Ish- ministri i Jashtëm dhe i Bujqësisë i LSI: Kam qenë kovaç. Kur më telefonoi Meta, mendova se po talleshin shokët

11 Tetor 2017, 11:49Politika TEMA

Ish-ministri i LSI-së, një herë në krye të diplomacisë shqiptare e më pas tek Ministria e Bujqësisë rrëfen për herë të parë disa detaje të jetës së tij për të cilat s’kishte folur kurrë.

I ftuar në “Këndin e Ekselencës” në emisionin “Vila 24” në News 24, Edmond Panariti tregoi se profesioni i tij i parë kishte qenë kovaç.

Ai tha se kurrë nuk e kishte menduar që do të katapultohej në politikë dhe tregoi telefonatën e parë më ish-kreun e kësaj partie, Ilir Metën, tashmë President i vendit.

Kam qenë kovaç i kategorisë së katërt është një element i jetës sime që nuk e kam ndarë më parë me publikun.

Po ju shpegoj që kovaçana është një pjesë e një uzine ku bëhet farkëtimi i detaleve, edhe aty mund të bëhet karrierë, fillohet nga kategoria e 4 dhe shkon tek e 7-ta.

Aty i kam marrë leksionet e para nga jeta. E preka realitetin, njerëzit e thjeshtë, mësova shumë prej tyre, pas shumë vitesh përçapje mora të drejtën e studimit për Veterinari, edhe pse kisha kërkuar mjekësi”,- tha Panariti.

I pyetur nëse e kishte menduar të bëhej ndonjëherë ministër, Panariti u shpreh se “si veteriner nuk e kisha menduar se do bëhesha ministër Bujqësie, por që do më thërrisnin të isha ministër i Jashtëm kjo ka qenë surpriza më e madhe në jetën time”,– vijoi ai rrëfimin.

E duke treguar se si u bë pjesë e LSI-së, Panariti flet edhe për telefonatën e parë që i ka bërë Ilir Meta, e cila i është dukur si një shaka e stisur nga miqtë e tij.

“Kam pasur një ftesë personale nga Presidenti i vendit, Zoti Ilir Meta që në atë kohë kërkonte prurje të reja, më telefonoi vetë ai, isha në shtëpi.

Më tha jam Ilir Meta, unë e mora si shaka, se bënin miqtë e mi shaka të tilla.

Më pas e besova, më kërkoi miqësisht të pinim një kafe, e biseduam, me kërkoi të isha pjesë e LSI dhe unë që nga ajo ditë nuk jam penduar për këtë zgjedhje”,– shtoi Panarit.

16 komente në “Ish- ministri i Jashtëm dhe i Bujqësisë i LSI: Kam qenë kovaç. Kur më telefonoi Meta, mendova se po talleshin shokët”

  1. shqip says:

    ” Nuk jam penduar ” , thote kovaçi . Ndoshta !? Por ka diell , po mund te bjere edhe shi . Vetingu , po te kapi ta hapi . Po te zune ta vune .

    1. eno says:

      Ilir haleja i ka mbledh gjithe trafikantet, kovacet, e te korruptuarit si ai Nasir Naco qe e ka koken sa nje lope dhe ka krijuar partine e kovaceve e hajduteve.

  2. Jimi says:

    Qe te gjithe kuadrot politike e shtetror qe vijne prej Korce duket qe jane te kalitur sepse dalin nga kovacana! Edhe shoku Pilo Peristeri i kohes se xhaxhit nga kovacana erdhi deri sa kapi majat!? Po nje gje nuk e kuptoj! C’lidhje ka dipllomacia e Don Metes me kovacanen e Panaritit? Jetojme ne kohe moderne dhe shume gjera nuk i kuptojme!

  3. SKRAPIDARI says:

    ti nuk je penduar por populli po

  4. Fshatari nga Tushemishti says:

    Cjane keto dokrra qe na thua mor parazit i LSI-se.Gjithe kohen ke vegjetuar si veteriner “Specialist” ne Institute dinjitoze IKV dhe ISHP dhe me vone ne zyrat e OBSH -s .Ku eshte “kovaci” ketu?Leri keto dhe prit vetingun bashke me “reformen” ne bujqesi qe ke kryer………

  5. Bogonica says:

    Por kur ju telefonoi Iliri junuk ishit kovac ,por profesor ne Institutin Bujqesor(dhe per kete ju kam votuar edhe une),thuajeni dhe kete,sepse te pakten ju, nuk ju kane lezet skupet.Thujeni edhe kete se kur ju thirri ishte koha kur Iliri,kur ai ju shkeput PS-se dhe donte te kishte si pjese dhe nga bota akademike,nje nga te cilet ishit dhe ju.Te them te drejten, duke qene profesor ne Fakultetin e Veterinarise dhe duke qene me eksperience bujqesore,kur ju ngarkuan detyren e Ministrit te Bujqesise, mendova se do te benit dicka te mire per kete sektor.Te ta them cope z.Panariti,nuk bete asgje te hajrit per kete sektor jetik te vendit, perfshi dhe AKU-ne e perfolur se fundmi,vetem vegjetuat.Me pakta gje qe mund te them per ju, eshte se e late ate sektorte vazhdonte ne te rrukullimen qe kishte marre.Ne se qeveria nuk ju mbeshteti me fonde ne projektet e tua per bujqesine,sic peshperitet, duhet te kishit dhene doreheqjen e te dilnit para shqiptareve i lare, si specialit e patriot,por zgjodhet ti rrini ju roje te pushtetit te padronit tuaj.Ne se eshte e vertete ajo qe thuhet se nuk ju mbeshteten do te beje mire te prishje aleancen me Ilirin dhe me qeverine,mbase sot do kishje me pak para, por do mbeteshe profesor i nderuar.Ju a them cope, do mbaheni mend per mire me shume si Minister i Jashtem,sektori qe nuk kish tendera e para, se sa sa si Miinister Bujqesije.

  6. Peço says:

    Të gjithë ju të LSI-së jeni të drapër dhe çekanit. Ti qënke i çekanit. Hallall, je adapt për në ministrinë e jashtme dhe bujqësinë. Të rrojë LSI, Ilir Meta, Mona dhe shkollëshumi Vasili.

  7. niko says:

    …mor po ky vtingu qe kaq e keni ne zemer , fjasko ka per te dale eshte e njejta gje sikur po I ben kontrll vehtes , kjo duhet bere na te huajt jasht europes qe te merret sado pak e besueshme , vetng = vet =me nje rruajtje ne shqip. Kete ish e vlersoj per punet qe paska bere , se kemi Krieministrin pa punuar kurre e lere ma per sa e sa te tjere qeveritar kendej e andej partive .

  8. debatikasi i vogel says:

    E paske bere njesoj si Beqir Balluku, nga kovac u be pjesetar i njesitit guerril te Tiranes! Po, mire ai, se luftonte per lirine e vendit te tij! Po ti, per xhepat e tu dhe te floririt luftove?! Sepse bujqesise i nxorre uje te zi!! Turp!!

  9. shoku " Shpati " says:

    Kur do e marresh kategorine e 5-te mo ? Nuk na the ku ndiheshe ” njeri me vlera ” , prane kudhres apo ulur ne kolltukun e ministrit . Metes I ka ngel ora te shoku Pali …dhe shoqja Lenka .

  10. Liri says:

    Cfar uji I ke dhene gomarit? Keshtu e drejtove bujqesine a tu mbyllte..

  11. shqiptari nga Shqiperia says:

    O Panarit, o kovac i dikurshem , nuk ka asgje te komplikuar ne rastin tend . Nuk u cudit asnje me vendosjen tende si minister , ka dhe me keq …………………nga hajdut ordiner dhe nje politikan poshter dhe nje zvaranuk , ne president te republikes , po kete e kishe pare dhe degjuar ndonjehere ?????? edhe mua si puna jote mu duk se ben shaka shoket e mi kur ma thane ……….po jo , eshte nje realitet ………cte themi , do bejme durim , 5 vjet jane dhe do kalojne , thone qe 100 vitet e para jane te veshtira , pastaj regullohet cdo gje ………….

  12. Fiqo says:

    Bravo te qofte, ti e” shkrive” profesionin e kovacit per gjith keto vite, kovac ti, druvar ai qe te vuri, pune kovecesh kjo pune…..

  13. arnauti says:

    More po ti bravo te qifte , se paske punuar te pakten kovaç ( puna eshte nder) nuk paske qene si Ali Baba me dyzet ladro Ilir Meta, qe si ka thene njeri puna e mbare !!! Nga shkolla direkt me katapulte deputet e krieminister, hajdut , kusar e te tjera ku di une !! Ti paske tere ate karikulum ore tu befsha , sa nuk ka marre se bashku Meta me te shoqen , M. Kokemadhen .

  14. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI PANARITI PO ME KUJTON PILO PERISTERIN E PPSH.

  15. fieraku NGA ferrasi says:

    Keta te grupit te korces
    Kovaci,teneqexhiu, opingari
    Me kujtohet batuta e Met Beges
    Ndjese paste
    Ne dore te kujt kam ra?
    Keshtu ishte dhe ne kohen e xhaxhi
    Nga mjelse lopesh antare byroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje