Ka nisur seanca e sotme parlamentare me debat të fortë midis kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi.
Basha i kërkoi kryetarit Ruçi të zbatojë rregulloren e parlamentit ose ndryshe edhe kjo seancë do të degjenerojë si ajo e kaluara kur u përjashtua nga kryetari i parlamentit për “pushtim të foltores”.
“Nga absurd në qesharak dhe tragjik, të votojë pro ose kundër kur rregullorja përcakton rregullat e funksionimit. Detyra jote është të zbatosh jo ta hamendësosh rregulloren me kartonat e nje shumice të verber, kjo është fatkeqësi e madhe per vendin, është dhe problemi i Shqipërisë. Ti nuk mund ta ndryshosh rregulloren nuk e ke këtë pushtet, zbato rregulloren mos i ve kazmen punimeve të kuvendit.
Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar, por po te them zbato rregulloren mos i vër kazmën parlamentit. Rregullorja ka parashikime me mënyrën se si futen ligjet. Nuk je ti me shumicën e kartonave të vendosë, ka një rregullore.
Nuk mund të zëvëndësosh institucionet me karton. Nuk dua që kjo seancë të degjenerojë si seancën e kaluar, dua ti vë pre një përpjekje për devijim të cështjeve të aktualitetit, ke detyrim të mbledhësh këshillin e rregullores nqs je i paqartë”, tha Lulzim Basha.
Detyra e kesaj bande ,me banditet e Saliut, eshte : Te sabotoje cdo
te enjte dhe te shkaktoje rremuje e zallamahi ne Parlament duke
sajuar alibi nga me surrealistet . Kjo bande mafioze me ne krye Vici-
dolasin ka degraduar per komplet.