Dy të rinj u vranë pasditen e së mërkurës në Lushnjë në një atentat të mirëpërgatitur dhe një i tretë është plagosur rëndë.
Viktimat janë Zaimir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, ndërsa pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, është në gjendje kritike për jetën.
Viktimat raportohet se janë miq të Aldo Bares, ish-kreut të “Bandës së Lushnjes”.
Po ashtu lëndime të lehta ka marrë edhe një 66-vjeçar me inicialet B.T.
Dy shënjestrat e atentatit po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre çdo ditë ne lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Çeleve.
Nga hyrja e qytetit ka ardhur mjeti ku ndodhej një person me maskë dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka qëlluar me breshëri duke i vrarë në vend dy të rinjtë. Më pas automjeti është larguar për në perëndim të qytetit ndërsa policia ka nisur kërkimin e autorit.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se gjithçka ishte e përgatitur dhe nuk bëhej fjalë për një ngjarje të momentit.
Lushnja, qyteti që ka vuajtur shumë nga luftërat e bandave të 1997-s, kishte kohë pa parë një ngjarje të këtij lloji.
Vendi ku ndodhi vrasja është shumë pranë komisariatit të policisë.
Sapo janë dëgjuar krismat në vendin e ngjarjes mbërritën policët që rrethuan zonën.
Viktimat janë identifikuar shpejt ndërsa janë marre në pyetje dëshmitarët e ngjarjes.
Ndërkohë që një makinë, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Eh, Lushnja e trimave!
Trimeria,po ty nga te kemi?…..Te cojme polic atje….se do na mbrosh e do edukosh….!!!!Si thua a pranon? Kam nje mik une….dhe e rregullojme……se njerez si ti….duhen ne Lushnje…..Ju fut friken…..
Pune korrakesh
Gopi gynaikas tënde bithekir alvane
as me vdek s’te lejne
Ky eshte kapitalizmi alla berishian.
Fajin e ka Saliu.Kaq mjafton.
shume mire, shuhuni sa me shpejte o rrace qelbur
Ca thoni aman. Ju i merrni njerzit per budallenj. Miq te Aldo Bares!!!! Ca miq leshi?! Ata jane nga 20 vjec e Aldo bare ka 10 vjet qe eshte arrestuar.
Perralla
Gjynah shume te rinj. O Zot ku po shkojme.