përgjigj ashpër: “Ik mos të të fus ndonjë”!

Në këtë moment, dy atentatorët nxorrën armët dhe qëlluan me tre plumba Roland Shëmbitrasin duke e lënë të vdekur.

Ndërsa mbetën të plagosur shqiptari tjetër Gjergji Kapaj që ishte në tavolinë dhe dy grekë, klientë të lokalit.

Policia greke dyshon se shqiptari është ekzekutuar pasi kishte marrë një sasi droge dhe nuk kishte paguar furnizuesit e tij.

“Tenxherja”

Në qarqet e drogës, apo “mafia shqiptare” në Athinë sikurse i quan shtypi grek, Roland Shëmbitrasi njihej me nofkën “tenxherja”.

Ai është bashkëpronar edhe i tre lokaleve të tjera, dy prej të cilave janë luksoze dhe ndodhen në lagjen “Kalithea” të Athinës.

Në këto lokale nate shkojnë rregullisht këngëtarë të njohur grekë.

Në vitin 2012, Shëmbitrasi ishte arrestuar nga policia pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motora tek klientët VIP të 39-vjeçarit.

Ai ka marrë nofkën “tenxherja” për shkak se njihej për përpunimin që i bënte kokainës.

Në fund, ai nxirrte një produkt të pastër për klientët e tij.

Për këtë arsye, Roland Shëmbitrasi ishte edhe trafikanti më i shtrenjtë në Athinë, pasi 1 gram kokainë e shiste për 100 Euro.

Ai kishte një klientelë të qëndrueshme.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin botës së “showbiz” në Athinë dhe janë emra mjaft të njohur.

Përveçse janë konsumatorë, shumë prej tyre performojnë në lokalet e natës ku ishte bashkëpronar edhe Shëmbitrasi.

9 komente në ““Ik mos të të fus ndonjë”! Si u ekzekutua shqiptari që furnizonte VIP-at grekë me kokainë, pronar i 3 lokaleve në Athinë”

  1. Sit back and relaks says:

    Kjo tregon qe pordha e madhe gris breket e te zotit.

  2. Illyrian says:

    Por ai pasi e qëlloi, IKU, ashtu siç i tha edhe 39 vjeçari, prandaj dhe ky i fundit nuk i futi “ndonjë.”

  3. Pip says:

    Ky lamashi edhe mos ta kishte ngrene plumbin,per nja dy vjet do ta kishte ngrene kolesteroli.plehra albaneze.

  4. LAJME TE VERTETA says:

    Nuk nevoj per hetuesin greke, mbasi Tema e la perfunduar hetimin

  5. DALLTON says:

    Keta “CUBAT-E-DROGES”keshtu ikin per “lesh”,po pse s’i bere nji sms SALIUT more budall,mbase te shpetonte.

  6. Shaba says:

    Hajde biznes droge hajde nen hunden e Euro-policise. Idiotet i turren fshatareve te raskapitur dhe gudulisin Bosin e Trafikut. Tallje Globale.

  7. viktor says:

    Mesa duket ne Athine nuk paska ambasador amerikan qe t’u tregoje grekeve familjet mafioze prandaj bente qejf ky mafiozi
    Viktor

  8. tigani says:

    Me pak fjalë tenxherja gjeti kapakun.

  9. tigani says:

    Me pak fjalë e gjeti tenxherja kapakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje