Çfarë do të ndodhë sot në Kuvend? Priten debate të nxehta për Komisionin e Reformës Zgjedhore

12 Tetor 2017, 08:43Politika TEMA

Ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të diskutohet sot në Parlament.

Ky projektvendim i bë shkak i tensioneve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e javës së kaluar.

Opozita ishte përgatitur për ta debatuar por mazhoranca e shtyu me një javë debatin.

Seanca e javës së kaluar u ndërpre disa herë pasi deputetet e opozitës bllokuan foltoren pasi kërkonin që debati dhe diskutimi për këtë pr/vendim të bëhej atë ditë.

Por, bllokimi i foltores bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca kreun e PD Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje