Sistemi mazhoritar? PD në zgjedhjet e 25 qershorit do të merrte vetëm 31 mandate deputeti

12 Tetor 2017, 08:45Politika TEMA

Nëse zgjedhjet e këtij viti do të ishin zhvilluar me një sistem mazhoritar, ashtu sikundër kërkon Lulzim Basha tashmë, Partia Demokratike do të merrte vetëm 31 mandate.

Eduard Zaloshnja deklaroi në Top Story se nuk e kuptonte këmbënguljen e kryetarit të PD-së për t’u rikthyer tek ky sistem.

“Kur i mungojnë 250 mijë vota dhe sipas përllogaritjeve me numrin e votave të marrë në 2017, Partia Socialiste do të merrte dy të tretat në Parlament, ndërsa PD do të merrte 31 deputetë”, deklaroi Zaloshnja.

Ergys Mërtiri tha se nuk mund të bëhet përllogaritja për shkak të rregullave të tjera të garës, ndërsa Nard Ndoka deklaroi se kjo mund të stepte “të fortët”, megjithëse shtoi se vetë partitë kanë prirje që të përzgjedhin kandidatë që janë në gjendje të “blejnë votat”.

1 komente në “Sistemi mazhoritar? PD në zgjedhjet e 25 qershorit do të merrte vetëm 31 mandate deputeti”

  1. Adi Tirane says:

    Zaloshnja nuk e ka konceptin e sistemit mazhoritar, pasi ne sistem mazhoritar fiton me teper vota kandidati sesa partia. Ne nje sistem te tille aftesia e kryetareve do te ishte te zgjidhnin kandidatin e duhur per zonen e duhur per perfaqesim. Mjafton shembulli i Tom Doshit per ta vertetuar ne nje zone ku nuk ka marre ndonjehere vota PSD-ja fitoi bindshem nen siglen e kesaj partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje