Të rinjtë e FRPD-së, prej më shumë se 4 orë e gjysmë po zhvillojnë një mbledhje me kryedemokratin Lulzim Basha, të cilët e kanë vënë atë me shpatulla pas muri, për mungesën e përfaqësimit të të rinjve të FRPD-së në ‘Listën Basha’.
Të rinjtë demokratë e kanë kritikuar kryetarin Basha, se është i paaftë dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndërkohë që burime të “CityNews”, raportojnë se Basha ka pranuar gabimet dhe dështimin e tij dhe rri i ngrirë përballë akuzave dhe kritikave të Kryesisë së FRPD-së.
Gjatë debatit në këtë mbledhje maratonë Basha është shprehur se është fajtorë ai për mospërfaqësimin e të rinjve në listë, përfshirë këtu edhe vetë kreun e FRPD-së Belind Këlliçi.
“Mospërfaqësimi juaj ka ardhur si rrjedhojë e gabimeve të mia dhe jo si pasojë e vullnetit”, – mësohet të ketë thënë Basha.
Mbledhja ka nisur që në orën 18:00 dhe vijon edhe në këto momente.
Vlen të theksohet se përpara fushatës zgjedhore, z. Basha kishte premtuar se 30% e listës së deputetëve të PD do të përbëhej pikërisht nga aktivistë dhe përfaqësues të rinisë demokrate.
/CityNews
Ska gje edhe ata qe ju kane zevendesuar te rinj jane si psh Dule Mediu Ndoka