Vojo Kushi qesëndis Ramën dhe Bashën

11 Tetor 2017, 18:20Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Plot 75 vjet më parë në një nga rrugicat e Tiranës vdiq një nga themeluesit e Qarkut komunist të Tiranës. Vojo Kushi, i rrethuar nga fashistët italianë do të vdiste në mënyrë heroike, bashkë me shokët e tij Xhoxhi Martini dhe Sadik Stavaleci. Një dëshmitar okular i atyre ditëve, Sali Shijaku, asokohe 10-vjeçar, e ka përshkruar në mënyrën më artistike të mundshme vdekjen e tij, duke e përjetësuar shumë më tepër sesa çdo kujtim. Për të nuk pati dje asnjë aktivitet ose më mirë u kujtuan shumë pak. I etiketuar si komunist, pavarësisht idealit të tij, mënyrës sesi vdiq dhe faktit që nuk ishte pjesë e katrahurës që ndodhi në Shqipëri pas vitit 1944 dhe akoma më shumë pas viteve ’90, ai mbart mbi vete si gjithë syreshët si ai jo vetëm komunistë, anatemën e atyre që luftuan për Shqipërinë.

Mungesa e idealit në vend, zbehja e parimit bazë se sakrifica para atdheut është sublime, e rendja e turpshme për pikë populiste e ktheu dhe aktivitetin e ekzekutimit të opozitarëve në parlament në një përplasje verbale të politikanëve. Edhe më 10 tetor, në ditën përkujtimore u shpërndanë akuza dhe kundërakuza, porse politikanë asfare se gjetën momentin të afroheshin, ashtu si bëjnë në raste kur duhet të vendosin për sinorët e tyre në politikë.

Dhe, s’është më çudi kjo, ashtu si nuk përbën më asnjë habi sesi dy partitë e mëdha shqiptare, drejtuar prej Edi Ramës dhe Sali Berisha/Lulzim Bashës e gjejnë fjalën për gjithçka që lidhet me zgjatjen e pushtetit të tyre. E gjetën më 2008, e gjetën më 2017 dhe do e gjejnë sërish në të ardhmen, por është çudi sesi nuk kuptohen që para imazhit të heronjve sublimë të ulin kokën. E kjo e përsërisim nuk ndodhi për shkak të kinse mërive qesharake, që në fakt janë thjesht një përpjekje për t’i përdhosur heronjtë dhe modelet kombëtare.

Askush nuk e merr dot me mënd sesi do të silleshin deputetët e ekzekutuar nëse Shqipëria do ta lejonte opozitarizmin, ashtu si askush nuk e di sesi do të sillej Vojo Kushi me pushtetin komunist nëse do ishte gjallë. Por, një gjë dihet saktë se deri në ditë-vdekjen e tyre, ata treguan dinjitet dhe u munduan të ndezin një dritë në qerthullin tonë të errët. Kurse ne jemi sjellë sërish si paganë duke e shfrytëzuar ditën e tyre për të nxjerrë në pah vrundujt e komplekseve tona ndaj atyre që sakrifikuan. Dhe, kujtimit të deputetëve të ndjerë por edhe Vojo Kushit, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të sodisë dhe të qesëndisë, këta politikanë që këtij vendi i kanë marrë gjithçka duke i dhënë në kthim vuajtje, ikje nga Shqipëria dhe bjerrje morale të pafund. (Javanews)

17 komente në “Vojo Kushi qesëndis Ramën dhe Bashën”

  1. Bizelbub says:

    Lavdi deshmoreve .

    1. Akil says:

      I nderuar z Andoni, jam shume dakort per respektimin e deshmoreve qofshin ata dhe komuniste por meqe ke vendosur te shkruash per kete teme do te kujtoja qe ka me dhjetra mijera shqiptare te martirizuar ne luftra kunder serbeve,grekeve, turqve e malazezeve per te cilet nuk kujtohet askush. Ka ardhur momenti te kuptojme qe LANC (edhe ajo pjese qe nuk beri vella vrasje) nuk eshte e vetmja fabrike deshmoresh ne kete vend. Madje nga “fabrikat” e deshmoreve eshte me e ndotura nga ato qe ndodhen gjate dhe pas luftes. Mendoj se Vojo Kushi ka marre jo pak respekt e vemendje. Ka rruge e shkolla me emrin e tij. Mbase eshte koha te merremi me ata qe nuk ua dime as emrat.

      1. antifashisti says:

        Merru,kush te ndaloi?
        Por ti dhe rraca jote e qelbur nuk e keni ketu hallin,por se si te perdhosni vlerat madheshtore te Luftes Antifashiste!
        Kete kurre nuk do ta arrini dot,o kerma,se jeni aq pak sa do ju shtypim si krimbat e tokes!

        1. fllad says:

          Bravoooooooooooooo!!!!!!!!!!!!!

      2. fllad says:

        Po nuk u a di emrat me per cfare do merresh o merhum. Po tjeter kund e ke hallin more rrufjan i vogel ha ha ha e djhe bufi e kupton se je pinjoll i ballistev

    2. Arber says:

      ….per Vojislav Kushiçin!?!?!?!?

  2. Haka Tekizoti says:

    Shkrim me ndjenjë atdhetarie. Po veshët e atyre që u drejtohet janë mbyllur nga dylli prodhuar nga shplarja prej çdo gjëje të mbarë.

  3. xhelo says:

    Ata s’cajne koken per Skernderbeun e jo me per Vojo Kushin.Tenja ka hyre brenda.

  4. Lelo says:

    Ne shqiperi nuk ka politikane por ka mafjoze te veshur me pushtet keta jane halabaker te majte dhe te djathte pa perjashtim. Prandaje mos u merzisni kot.kta nuk njohin histori njohin vetem llogarine ne bank.

  5. Saranda says:

    mos prisni te respektohen te renet e LANCL ,(sepse keshtu na do europa,) ky eshte mendimi dhe bindja e kryeministrit,a nuk u acarua rama se pse nuk hapen negociatat,aq sa nuk ua tha troc se ne beme edhe bunkartin e shtepine e gjethes, dhe ju prape nuk po i hapni ato te shketa negociata , pra ne nuk po ndertojme shtet por kanoce per pushtet e lavdi.

  6. Azio says:

    Cfardo te bejne kriminelet,hajdutet,vrasesit,mafjozet Sali Berisha,Lul Basha e soji i qelbur i tyre,per te perdhosur deshmore dhe herojt tane,ata nuk do t’ja arrine kurre.
    Deshmoret e erojt e shqiperise jane yje te kuq e te shnditeshem ne qiellin e lirise.
    Tashme kete e dine i madh e i vogel ne vendin tone.Brezat e rinj kurre nuk e hartojne sakrificen qe ata bene per brezat tashem dhe te ardheshem te Shqiperie
    Te lumte per shkimin tend Ben Andoni.

  7. Alban says:

    Ua shkrimi i Benit ky? I njejti Ben/Baftjari qe akuzonte Shqiptaret se kane vrare hebrenjte e s’i kane ndihmuar. I njejti Ben qe i bente lavde serbeve ( te panumerta jane traplliqet qe shkruante kundra Kosoves) e grekve e shante shqiptaret. A s’ishte ky Baftjari qe i ngrinte ne qiell greket per emigrantet, a thua se ata shqiptar te greqise skane pasur vet histori diskrimimi, rrahje, arrestime arbitrare, poshterime publike, fushatash tersisht raciste e ksnefobe nga qeveria dhe institutionet greke, po do vinte ky Baftjari te na tregonte se sa te mire jane greket. E ashtu neper te harronte te permendte se si dhe sot refugjatet fatkeqe qe per hir te se vertetes ju rrasen Greqise nga BE, keqtrajtohen e femije perdoren per qellime te perversve grek, nderkohe qe fondet per ta vidhen nga qafederrat qe kane vene ne pushtet. Dhe tani po flasim per Vojo Kushin! Cudi!

  8. andonledhi says:

    Akoma me Vojo Kushin dhe historine e sajuar nga Enver Hoxha. …”Ne nje nga rrugicat e Tiranes, ra heroikisht Vojo Kushi”…. Te njejtat shabllone dhe shtampa historike si te Enver Hoxhes. Po pse nuk kerkohet pak me thelle: Kush i shte Vojo Kushi(Vojisllav)?? Nga vinte, cila eshte jeta e tije?? Po thjesht “RA HEROIKISHT PER LIRINE E ATDHEUT”. Kjo eshte propogande, jo histori.
    Pastaj pse nuk hetohet “si rane kurthin e armikut”. Dhe jo vetem Vojo po edhe te tjere si Qemal Stafa? Po si nuk ra njehere ne perpjekje me armikun Enveri, po gjithmone te tjeret.
    O pika e Ben Andonit sa gazetar, me fal gazek…r i zoti qe eshte. I ziu njeri ku i ka mbetur ora.

  9. VFLP says:

    Bravo Ben! Lavdi Vojo Kushit dhe Deshmoreve te Atdheut!

    1. KOZi says:

      Me i sakte nje cike — Lavdi Deshmoreve te Pavaresise, Lavdi Deshmoreve ne lufte kunder grekeve gjer sot. Lavdi Deshmoreve ne lufte kunder Serbo–Malazezve ne rrethim te Shkodres ne 1912, ne lufterat e Dibres ne vite vecan ne 1920,ne lufterat per Kosoven, ne luften e Koplikut ne 1920, dhe gjer tek Deshmoret e UCK. Lavdi Deshmoreve ne Luften e Vlores ne 1920.Lavdi Deshmoreve ne Luften e Pare Boterore, Lavdi Deshmoreve te 7 Prillit 1939, Lavdi Deshmoreve te Luftes se Dyte Boterore ———-Cdo vend Europian ka nje date perkujtimore qe kujton gjithe Deshmoret keshtu si i kam pasqyruar me siper – pyetje ,,Cila eshte ne Shqiperi kjo date perkujtimore gjitheperfshirese >???> tung

      1. fllad says:

        I ziu t,i akoma nuk e paske mesuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje