Kartela mjekësore e Enver Hoxhës, me shumë gjasë, ka mbetur në duart e familjes së tij, pas vdekjes, në vitin 1985. Prof. Isuf Kalo, ish-mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, tregon se si ndiqej gjendja shëndetësore e udhëheqësve komunistë përpara viteve ’90 dhe në veçanti, ajo e numrit një të shtetit.
Kalo tregon se drejtuesit e lartë të shtetit trajtoheshin në një klinikë të posaçme, ku ruhej edhe dokumentacioni përkatës, por për Enver Hoxhën, u ngrit një miniinfermieri në ambientet e shtëpisë së tij. Në shërbim të Enver Hoxhës u vendos edhe një ekip me mjekët më të mirë shqiptarë, ndërsa zhvilloheshin konsulta edhe me mjekë të huaj, kinezë edhe francezë.
Pikërisht, në infermierinë e krijuar në vilën e diktatorit, ruhej edhe kartela e tij mjekësore, e cila dilte nga kasaforta vetëm me raste konsultash. Kalo tregon se si zhvilloheshin ato, si mbaheshin shënime dhe si trajtohej diagnoza e Enver Hoxhës, si një sekret i një shkalle shumë të lartë.
Kjo ishte një kërkesë e vetë Enver Hoxhës, ndërsa ishte Sulo Gradeci ai që kujdesej që ky sekret të ruhej. Kalo thotë se deri në ndërrimin e sistemeve, dokumentacioni shëndetësor i Enver Hoxhës dhe familjarëve të tij ndodhej brenda shtëpisë së tij, por nuk mund të thotë se cili është fati i tyre më pas.
Prof. Kalo, ju keni qenë mjek personal i Enver Hoxhës, si trajtohej shëndeti, jo vetëm i tij, por i gjithë udhëheqjes?
Për gjithë udhëheqjen, ku përfshiheshin anëtarët e Byrosë Politike, anëtarët e Qeverisë, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, të Frontit Demokratik, anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të Partisë, kishte një klinikë të posaçme, që quhej klinika speciale ose klinika e vogël, e cila ishte sipas modelit të Kremlinit për udhëheqësit sovjetikë. Kjo klinikë varej nga Ministria e Shëndetësisë dhe kuadri në të paguhej si gjithë mjekët e tjerë.
Çfarë shërbimesh ofronte kjo klinikë, përveç vizitave?
Aty bëheshin edhe ekzaminimet e tyre, ishte laboratori biokimik, kryhej elektrokardiogrami, radiografi. Ajo klinikë kishte edhe një aneks me 2-3 shtretër, për shtrim, kur ndonjë nga udhëheqësit kishte nevojë për t’u shtruar. Kishte edhe një sallë operacioni, ku kryheshin operacione, një kabinet dentar dhe një farmaci. Kjo ishte arkitektura e klinikës.
Po dokumentacioni përkatës, kartelat për secilin, a ruheshin në këtë klinikë?
Këta persona ndiqeshin dhe kishin kartelë të posaçme në këtë klinikë, bashkë me familjarët që bashkëjetonin me ta, që do të thoshte që kur dikush martohej dhe largohej nga familja, teorikisht, i hiqej edhe kartela, por kjo jo gjithmonë ndodhte. Kartelat e tyre ruheshin aty.
Kur u angazhuat si mjek i udhëheqjes?
Unë kam filluar të punoj aty qysh kur mbarova Fakultetin e Mjekësisë. Isha 22 vjeç dhe isha në dispozicion të të gjithë këtij kontingjenti. Më pas, në vitin 1971 filloi një trajtim disi më i veçantë për treshen kryesore, Enverin, Mehmetin dhe Hysniun, të cilëve iu caktua edhe një mjek personal, por vetëm teorikisht, pasi praktikisht, do ishe i të gjithëve. Megjithatë, për ta kishte një fokus më të veçantë. Unë ndiqja ata dhe familjarët që jetonin me ta. Kartelat e tyre kanë qenë në atë klinikë, të mbyllura në një kasafortë dhe që përdoreshin sa herë që ata vinin për vizitë, duke shtuar shënime nga ana e mjekëve.
Kur u caktuat mjek personal i Enver Hoxhës?
Në vitin 1973, unë u caktova mjek personal i Enver Hoxhës. Shumë shpejt pasi unë shkova atje, ai pësoi infarkt të miokardit. Kjo solli nevojën e një ndjekjeje shëndetësore më të afërt. Në atë kohë kartela e tij ishte në klinikën speciale si gjithë të tjerët, por meqë kërkohej një ndjekje e përditshme për të kaluar situatën akute, por edhe në vijim me problemet që shfaqeshin më tej, ajo kartelë u mor në shtëpi, ku u hap një dhomë infermierie. Kartela ruhej pikërisht në këtë infermieri.
Kush kishte akses në të?
Ajo dilte sa herë bëheshin shënime në të, sa herë unë bëja konsulta, apo më pas nga një ekip mjekësor që u krijua pranë tij. Ekipi mbante shënime veç gjatë diskutimeve që dilnin, por kartela bazë qëndronte gjithnjë brenda shtëpisë së Enverit, e me sa di, edhe kartela e Nexhmijes. Por, vetvetiu edhe e fëmijëve besoj. Kartela ishte sekret. Diagnozat e Enver Hoxhës dhe të gjithë udhëheqësve mbaheshin sekret. Quhej sekret shumë i rëndësishëm, madje edhe midis njëritjetrit. Aty ishin edhe elektrokardiogramet, radiografitë, ekzaminimet e tij, gjithçka që lidhej me shëndetin e tyre. Gjithçka është e shkruar në kartelë, ose siç ju thashë, në një bllok të posaçëm, që mbante ekipi mjekësor. Një protokoll, gjatë diskutimeve dhe propozimeve që bëheshin.
Pra, kartela mjekësore e Enver Hoxhës është në duart e familjarëve të tij?
Në kohën që janë bërë ndryshimet e sistemeve, kartela ka qenë në shtëpi. Nuk di të them nëse ajo mbeti në familje apo gjendet në arkiv. Enveri, vonë, pasi dolën problemet me Mehmet Shehun, është interesuar të dijë se ku është dokumentacioni i tij dhe nuk donte që të kishte akses në të as drejtori i Klinikës speciale dhe as ministri i Shëndetë- sisë. Kështu që në njëfarë mënyre, ajo është mbajtur gjithnjë sekret dhe ka qenë aty. Nuk e di se çfarë u bë më pas me dokumentacionin në fjalë, kartelën, operacionet, skemën e mjekimit. Ishte edhe një infermiere që mbante po ashtu shënime për mjekimin. Puna ka qenë e mbyllur, por për Enverin është bërë autopsi dhe rezultati ka qenë shumë koherent me diagnozën tonë. Dhe gjendja klinike e shkaku i vdekjes është shënuar me hollësi në raportin mjekësor që ne lëshuam si ekip mjekësor, ditën e vdekjes dhe që u botua në gazetën “Zëri i Popullit”.
Kush e realizoi autopsinë?
I gjithë ekipi ynë asistoi në autopsi. Autopsinë e kreu anatomopatologu më i mirë që ne kishim, prof. Pëllumb Bitri. E ndoqëm me shumë interes autopsinë. E kam çmuar që Nexhmija si familjare e lejoi këtë gjë, sepse kryerja e autopsisë është në dëshirën e familjarëve. Ajo u tregua mendjehapur dhe transparente. Rezultatit të autopsisë i janë bashkangjitur të gjitha diagnozat. Pavarësisht se gjatë gjalljes së tij, për gjendjen shëndetësore të Enverit nuk ka pasur asnjë transparencë publike, pasi ishte e ndaluar, kur ai vdiq, transparenca qe e plotë. Raporti iu bë i njohur popullatës. Të mbajturit e fshehtë gjendja shëndetësore, qe në disavantazh për ne, sepse njerëzit nuk ishin të përgatitur dhe besonin që “Enver Hoxha do të jetojë sa malet”.
Ju thatë që përveç shënimeve në kartelë, mbaheshin shënime edhe më vete, çfarë ndodhi me këtë material të shkruar nga ju?

Edhe ky material u dorëzua atje. Enver Hoxha ruhej fizikisht nga një grup i madh rojesh, me në krye Sulo Gradecin. Ky i fundit kishte si detyrë të siguronte edhe sekretësinë. Ne nuk lejoheshim të mbanim shënime apo ditarë për Enver Hoxhën, se quhej sekret, por në ekipin tonë mjekësor ne vendosëm praktikën e protokollit, të cilin e mbante njëri prej mjekëve.
Aty mbaheshin shënime çfarë thoshte secili prej nesh për një situatë të caktuar dhe qëndrimin që duhej mbajtur dhe shumë herë zgjidhjet ishin disa, por secila kishte avantazh dhe disavantazh dhe duhej të binim në konsensus që çdo medikament që shtonim, të ishte i miratuar nga të gjithë. Kjo ma vështirësonte punën mua si mjek personal i tij, por edhe më qetësonte, sepse evitohej subjektiviteti. Nuk ka qenë vetëm një bllok. Ngjarjet rrodhën shumë shpejt dhe nuk mësova gjë më tej. Kur ndodhën ndryshimet, unë u gjenda jashtë shtetit. Pas vdekjes së Enverit, unë kisha kaluar pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Kam qenë me studentët kur nisi lëvizja studentore dhe në atë kohë familja Hoxha i shkëputi marrëdhëniet me mua si mjek. Aty ka pasur një infermiere, Drita Domi, e cila i ka pasur kartelat, por se kush i mori blloqet me shënime dore, nuk e di. Nuk kemi bërë regjistrime me diktofon, sepse kjo ka qenë e ndaluar.
Ishin të vëzhguara konsultat tuaja?
Gjatë diskutimeve tona ndodhte shpesh që të vinte edhe Sulo Gradeci, çka unë nuk e quaja normale, pasi pavarë- sisht nga detyra që kishte, ai ishte ushtarak dhe nuk mund të kuptonte gjithmonë propozimet apo kundërshtimet që bëheshin, argumentet mjekësore. Kjo krijonte një lloj tensioni, pasi ndiheshe i survejuar nga njerëz të Sigurimit, në një kohë që duhej të ishim të përqendruar tek ana mjekësore.
Ekzistonte frika se mos debateve tuaja ai mund t’u jepte ngjyrime politike?
Nëse propozoje një medikament dhe dikush do thoshte që ky shkakton këtë fenomen anësor apo komplikacion, ai mund t’i interpretonte si rrezik. Por mjekësia është menaxhim i rrezikut, do rrezikosh diçka për të fituar diçka më shumë. Është e ditur që çdo medikament ka një efekt anësor, por këto jo gjithmonë parashikohen, mjafton që qëllimi të jetë i mirë. Por prej “frikës” se dikush mund ta interpretojë këtë qëllimisht, futesh menjëherë në psikologjinë e vetëruajtjes. Pavarësisht nga qëllimi jo i keq i Sulos, unë e kisha biseduar edhe me Ylli Popën këtë gjë, madje edhe Fejzi Hoxhën, që ishte kryesori, pasi krijonte një lloj kompleksi. Por kjo rrezikon të mos bësh atë më të mirën e mundshme.
Cilët ishin mjekët që përbënin ekipin që ndiqte shëndetin e Enver Hoxhës?
Fillimisht, ekipi ishte më i vogël: Fejzi Hoxha, Ylli Popa, Nikolla Çobani, Petrit Gaçe, më vonë u shtua Ahmet Kamberi, Sabit Brokaj dhe Hajro Shyti. Ishte një ekip i gatishmërisë. Ai kishte një mjek që e ndiqte 24 orë, një mjek kardiolog sidomos, i cili e shoqëronte edhe në zyrë.
Unë pata kënaqësinë të kisha prej tij lejen të lëvizja dhe të vazhdoja kontaktet e mia profesionale në spital, pa qenë i mbërthyer, por për këtë duhej të ishte patjetër dikush tjetër që ta shoqëronte.
Por duhet t’ju them se të gjithë ishin njerëz të besuar. Petrit Gaçe ishte anëtar i Komitetit Qendror, deputet, anëtar i Presidiumit të Kuvendit popullor, ishte “Hero i Punës Socialiste”, Fejzi Hoxha ishte deputet në 7 legjislatura, anëtar i Akademisë, Ylli Popa, akademik, deputet, më pas kryetar i grupit parlamentar, Ahmeti dhe Sabiti u bënë më pas ministra të Shëndetësisë, ndërsa unë vazhdova rrugëtimin tim personal. Nuk mora poste dhe kur vdiq Enver Hoxha, unë kërkova të kthehesha në spital pranë të sëmurëve dhe studentëve.
Përveç mjekëve shqiptarë, a konsultoheshit edhe me mjekë të huaj?
Kur Enveri pësoi infarkt, ka bashkëpunuar me ne edhe një ekip kinez, pavarësisht se marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë, siç u mësua më vonë, nuk ishin ato që dinte publiku dhe për situatën shëndetësore të Enverit ka pasur dijeni prof. Paul Milliez në Francë, i cili na ka ndihmuar në konsultat tona për të sqaruar situata të reja që shfaqeshin, por pa e vizituar ai asnjëherë Enverin, si mjek i tij. Ai ka qenë konsulent në parim, ose që na rekomandonte ekspertë që mund të konsultonim dyshimet tona për diagnoza të ndryshme.(panorama)
SA HERE TE VIJ NJE BREZI I RI AQ HER DO TE DEGJOJME FJALET E LIDERVE CFAR KANE BERE TEK VETJA E TYRE ,NDONJE GJE TE BUKUR NUK FLISNI VETEM PER GJERAT QE KANE BERE ATO VITEVE E TE SHKUAR ..MEGJITHATE KUJTIMET JANE KUJTIME
a na dul edhe ky dedident a?!
Pafytyresia jote eshte e frikshme . Nga te gjithe njerezit qe kane punuar rreth e perqark Enverit ti ke qene me i ndyri. Fytyra jote ishte si e nje nazisti. Per Sulon mos fol se duhet te vije turp. Hahhahhahahaha ti doje te ktheheshe te studentet, ti qe cdo muaj fluturoje jashte vendit…. Turp te kesh, mosmirenjohes…
O MALOK ti nuk din as me shkrujt mendo pastaj te vleresosh njerezit. Ai nuk po del desident por tregon ate qe ka bere gjate kohes kur ishte mjek personal i Enver Hoxhes. Isuf Kalo ka qene dhe mbetet nje nga ikonat e mjekesise Shqiptare.
Ka sherbyer per shume vjet ne Organizaten Nderkombetare te Shendetesise ne Kopenhagen. Dhe keto merita i ka vetem me pune dhe perkushtim ndaj mjekesise.
Enveri mendoi se ishte i pavdekshem. Mori ne qafe shume shqiptare, nder te tjera, nga megallomania, narsicismi, dritshkurtesia, inteligjenca e kufizuar per te menduar ne menyre strategjike….. Rezulati perfundimtar i vepres se Enverit dhe atyre qe e rrethuan eshte – nje Shqiperi e rrenuar me nje brez te tromatizuar. Pasoja me e keqe, qe edhe sot e kesaj dite i vuajme, eshte krijimi i nje gjenerate (‘njeriut te ri socialist’) te servilizmit, karrierizmit, frikes, arrogances, vjedhjes….shembujt tipik jane Salih Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Genc Pollo, Genc Ruli, Tritan Shehu, Edi Rama…..
Mark! Qenke injorant.
Saliun, Ilirin, Fatosin, etj. i edukoi Enveri, s’kane faj! Po edhe Enveri s’ka faj. Ç’te bente ai?
Çfare e edukoi Zogu beri, asgje me shume! Po edhe Zogu, ç’faj kishte, s’ia bente dot fjalen dysh baba sulltanit qe e rriti dhe e edukoi. Se mos sulltani kishte faj….
Rrofsh shoku Kalo, nuk na zë gjumi për jetën dhe vuajtjet e të paharruarit shokut Enver. Shumë mirë bënë që na i sqaron me detaje përpjekjet tuaja për shëndetin e tij dhe gjithë byroistëve, si për shëmbull shëndetin e udhëheqësve të partisë dhe popullit, shoqes Lenka, shokut Pali, shokut Muho, shokut Rita, e gjithë udhëheqësve të tjerë…
Mua babai dhe nëna që më kishin bërë kokën më vdiqën, nuk e mbaj mënd datën e tyre si të lindjes dhe vdekjes, por të shokut të paharrueshëm Enver nuk kam si të mos i mbaj mënd, çfarë komunisti do të isha unë atëherë po të mos i njihja këto vuajtje të shokut Enver, për të cilat ju zoti Kalo keni shpenzuar tërë energjitë tuaja rinore dhe shkencore? Vetëm për një gjë nuk më vjen mirë, interpretimi jo i drejtë nga ana juaj, i kujdesit dhe dashamirësisë që ka treguar shoku Sulo Gradeci për punën tuaj. Ju duhet ta keni të qartë, si një individ i qytetëruar, se mardhëniet në atë ambient ku jetonte dhe punonte shoku i lavdishëm dhe i paharruar Enver ishin të ngërthyera dhe mbarsura me një dashuri dhe besim reciprok të veçant. Vet prania e shokut Sulo e bënë të qartë këtë. Ndaj them, që këtë aspekt, i mbarsur me dashuri të pakufishme, ju në këtë intervistë duhej ta kishit theksuar më me forcë, thjeshtë për kënaqësinë tonë.
Dhe në fund për ta mbyllur ashtu siç e lyp nevoja, na rruafsh trapin për gjithçka thua.
o malok, Ku e pe “dedidecen” ti .?Tjetri po rrefen korekt si profesionist ato qe ka jetur e qe di
pa u mburur e pa share .MIRE DO ISHTE TE RREFEJ ME SHUME NGA ATO QE KA PARE …
E more Cufe. Mbas vdekjes se Enverit, thua qe spranova te marr detyra te tjera, por shkova prane studenteve.D.m.th, se ti pranove qe te behesh agjent i CIA-s per te ngritur studentet kunder Enverit. Surrat majmun je, i pabese.
Ku jane ata shkerdhata socialiste qe akuzonin Berishen se gjoja ai ishte doktori i Enver Kriminelit? Po tani a do ta e pranoni se Berisha nuk ka pas qene asnjehere doktori I Satrapit Enver? Turp te keni thahethemexhinj,intrigante e njerez te shpifur antishqiptar.Akuzat e tuaja kunder Berishe ehte kulture Enveriste dhe aspak kulture shqiptare.
.entar ai ishte vetem f » le porteur de pisse » sic e ka shkruar aq bukur shqiptarofrancezi cizya zyke ,dmth shurr bartesi i enverit…
O Menkar asnje nuk ka thene qe ka qene mjek i Enverit po i Hysni Kapos,servili qe i vente prapa si lango cunave te Enverit po eshte thene.
Per te gjithe komentuesit Enver Hoxha ishte burre shteti , ai e njihte mire ose shume mire popullin Shqiptar cfare ai ka bere per Shqiperine ishte ta ruante shtetin nga heqja e brekeve si nje komb. E shikoni te sotshem Shqiptaret e moderuar qe vijne me makina luksi ne Shqiperi dhe nuk ndalojne ne vija te bardha kembesoresh kjo eshte fillimi i demonkracise Albaneze. A ka pasur ne kohen e Enver Hoxhes vetvrasje apo te vriste djali babain me sopate apo burri gruan. A ka pasur ne kohe te Enverit problema qesharake qe i keputuri nuk operohet se nuk ka para per buke e jo per doktor. Vrasje ne cdo vend te Shqiperise prostitucion ne cdo vend apo Motohotel. Korrupsion ne qeveri . Shqiperia vend i Kokaines dhe i Hashishit , gjakmarrje vrasje per prona udheheqisit shqiptare shesin detin. A kemi te drejte ne qe e urrenim Enver Hoxhen dikur te themi se e kemi pasur gabim se ai merritonte te jetonte 100 vjet me shume per Shqiperi dhe Shqiptare kudo qe jetojne !!
I bashkangjitem komentit tend. Ke shume te drejte.
Oooh. Cfare rrena te bukura po na kurdis ky! Keshtu ku do me na bindur se Prof. Milliez kur nuk e paska pare Enverin… Po e ka pa e mire o Zoteri se ndoshta tek mjeket shqiptare jepen konsulta pa pare pacientin ,po jo tek mjeket e Frances sepse eshte nje gje qe Urdheri i mjekeve denon,po edhe ligji denon….pra doktor behuni pak ma njeri…
Edhe sa per diagnozet e Enverit,po t’i tregojne edhe pse nuk e kam pare kartelen tend : diabete me komplikime vaskular,ophtalmologjike e renale. Komplikacion qe sollen »shkrirjen » e enverit jo vetem fizike po edhe psykike.
Aq shume sa mbas 73 shit nuk ishte me ne gjendje pas infartit e tij edhe demtimet ne tru,me vendos vete e me fiqiru . Atehere kartelat u morren ne dore qe askkush mos te mesoje se nuk qeveriste me Enveri ,po Nexhmija me boshniakun e saj..
Ishit ju qe i derguat prof Milliezit ate veper filigrami me argjent ,qe profesori e kishte ne hyrje te shtepise se tij ne Pariz? Kam harruar sa qindra kg argjent edhe pse profesori na e tregonte cdo here qe studentet e tij i kishte myzafir.
Shoku Sulo gradeci i jepte besim shokut Enver.Shoku Enver ishte njeshi,;shoku Sulo ishte ai qe rri pas njeshit,deri sa te vije dyshi.
Ky tipi gjithemone behet renacak qe nuk ju beson as vte ato qe thote.Nuk ka qene asnje dite mjek i EH sepse aty kishte profesore si F.Hoxha Ylli popa dhe nuk i binte rralla ketij .Kete e kishin per te cuar ndonje analize shure dhe gjaku ne spital asgje me shume dhe te kujdesej per familjen kur e zinte ndonje grip.Sa i takon studentave ky nuki ka dhene asnje ore mesim ,nuk di ndonje student (mjek) te thote me ka mesuar Cufe kalo .I bej thirje mjekeve qe me te vertete kane qene tek EH ,si Ahmet Kamberi ,Sabit Brokaj ,Hajro shyti ta marin ne telefon dhe ti thone ca llafe.Nga ana tjeter cjane keta gazrtare qe botojne keto intervista pa i verifikuar ne burime te tjera….
Per familje e tij, t’ju tregojme kur Pramvera erdhi ne Pariz ,
Enverit, ti Ruani Topat sepse ishte UDHËHEQËS ME TOPE dhe jo TOPE UDHËHEQËS si këta lanxhot e sotëm. Këta debilat e sotëm katandisën një Shtet që ska as 3 milion banorë si Shqipëria, të ketë 9 MINORITETE , Greqia me 11 milion banorë ska asnjë minoritet, TURQIA akoma më shumë banorë pa MINORITETE Shqipëria me Dy Milion e Gjysmë banorë ka 9 MINORITETE. Po Shqiptarë a ka në Shqipëri ????? JA KËTA JANË TOPAT E POLITIKËS SONË.
PRANDAJ LËRENI ENVER HOXHËN TË QETË SE AI KISHTE BOLE NDËRSA KËTA SOT JANË BOLE.
Me vjen keq, por ti s’di as te shkruash shqip, jo me te japesh mendime.
Sqarim komentueseve anonim dhe lexueseve te tjere ,
Po e bej sqarimin hapur sepse shkrimet anonime nuk jane ne perputhje me parimet dhe praktiken time cka ne fakt nuk i kam perdorur as ahtere kur ato shin ne mode dhe ne moral
Material i me siperm eshte botuar pa e pare e pa miratimin time ne pergjegejsi te gazetares dhe redaksise se saj qe e kane vleresur ate ne menyrete njeaneshme me interes publik
Informacioni qe ajo me kerkoi ne telefon ishte specifikisht per dokumentacionin , e semundjeve dhe menyren e kujdesit mjekesor ndaj Enver Hoxhes dhe udheheqeseve te larte te asaj kohe, Konkretisht per ruajtjen dhe vendndodhjen aktuale te tij.Pyetja e saj lidhej me nje shkrim te botuar se fundi nga Aurel Plasari me titull lte perafert “te semuret qe na udheheqin”Mund ti pergjigjesha shkurt ” Dokumentacion ka patur por nuk di ku eshte” Sepse kjo eshte e verteta. Me gjithate interesimi i saj me gjere si gazetare per funksionimin e klinikes s e udheheqeseve dhe menyren e dokumentimit te kujdesjeve qe u ofroheshin atyre te cilat jane mbajtur dikur sekret e konsiderova te pakuptimte te mbahej ende i till i fshehte . Cvendosja nga disa komentues , e fokusit jashte ketij konteksti te Enveri ,diagnozat e bemat e tij , te Sulua e te une si person si gjoja disedent apo me ofeza pa sens eshte e trishte dhe padyshim tregues i nje niveli kulturor dhe edukate qytetare te vajtushem Kjo me ben tju kujtoj komentuese keqintepretues nje thenie te Bashkim Shehut “Nese mendjen e keni te autori dhe jo te ato qe jane shkruar beni gabim qe lexoni”
Si doktor ; Kur lajthiti Enveri,vetem per ti trguar ndonje perralle mund ti jesh dashur.
Tani na je kthyer e na i tregon me zell edhe ne popullit !
Stani i enverit ate bylmet prodhonte, shellire e ati djathi ke qene mor zotni
Te vetmin rival per mbajtjen e celesit te kasafortes se urines dhe feces ke pasur Sulon!
Mjeku i vertete qe paguante Nexhmija ishte Dr.Paul Milliez MD, PhD
Ju te tjeret ishit te gjithe si konet e oborrit per te lepire nga nje kocke,per
te bere ndonje rruge jasht shtetit.
Eshte e pa mundur te gjykohen njerezit per raportet me sistemin e kaluar ku urdherat dhe deshirat e diktatorit apo levave te tij ishin te pa diskutueshme. Fakti qe gruaja e diktatorit nuk I simpatizonte djemte e pashem perreth bashkeshortit shpegon pse z.Kalo nuk eci ne karieren politike.Z.Kalo e ka studiuar pacientin ne pozicone te ndryshme d.m.th te xhveshur etj .Do te Ishte nje surprize e kendshme tashme qe Kalo ka nje eksperience te pasur ne se ai nuk do te nguronte te tregoj pa pasur kompleks,akoma duke kapercyer vetveten se sa hormenet femerore te Hoxhes ishin me te shumta nga ato mashkullore si dhe ndikimin e kesaj ane te erret ne sjelljen paranoike te diktatorit…
O Isuf , o miku i Sali Berishës , o mjeku personal i shokut Enver !
Po ç’dreqin ke që kruhesh , pse na hap barkun me nostalgjitë e tua për Bllokun ?!
Ti , mjek personal I Enverit e Saliu mjek personal I Hysniut , që atëhere e lidhët miqësinë , ju besnikët e Partisë ?!
Isuf !
Intelegjenca mesatare e shqipëtarëve , qëndron më lart se intelegjenca jote dhe e Saliut . Pa qenë hipokrit , dallkauk e skuth , më një fjalë , pa qenë maskara , nuk qëndroje dot gjatë pranë tyre !
O Isuf , more Isuf , mblidhe veten , të lutem mos na provoko . Se në Bllok , për ty fliteshin edhe ca gjëra morale të karakterit Rasputin . A të kujtohen bëmat e rusit Rasputin ?!
Fecia e enverit